Poezi “Nënë Tereza”

Hemalda Hysko ka krijuar një poezi, dedikuar figurës së Nënë Terezës, me po të njejtin titull. Kjo poezi, merr akoma më tepër vlera, nëse i referohemi vendit që Nënë Tereza zë në zemrat e shqiptarëve.

Nënë Tereza

Nënë Terezë emrin e ke

Por për ne një tjetër je.

Ti je Gonxhe Bojaxhiu,

Që si ylli vetëtiu.

Anë e mbanë nëpër botë

Të drejtonte ty një Zot

E mbaje Biblën në duar

Ecje, flisje, pa përtuar.

Për të mjerë e të meckosur

Të pangrënë, e të kanosur

Ua vije duart në kokë

Dhimbjen t’ua lehtësoje

Nga mjerimi t’i shpëtoje.

Ti ishe e mirë dhe e urtë

U rrite, u plake, atje në Kalkutë

Me mirësitë që ke bërë

Të donte një botë e tërë. 

Hemalda Hysko

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Si t'ia dalim kur duhet të ndryshojmë shkollën në mes të vitit?

Next Article

Përkushtimi i mësueses nga Peja ndaj personave me sindromën Down është për t’u marrë shembull!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427