Makfirete Zuka shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në fshatin Pozheran, komuna e Vitisë! Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, në fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit, gjithashtu edhe gradimin Master e përfundoi në këtë Fakultet. Tashmë aktivitetet e saj të mësimdhënies për 11 vite i ushtron në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Bafti Haxhiu” , si dhe është trajniere e futbollit për vajza në komunën e Vitisë.
Rastësitë e gabuara
Jo gjithmonë, hasim rastësisht!
Në moment dhe kohë të qëlluar!
Sidomos në kohë të sodit…
Pa interes, ske gjë në DUAR!!!
Pata Fatin të takoj,
Njerëz të armës dhe të Penës!
Por tradhëtia dhe interesi…
I lëshuan rrugën të pabesit!
Të thon po, e të del Jo!
Mos u çudit, shumë prej rrethit!
Pos familjes tënde të ngushtë,
Askush tjetër, s’të ka për qejfi.
Nëse mendon, që ke shumë miq!
Lutu, që mos të vjen puna…
Gjithçka tjetër mund të iu thuash,
Pos miqësi dhe rend të URUAR!
Edhe qajnë për Interes…
Bëhen të butë sikur sfungjeri
Por për brenda vetës se Tyre…
Janë vet djalli, që shihet nPasqyre!!!
Poezi me SHKAS!
Interesi në rend të parë!
Për ma të mirën Nanë!
Akoma me fatin, jam e hidhëruar!
Nuk pres që koha të më bindë…
T’mësohem me faktin, që ma nuk je!
Nuk do të vijë, asnjëherë kjo ditë.
Sa shumë mall, kam për ty Nanë!!!
Vite me radhë tani po shkojnë,
Asgjë tjetër në këtë botë,
Mungesën tënde se zëvendëson.
Pse moj Nanë, Na mësove kështu!
Asgjë me shije më nuk provojmë…
Të gjithë të heshtur, por vazhdojmë…
Gjithçka është ndryshe, kur Ti mungon!
Për gjithçka, Ti Na mësove,
Se si duhet të ia dalim mbanë!
Por mungesën që e le në ikje…
Këtë nuk n’a e the, sa ishe gjallë!
Në mesin tonë, ti Nanë nuk je,
Për të prek, e për të ra në prehër…
Por gjithçka që N’a mundon,
Të Lutemi Ty Nanë, për të n’a mbrojtë!
Kur n’a mësove se si duhet ecur,
Pse nuk n’a i the këto sakrifica!
Se Jeta duhet prap të vazhdojë…
Por gjithmonë me Zerma të thyera!
Nuk ka asgjë më të fortë se njeriu!
Shumë më herët këtë e kanë thanë…
Po dhemb shpirti oj nana ime…
Unë, Ty, që s’të kam më pranë.
Në çdo mëngjes, që fillon dita,
Drejtoj lutjet, unë Nanë për Ty,
Ndoshta një ditë më mundësohet,
Të jemi së bashku, Unë dhe TI!
Në katër vjetorin e shkuarjes në Amshmim!
Prehu e qetë Nana Jonë!
Do n’a mungosh gjithmonë!
Fryma e rryma
Kur diçka na ecën mbarë,
Rrymës leht i bëjmë ballë
Por kur gjërat vështirësohen
Edhe fryma na ndalohet…
Shpesh ndalojmë dhe së menduari
Kur e kuptojmë që do vie fundi
Fund të lumtur askush nuk pret…
Kur e dijmë që FUNDI VRET!
Ndalo të lutem dhe mendo,
Me kokë të rëndë ti mos vepro!
Mendo drejt, se kush je ti…
Mbaje frymën, e mos u shfryyy
Leht me thënë, e vështirë me e mbajtë
Mendo mirë se rryma t’bartë….
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.