Planifikimi i një ore mësimi në lëndën e Gjeografisë

Mënyra e planifikimit të një ore mësimi në lëndën e gjeografisë në klasën e 10-të shkëputur nga libri i mësuesit i përgatitur nga Shtëpia Botuese Albas. Për më tepër klikoni në albas.al

Fusha: Proceset natyrore dhe shoqërore

Lënda: Gjeografi fizike

Shkalla: 5

Klasa: 10

Tematika: Sistemi Diellor

Situata e të nxënit: Çfarë i mbanë të vendosur kaq në rregull planetët e Sistemit Diellor, pa rënë në sipërfaqen e Diellit?

Tema mësimore: Planetët

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç

Nxënësi/ja:

·        veçon llojet e planetëve dhe i komenton me moshatarët e tij;

·        përdor krahasimin dhe kontrastin për të dalluar veçoritë e planetëve;

·        diskuton në grup për atmosferën e planetëve;

·        analizon, vlerëson dhe menaxhon informacionin e marrë elektronikisht.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore

Nxënësi/ja:

·        përshkruan përbërjen dhe objektet e Sistemit Diellor;

·        analizon planetët e këtij sistemi;

·        krahason planetët.

Fjalë kyç: Planet, satelit, kometa, asteroid, gravitet, planetë shkëmborë, planetë të gaztë e të akullt.

Burimet: teksti, harta e sistemit diellor.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: TIK, Gjuhët dhe komunikimi, Fizikë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:

Hapi I. Njohja paraprake me temën (Stuhi mendimesh)

Hapi II. Ndërtimi i njohurive të reja (Grupe ekspertësh)

Hapi III. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (Turi i galerisë)

Organizimi i orës së mësimit

I. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (Stuhi mendimesh).

Motivimi i nxënësve: mësuesi/ja përdor situatën në fillim të mësimit dhe hartën e Sistemit Diellor.

I pyet nxënësit:

‒ Çfarë i mban të vendosur kaq në rregull planetët, pa rënë në sipërfaqen e Diellit?

Përgjigjet e nxënësve i shkruan në dërrasën e zezë.

‒ Planetët, sikurseToka, kryejnë 2 rrotullime: rreth vetes dhe rreth Diellit.

‒ Dielli ka forcë gravitacionale të madhe, që i detyron planetët të rrotullohen rreth tij.

‒ Nga ana tjetër, edhe planetët kanë forcë gravitacionale, por më të vogël se Dielli.

‒ Planetët zotërojnë inercinë (lëvizje) që në formimin e tyre dhe kjo nuk i lejon ata të bien në sipërfaqen e diellit, por të rrotullohen rreth tij.

II. Ndërtimi i njohurive të reja (Grupe ekspertësh).

Mësuesi krijon 4 grupe ekspertësh. Grupet e ekspertëve studiojnë zbulimet që kanë bërë anijet kozmike të lëshuara në hapësirë.

Grupi i parë i ekspertëve: studion përbërjen e planetëve (bërthama dhe shtresa e jashtme)

Grupi i dytë i ekspertëve: studion largësinë nga Dielli dhe kohëzgjatjen e rrotullimit rreth Diellit.

Grupi i tretë i ekspertëve: përbërjen e atmosferës së planetëve dhe përmasat.

Grupi i katërt i ekspertëve: analizon pse ndodhin të gjitha këto fenomene te planetët.

Grupet e ekspertëve dalin në përfundime sipas klasifikimit në plane të shkëmborë dhe planetë të gaztë dhe të akullt.

Përforcim: ndryshimin e temperaturave në sipërfaqen e Mërkurit e shkakton jo vetëm mungesa e  atmosferës, por edhe koha e ekspozimit ndaj diellit, që është e madhe për shkak të kohëzgjatjes së rrotullimit.

Efektin serë në planetin e Afërditës e shkakton prania e madhe e dyoksidit të karbonit.

Jupiteri çliron energji më shumë sesa merr nga Dielli për shkak të largësisë nga Dielli.

a. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (metoda) Diagrami i Venit.

Bazuar në studimet e bëra, nxënësit sistemojnë ngjashmëritë dhe dallimet midis planetëve shkëmborë dhe të gaztë.

Vlerësimi

Nxënësi vlerësohet për punën individuale dhe atë të bashkëpunimit në grup (për dëgjimin, interpretimin, menaxhimin e emocioneve, bashkëveprimin, ndarjen e përvojës, mendimit dhe analizimin e menaxhimin të informacionit të marrë elektronikisht).

Detyrat dhe puna e pavarur bazuar në materialet e marra nga interneti, si anijet kozmike Viking 1 dhe Viking 2, Venera u zbuluan fakte interesante me ndihmën e instrumenteve të radarëve, të filmimeve në sipërfaqet e planetëve.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Albas fitoi tre çmime gjatë vitit 2016

Next Article

Ushqimet që mbrojnë fëmijët nga virozat e stinës

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427