Portali i mësuesit, lista e kandidatëve për profilin Gjuhë Italiane dhe Gjuhë Greke

Në linkun e mëposhtëm do të gjeni të publikuar listën e kandidatëve, të cilët do të bëhen pjesë e Portalit “Mësues për Shqipërinë” 2020, për profilin Gjuhë Italiane dhe Gjuhë Greke. Krahas secilit emër, do të gjeni edhe orarin e zhvillimit të testimeve.

Në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe në vijim të masave parandaluese të përhapjes së tij, gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në testim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë rregullat e mëposhtme:

1. Të paraqitet pranë QSHA-së i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike;

2. Të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5 – 2 metër me kandidatët e tjerë;

3. Të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifikimit;

4. Të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të testimit;

5. Të mos ketë me vete celularë, çanta dhe sende të tjera personale, të panevojshme në zhvillimin e testimit. 

Lista e kandidatëve Portal Gjuhë Italiane 

Lista e kandidatëve Portal Gjuhë Greke  

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Nuk dua ta mbaj më sekret: Unë kam përjetuar bullizëm!

Next Article

Koncepti bashkëkohor didaktik i trekëndëshit mësimdhënës-nxënës-prind karshi mësimit në distancë dhe online

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427