“Pluhur i shkumësit”, poezi nga ish mësuesi Lumo Kolleshi

“Pluhur i shkumësit” është poezia e cila mbart gjithë nostalgjinë dhe dashurinë që ka shënjuar mësimdhënien e Lumo Kolleshit, ish mësuesit të gjimnazit publik “Sami Frashëri” në Përmet. Ai jeton tashmë në Milano, por malli që ka për profesionin e ushtruar këtu i përkthehet në vargje e mesazhe të bukura.

 Pluhur i shkumësit

Tani që pluhuri i shkumësit m’u bë borë,

Tani që nuk dëgjohet zilja, cicërimat,

Tani që këmbët s’më bindën për në shkollë,

Në zemër më shkarkohen gjithë  vetëtimat.

Tani që nxënësit i kam larg

E më përgjigjen veç në ëndërr,

Ëndrrave u them të rrinë dhe pak,

Po zogjtë më herët i nisin këngët.

Dhe mbetëm prapë në shtigje malli,

Të ndrijë një diell, të dalë një hënë,

Të fryjë një fllad pranvere te ditari,

Pak borë shkumësi ta marr me mëngë.

Kam mall të pres një tufë me lule,

Siç e kam pritur për çdo shtatë mars…

Tani u them bletëve mbi to të ulen,

Nektarin ta çojnë te brezat që le pas.

Nga Lumo Kolleshi, ish mësues në gjimnazin publik Sami Frashëri, Përmet 

©Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Maturantja Sinoida Shkambi: Gjëja më e bukur ishte se unë u bëra nxënësja e mësuese Djanës

Next Article

Msc.Iriana Papamihali: Domosdoshmëri kultivimi i vlerësimit të traditës dhe i kulturës sonë kombëtare në shkolla!

Related Posts