Planifikimi i portofolit të të nxënit, letërsi klasa XI

Dr. Ermira Ymeraj nga gjimnazi “Jordan Misja” në Shkodër sjell një shembull se si mund të bëhet planifikimi i portofolit të të nxënit në lëndën letërsi, klasa XI

                            Elementë të planifikimit të portofolit

Rubrikat

Kompetencat

Përmbajtja

Rezultatet e të nxënit për secilën detyrë

Vlerësimi

RUBRIKAT E PORTOFOLIT

Projekt propozim: Shkodra, ky vend ku ende plagët e gjakmarrjes janë aty.

1. “E risjell këtë plagë për të zbutur vetminë në një botë në ndryshim e sipër.

2. DETYRË: “Romantizmi Europian.

Përfaqësuesit. Risitë. Unë mësova…

3. Ese krahasuese: “Natyra e njeriut është një trajtë e përbashkët karakteri. Sa ndryshojnë Esmeralda dhe Kuazimodo të portretizuar në libër me portretin e njeriut sot”.

KOMPETENCAT KYÇE

1. Kompetenca e Komunikimit dhe të shprehurit:

a – Nxënësi shprehet përmes prezantimit të materialit. 

b – Lexon, flet dhe interpreton rrjedhshëm duke respektuar rregullat e drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit të gjuhës shqipe.

2. Kompetenca e të menduarit: 

a – Krahason burimet e ndryshme për realizimin e detyrave.

b – Reflekton mbi detyrat e veta, krahasuar me ato te shokëve.

3. Kompetenca e të nxënit: 

a – Demonstron aftësi me shkrim dhe lexim.

b – Aftësohet në përmbushjen e detyrave të caktuara. 

c – Paraqet ide personale duke i shërbyer temës.

4. Kompetenca për veten, sipërmarrjen dhe mjedisin:

a – Harton një detyrë individuale dhe organizon mendimet. 

b – Merr pjesë dhe organizon punën në grup. 

c – Aftësohet në sipërmarrjen e detyrave komplekse.

5. Kompetenca personale:

a – Analizon përparësitë dhe dobësitë e detyrave te veta.

b – Demonstron para të tjerëve detyrat e veta duke shpalosur edhe përceptimet personale per to.

6. Kompetenca qytetare: 

a – Paraqet qytetari, pranon mendimin ndryshe kur diskutohet në grup. 

b – Është tolerant/e dhe tregon respekt për bashkëbiseduesin në diskutime të ndryshme.

7. Kompetenca digjitale:

a – Përdor mjetet digjitale për të realizuar detyrat.

REZULTATET E TË NXËNIT – PROJEKTI

1. Identifikoni personazhe që përjetojnë këtë plagë dhe i vendosni përballë realitetit tuaj. 

2. Përshkruani disa prej këtyre rasteve.

3. Shpjegoni rolin dhe qëllimin tuaj në zbutjen e fenomenit me video mesazh, fletëpalosje, album, ese përshkruese, argumentuese, intervistat.

4. Analizoni mënyrën sesi ndryshon ose zhvillohet fati i një fëmije në ngujim.

5. Reflektoni mbi rëndësinë e këtij fenomeni në format e juaja origjinale, përmes pikturës, artit, muzikës.

REZULTATET E TË NXËNIT- DETYRA – Romantizmi Evropian

1. Evidenton përfaqësuesit e Romantizmit.

2. Demonstron njohje të kontekstit historik.

3. Analizon karakteristikat e Romatizmit në kontekstin letrar.

4. Reflekton mbi personazhet, mesazhet, mjedisin, gjinitë letrare të Romantizmit.

REZULTATET E TË NXËNIT – ESE

1. Organizon mirë mendimet dhe idetë.

2. Shkruan qartë, me një stil vetjak dhe në mënyrë logjike.

3. Zbaton me saktësi rregullat gramatikore.

4. Analizon zhvillimin e personazhit.

5. Shpreh dhe argumenton pëlqimin e tij ose jo për personazhet.

Dr. Ermira Ymeraj, “Jordan Misja”, Shkodër

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Takohemi për një çaj dhe për një libër

Next Article

Drejtoresha e QSHA, Rezana Vrapi: Provimet për licencën fillojnë më datë 21 tetor

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427