Kjo orë mësimore është përgatitur ARBEN TOPALLI mësues në shkollën 9-vjeçare “Nënshat” Hajmel, në lëndën e gjuhës shqipe, mbi dy tema dhe me situatën e të nxënit: Stina që ju pëlqen më shumë…
Planifikimi i orës mësimore 90 minuta
Fusha: Gjuha dhe komunikimi
Lënda: Gjuhë shqipe
Shkalla: III
Klasa: VI
TEMA 1: Tomi dhe Haku marrin një ftesë (ora e parë)
TEMA 2: Tomi dhe Haku marrin një ftesë (ora e dytë)
SITUATA E TË NXËNIT: Stina që ju pëlqen më shumë.
REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE KYÇE:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit,
2. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin,
3. Kompetenca personale.
REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE TË FUSHËS:
ORA E PARË
– shpreh ndjenjat dhe përjetimet e tij pas leximit të tekstit;
– u përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes së tekstit;
– ritregon brendinë e pjesës duke dhënë shembuj dhe ilustrime nga teksti;
ORA E DYTË
– analizon sjelljen dhe karakterin e Tomit;
– tregon se çfarë i pëlqen te personazhet dhe ç’i lidh ata me jetën dhe natyrën e tij;
– veçon cilësitë e Tomit, Hakut dhe të teze Polit;
– analizon disa tipare të gjuhës dhe stilit të autorit.
FJALËT KYÇE I
– Tomi
– Haku
– ftesë
– aventura
– pranvera
– ethet e pranverës.
FJALËT KYÇE II
– Tomi, Haku
– Teze Poli
– gëzim
– hare
BURIMET MËSIMORE: teksti mësimor, dërrasa e zezë, shkumësa me ngjyra, fletore etj.
LIDHJA ME FUSHAT E TJERA: ARTE (TEATËR)
METODA DHE TEKNIKA: Bashkëbisedim, punë në grupe, rrjeti i diskutimit, stuhi mendimi etj.
ZHVILLIMI I MËSIMIT
Organizimi i orës së mësimit (45min)
-Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme:
Stuhi mendimi
U kërkoj nxënësve të thonë çfarë dinë lidhur me stinën e pranverës.
– Cila është stina që ju pëlqen më shumë? Pse?
– Pse ju pëlqen pranvera?
– Si është natyra në pranverë?
– Çfarë vishni gjatë stinës së pranverës?
– Si ndiheni gjatë kësaj stine?
– Dini ndonjë poezi që i kushtohet kësaj stine?
Ndërtimi i njohurive të reja
Prezantimi i temës së re
Prezantoj titullin e temës së re dhe autorin. Flitet shkurtimisht për jetën dhe veprën e autorit. Gjithashtu, theksoj se ky libër lexohet anembanë botës dhe se pëlqehet nga fëmijët. Këto informacione i shkruaj në tabelë. Leximi i fragmentit në libër Nxënësit lexojnë në zinxhir tekstin dhe respektojnë rrjedhshmërinë në lexim. U kërkoj atyre që të nënvizojnë fjalët dhe shprehjet e reja dhe të panjohura për ta.
Nxjerrja e fjalëve të reja dhe shpjegimi i tyre: ethet e pranverës, solemne, ikte me të katra, fjalë të papjekura mirënjohës, rrinim hundë e buzë, shtiresh, pishman, vërtis, xhevap etj.
– Drejtoj pyetje rreth përmbajtjes
– Ku zhvillohet ngjarja?
-Cilat canë personazhet dhe çfarë dëshirojnë ato?
– Çfarë ndiejnë dy shokët në prag të pranverës?
– Çfarë dëshironin të bënin Tomi dhe Haku?
– Në ç’mënyrë u erdhi atyre rasti që dëshironin?
– Pse Tomi u tregua i përmbajtur para një ftese të tillë?
– Si reagoi teze Poli ndaj Tomit?
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve
– Ndjesitë dhe përshtypjet rreth pjesës
– A ju pëlqeu kjo pjesë?
– Çfarë ju pëlqeu më shumë?
– A kishit gjëra të përbashkëta me dy personazhet e pjesës?
– A do të donit të lexonit më shumë nga ky libër?
Organizimi i orës së mësimit (ora e dytë) 45 min
Ndërtimi i njohurive të reja: Punë në grupe
GRUPI I: Shkruani në fletore cilësitë e Tomit dhe të të teze Polit duke u mbështetur në fjalët që ato thonë.
Tomi | Teze Poli |
---|---|
p.sh. i zgjuar e dinak. (fragment nga teksti) |
GRUPI II:.Bëni krahasimin e dy personazheve Tomi dhe Haku, duke sjellë shembuj nga teksti.
Tomi | Haku |
---|---|
I përmbajtur | I papërmbajtur |
Punojmë rubrikën: “Të vlerësojmë dhe të interpretojmë tekstin”.
Shpjegoni me fjalët tuaja këto shprehje: bridhte ku i tekej= s’i zinin këmbët dhe
Rrinte hundë e buzë=vari turinjtë.
Mbeti shtang=me gisht në gojë
VLERËSIMI I NXËNËSVE: Vlerësoj nxënësit që aktivizohen gjatë procesit mësimor për: leximin artistik të pjesës, shpjegimin e fjalëve të panjohura, nxjerrjen e mesazhit, kuptimin e përmbajtjes së tregimit, analizën e personazheve, diskutimin në grup etj.
DETYRË SHTËPIE: Shkruaj një tregim të shkurtër me temë “Erdhi pranvera” dhe pasqyroje edhe me vizatim.
Arben Topalli
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.