Portofoli i të nxënit, qasje bashkëkohore

Portofoli i të nxënit është një qasje bashkëkohore që bazohet në kriteret e cilësisë dhe dokumenton kontributin e nxënësve në veprimtari mësimore të orientuara nga kompetenca:

• mbështet zbatimin e kurrikulës së bazuar në kompetenca;

• krijon qëndrueshmëri në procesin e realizimit të saj; 

• ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në garantimin e cilësisë së zbatimit të kurrikulës dhe të arritjes së të nxënit. 

Karakteristikat e portofolit të të nxënit: 

• reflekton rezultatet e identifikuara të nxënësit bazuar në pritshmëritë e RN (rezultateve të të nxënit) të kurrikulës; 

• përqendrohet në përvojat e të nxënit të nxënësve të bazuara në performancë, si dhe në përvetësimin e kompetencave kyç (njohurive, aftësive dhe qëndrimeve); 

• përmban shembuj të punës që shtrihet gjatë gjithë vitit shkollor dhe jo në disa ditë të shkëputura të vitit; 

• përmban produkte të punëve të nxënësve që përfaqësojnë një shumëllojshmëri rezultatesh për t’u vlerësuar; 

• përmban një shumëllojshmëri të modeleve të punës dhe vlerësime të kësaj pune nga vetë nxënësit, shokët, mësuesit e tjerë, prindërit etj. 

Mësuesi/ja në procesin e planifikimit, të realizimit dhe të reflektimit/vlerësimit mban parasysh përmbushjen nga nxënësit të të gjitha kompetencave kyç dhe atyre të fushës. 

Kjo është arsyeja e rëndësisë që merr portofoli si një mjet për të dokumentuar, treguar, krahasuar dhe vlerësuar mbërritjen te qëllimi i artikuluar në kurrikul.

Portofoli është pasqyrim i mësimdhënies së bazuar në dëshmi.

• Mësimdhënia dhe të nxënit, të vështruar nëpërmjet portofolit, ndihmojnë për eksplorimin dhe zhvillimin e qasjeve për një mësim efektiv. 

• Nëpërmjet portofolit pasqyrohen dhe dokumentohen qasjet e mësimit të bazuar në kompetenca/performancën e nxënësit. 

• Në thelbin e tij portofoli me dokumentacionin që e përbën, argumenton përgjegjësitë e mësuesit në lidhje me mësimdhënien dhe të nxënit. 

Qysh në fillim të tremujorit ose hap pas hapi mësuesi/ja u jep nxënësve të klasës detyrat, të cilat ata duhet të përmbushin përgjatë atij tremujori për pasurimin e portofolit të tyre. 

Mësuesi/ja mund t’i përdorë të dhënat e portofolit për qëllime të ndryshme specifike, duke përfshirë: 

• nxitjen e të mësuarit të vetëdrejtuar; 

• krijimin e një panorame të qartë të asaj që është mësuar nga nxënësi;

• nxitjen e të nxënit për të nxënë; 

• demonstrimin e përparimit të nxënësit duke u bazuar në rezultatet e identifikuara; 

• nxitjen e mendësisë së vetëvlerësimit te nxënësit; 

• ballafaqimin e dokumentuar të performancës së nxënësve me njëri-tjetrin dhe nxitjen e krijimtarisë; 

• përfshirjen e prindërve në procesin e të nxënit. 

Për të realizuar vlerësimin e portofolit mund të ndiqen disa mënyra si më poshtë. 

• Nxënësit mund të paraqesin të gjithë portofolin ose pjesë të tij. 

• Në disa raste nxënësit mbrojnë punën e tyre. 

• Në raste të tjera, nxënësit i shfaqin punimet e portofolit të tyre në formë ekspozite. 

• Në raste të tjera nxënësit zhvillojnë një pjesë të portofolit të tyre duke reflektuar interesat individuale akademike apo të karrierës. 

Gjatë orës së portofolit mësuesi/ja është e lirë të zgjedhë mënyrën më efikase për t’u dhënë nxënësve mundësinë e prezantimit të portofolit të tyre. Kështu mund të bëhet dhe një alternim mënyrash vlerësimi pasi vetëm një orë nuk mjafton për t’i paraqitur punët e të gjithë nxënësve të klasës.

Për vlerësimin e portofolit mund të përdoret tabela e mëposhtme:

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Vlerësimi me Kompetenca

Next Article

Mësuesi s’është prindi i nxënësit, as dado, as profet, por modeli i së ardhmes!

Related Posts