Poezi “Brigjeve të zemrës”

Nxënësja e talentuar e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Zhaklin Saliasi, ka krijuar një poezi, sa të thellë, aq edhe të ndjerë, ku simbolet dhe metaforat ndërthuren këndshëm.

Brigjeve të zemrës

Do kërkoja një pafundësi te ty

Një ndjenjë të vetme dashurie

Fjetur në mendime

Si një ëndërrz fëmijërie.

Ndonëse faji më ka pëshpëritur në vesh

Dua të të them: më fal!

Heshtur sot të krijoj një peizazh 

Kujtim i vetëm mbet në ditar.

Do e ndiej kur kohë të më ikë

E di, do vyshkem si trëndafili i parë

Natës së brengosur,

do t’i vijë një lajmërim

dhe si një dre i plagosur

nuk do kem më shpëtim.

Kur rubini im i zemrës të thyhet më dysh,

Shpresoj që të shikosh se në një copë kristali je dhe ti aty.

Do të të kërkoja një pafundësi

Një pafundësi përjetësie

Dhe përjetësinë ta kisha

Do thurja një kitarë dashurie

Por, krahët bardhoshe më këputen

Nuk do kem më fuqi

Shpresoj ta kuptosh

Se edhe dielli i parë nuk do shndrijë më,

si tani. 

Zhaklin Saliasi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Shahini: Mësuesit do të punojnë nga shtëpia apo nga shkolla dhe do të krijojnë klasa virtuale në rrjete sociale

Next Article

Shpallen rezultatet paraprake të vlerësimit të dosjeve të aplikantëve për portalin “Mësues për Shqipërinë”

Related Posts