Planifikimi ditor bazuar në kompetenca

Më poshtë ju do të lexoni se si mund të organizoni planifikimin ditor me 7 hapa duke u bazuar në 7 kompetenca. Ky material është punuar nga mësuese Valbona Imeraj.

1-      Fokuso çӫshtjen kryesore rreth sӫ cilӫs do tӫ formulohet rezultati i tӫ nxӫnit.

Mësuesi i bën pyetje vetes: Çfarë do të hulumtojnë , zbulojnë, apo studiojnë nxënësit gjatë orës së mësimit?  P.sh.: emrin, erën, komunikimin e ideve, ngjarjet historike, përgjegjësinë për komunitetet, etj.  Përcakto fjalën kyçe!

2-      Përcakto rezultatin e të nxënit.

P.sh. Nxënës rezultati i punës suaj sot do të jetë; një shkrim që ka si qëllim komunikimin e idetëve tuaja tek të tjerët nëpërmjet fjalëve.

Shpjegimi se si dhe pse ngjarjet historike janë interpretuar në mënyra të ndryshme; vlerësimi i shkallës në të cilën ju ndiheni përgjegjës për komunitetet në të cilat bëni pjesë (shkollë, pallat, lagje etj.)

3-      Përzgjidh metodologjinë e përshtatshme.

Krijo situatën e të nxënit. Vetëm nga metodologjia e Teorisë Konstruktiviste.

Metodat e Teorisë Konstruktiviste: Hulumtim, zgjidhje problemore, veprimtaria e ndërsjellë mbështetur në modelin e ekspertit: të nxënët bashkëveprues; të nxënët duke shërbyer (projektet e shërbimit në komunitet, përdorimi i TIK-ut.

4-      Harto strategjinë duke përzgjedhur teknikat (veprimtaritë e të nxënit) që do të të çojnë drejt rezultatit të të nxënit.

DDM, REBUS, grupet e ekspertëve, pyetja sjell pyetjen, kërkim hulumtim, imagjinata e drejtuar, diskutim për njohuritë paraprake, Mbajtja e strukturuar e shënimeve, harta e konceptit, rishikim në dyshe, rrjeti i diskutimit, lapsat në mes, mendo, krijo dyshe, diskuto etj.

5-      Emërto kompetencat kyçe dhe ato të fushës që do të zhvillohen nëpërmjet situatës të së nxënit dhe arritjes së rezultatit të të nxënit.

Shtatë kompetencat kyçe:

Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit

Kompetenca e të menduarit

Kompetenca e të mësuarit për të nxënë

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin

Kompetenca personale

Kompetenca qytetare

Kompetenca digjitale

6-      Zgjidh mjetet e nevojshme për të realizuar orën e mësimit.

7-      Përcakto kriteret e vlerësimit.

P.sh. Ka një hyrje me deklarim të qartë të idesë ose pozicionit, zhvillimin me argumente, mbylljen mbështetëse. Nëse mungojnë të tre komponentët nxënësi merr 0 pikë, Nësa ka hyrje të qartë dhe zhvillim pa një mbyllje mbështetëse nxënësi merr 1 pikë. Nëse janë të tre elementët e strukturës nxënësi vlerësohet me 2 pikë.

…Dhe mos harro!

Mësuesit e mirë janë ata të cilët bëjnë që, nxënës të zakonshëm të ëndërrojnë të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme!

(Nga Valbona Imeraj, mësuese e klasës së dytë, shkolla “Dëshmorët e lirisë”)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Trajnimi për nxënësit me AK, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Next Article

Plani vjetor i drejtuesit të rrjetit

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427