Planifikimi 3-mujor, gjuhë shqipe XI

Materiali i detajuar për lëndën gjuhë shqipe XI është hartuar sipas nismës “Tri lëndë në gjashtë orë” nga profesori Arjan Frashëri dhe është shpërndarë si model në rrjetin profesional të gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Planifikimi 3 – mujor ( janar – mars 2018 )

Fusha: gjuhët dhe komunikimi

Lënda: gjuhë shqipe XI

Mësuesi i lëndës: Arjan Frashëri

Rezultatet kryesore të të nxënit, sipas kompetencave kyçe që realizohen nëpërmjet lëndës së gjuhës shqipe gjatë shkallës së pestë.

1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit

Nxënësi komunikon në mënyrë efektive.

Nxënësi: 

– shprehet, përmes një forme komunikimi, për një temë të caktuar në një material (prezantim) prej 200 fjalësh dhe veçon çështjet kryesore të ngritura në atë material; 

– diskuton në grup, në mënyrë konstruktive, në kohëzgjatje jo më shumë se 10 minuta, duke dhënë dhe duke marrë informacion për një temë të caktuar nga fushat e të nxënit ose nga jeta e përditshme; 

– lexon rrjedhshëm një tekst të përbërë prej 3- 5 paragrafëve, u përgjigjet pyetjeve të shtruara për llojin e tekstit dhe stilet e të shkruarit, tregon qëllimin dhe lidhjen ndërmjet përmbajtjes së paragrafëve; 

– përdor drejt strukturën dhe rregullat e drejtshkrimit të gjuhës në kontekste dhe forma të ndryshme të shkrimit, si: ese, email (postë elektronike), letër formale dhe joformale etj.; 

– shkruan një tekst për një temë nga jeta e përditshme, me 3-5 paragrafë, duke respektuar strukturën, drejtshkrimin dhe elementet e tjera, pastaj e prezanton para të tjerëve me shqiptim të drejtë; 

– prezanton një projekt artistik, humanitar, eksperimentues etj.) nga fusha të ndryshme mësimore, të hartuar individualisht dhe në grup, për një temë të caktuar, duke përdorur në mënyrë efektive, teknologjinë e informacionit dhe teknologji të tjera; 

– përdor TIK-un në mënyrë efektive gjatë komunikimit dhe ndërveprimit me të tjerët në jetën e përditshme, duke përfshirë edhe të nxënit e informacioneve të reja dhe kryerjen e detyrave shkollore.

2. Kompetenca e të menduarit 

Nxënësi mendon në mënyrë krijuese.

Nxënësi: 

– prezanton, në forma të ndryshme të të shprehurit, mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informatave për fusha të ndryshme mësimore apo për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse (p.sh.: temë nga shkenca, nga kultura, nga arti, nga sporti, nga shëndetësia, nga shoqëria, nga mjedisi etj.); 

– krahason, të paktën, tri burime të ndryshme të informacionit për trajtimin e temës së njëjtë, argumenton saktësinë e rrethanat, gjen ngjashmëritë dhe dallimet, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara më parë, i prezanton gjetjet kryesore para të tjerëve në forma të ndryshme shprehëse, duke përdorur TIK-un; 

– modelon zgjidhjen e një problemi të dhënë (në klasë, apo jashtë saj) për një temë të caktuar nga një fushë mësimore, duke e zbërthyer në hapa të vegjël, dhe jep sqarime të nevojshme për hapat e ndjekur në zgjidhjen e problemit, duke përdorur forma të ndryshme të të shprehurit; 

3. Kompetenca e të nxënit 

Nxënësi mëson për të nxënë.

Nxënësi: 

− demonstron shkathtësi funksionale në lexim-shkrim, në matematikë, në jetën e përditshme, në përmbushjen e kërkesave të ndryshme për kryerjen e një detyre apo aktiviteti dhe gjatë të nxënit të dijeve të reja në ndonjë fushë të caktuar mësimore; 

− shfrytëzon, në mënyrë efektive, përvojat paraprake gjatë zgjidhjes së situatave të ndryshme në jetën e përditshme apo gjatë kryerjes së ndonjë detyre ose aktiviteti në ndonjë fushë të caktuar mësimore; 

− përgatit me sukses një përmbledhje të dosjes personale (portofolit) për vetëvlerësimin e përparimit të vet në një fushë mësimore të caktuar, veçon, në fund të përmbledhjes, disa çështje që vërtetojnë përparimin e vet dhe disa nevoja të domosdoshme për përmirësimin e avancimit të mëtejshëm; 

− shfrytëzon, në mënyrë të pavarur dhe efektive, teknologjinë e informacionit dhe burime të tjera informacioni për të mbledhur materiale për zgjidhjen e një problemi apo detyre të caktuar, të cilat më pas i analizon, i klasifikon dhe i paraqet para të tjerëve përmes TIK-ut dhe ndonjë forme tjetër të shprehjes; 

− kërkon dhe shfrytëzon në mënyrën e duhur këshilla dhe informacione për kapërcimin e vështirësive në të nxënë në një fushë të caktuar dhe, më pas, prezanton rezultatet e arritura; 

− paraqet idetë personale para të tjerëve për mënyrën e zhvillimit të një aktiviteti të caktuar, duke dhënë mendime të argumentuara për rezultatet e pritshme (në formë skice, grafiku, vizatimi, shkrimi, vepre artistike etj.); 

− shfrytëzon, në mënyrë të pavarur, udhëzimet e dhëna në ndonjë burim informacioni për të kryer një veprim, aktivitet, detyrë ose për të zgjidhur një problem që kërkohet prej tij, vlerëson vetë performancën dhe rezultatin e arritur, duke iu referuar qëllimeve fillestare (p.sh.: burime informacioni në libër, revistë, enciklopedi, internet, hartë, grafik, skicë, partiturë muzikore, skenar etj.). 

4. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin 

Nxënësi kontribuon në mënyrë produktive.

Nxënësi:

 − harton një projekt me faza të mirëmenaxhuara (individualisht ose në grup) duke shkëmbyer, konsultuar dhe informuar të tjerët si dhe duke identifikuar dhe vlerësuar burimet njerëzore, materiale dhe monetare në përputhje me rezultatet e pritshme; 

− merr pjesë në aktivitete të ndryshme në nivel klase, shkolle, bashkie dhe më gjerë (p.sh., konkurse mësimore, gara sportive, aktivitete kulturore, muzikore etj.), diskuton me të tjerët për rezultatet e arritura dhe për procesin e organizimit dhe jep argumente në forma të ndryshme shprehëse si të rritet pjesëmarrja në aktivitete dhe si të përmirësohet procesi i organizimit të tyre.

5. Kompetenca personale 

Nxënësi bën jetë të shëndetshme. 

Nxënësi: 

– analizon përparësitë dhe dobësitë personale duke evidentuar masat përmes të cilave synon të mbështesë avancimin personal, në përparësitë që ka dhe masat përmes të cilave synon të përmirësojë dobësitë personale; 

– merr pjesë aktivisht në lojëra, në gara sportive dhe në aktivitete të tjera kulturore dhe, në mënyrë konstruktive, menaxhon emocionet e veta;

 – ilustron, me shembuj para të tjerëve, modelet/praktikat e sjelljeve që reflektojnë mënyrat e mbrojtjes dhe të kultivimit të kulturës së vet, vlerave, besimeve dhe kulturave të të tjerëve në mjedisin ku jeton dhe më gjerë.

6. Kompetenca qytetare 

Nxënësi përkushtohet ndaj të mirës së përbashkët.

Nxënësi: 

– demonstron shembuj të pjesëmarrjes demokratike dhe drejton forma të ndryshme të diskutimit për pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes demokratike në nivele të ndryshme (p.sh., në familje, në shkollë, në komunitet, në nivel vendor dhe qendror), gjatë diskutimit tregon tolerancë dhe respekt për pyetjet dhe komentet e të tjerëve; 

– demonstron veprime të ndryshme që shprehin tolerancë, respekt dhe qëndrim të hapur ndaj dallimeve në komunitetin ku jeton (në klasë, në shkollë, në lagje dhe me gjerë) dhe i shpjegon ato në një debat me të tjerët; 

– diskuton me të tjerët apo në një formë tjetër të të shprehurit paraqet interesin personal për çështje publike, shoqërore,historike, natyrore etj. dhe jep propozime për zgjidhjen e ndonjë problemi në komunitet e më gjerë në një fushë të caktuar. 

7. Kompetenca digjitale 

Nxënësi përdor teknologjinë për të nxitur inovacionin. 

Nxënësi: 

– përdor mjetet digjitale dhe mjediset informative duke përfshirë komunikimet në distancë për zhvillimin e njohurive; 

– përdor mjetet digjitale për të përpunuar, krijuar, realizuar dhe demonstruar tema mësimore nëpërmjet pamjeve të filmuara apo të animuara; 

– gjen, organizon, analizon, përpunon dhe përdor informacionin nga një shumëllojshmëri burimesh dhe mediash; 

– zhvillon aftësitë krijuese, duke zbatuar njohuritë e marra në shkencën kompjuterike dhe mediat digjitale.

Kompetencat e lëndës “Gjuhë shqipe XI”, shkalla V

1. Kompetenca: Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar

Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë

Nxënësi:

– merr pjesë në diskutime për tema të ndryshme, mbështet ose kundërshton një pozicion të caktuar, merr në konsideratë qëllimin, audiencën dhe situatën në një diskutim, si dhe përmbledh përfundimet e një diskutimi;

– dallon karakteristikat e gjuhës së folur si një formë komunikimi, si dhe krahason përdorimet e kësaj gjuhe në shkollë dhe në komunitet;

– realizon prezantime të ndryshme me gojë, përdor strategjitë e duhura për të përmbushur qëllimin që ka dhe, për të tërhequr vëmendjen dhe interesin e audiencës, respekton kohën gjatë prezantimit;

– përdor TIK-un për të realizuar prezantime të ndryshme, sidomos në situata formale.

Njohuritë

– Të folurit në publik. Ngjashmëritë dhe dallimet mes të folurit të publik dhe bashkëbisedimit.

– Menaxhimi i emocioneve gjatë të folurit.

– një prezantim në grup.

Shkathtësitë  

Komunikimi dhe gjuha gjatë të folurit

Nxënësi:

– shprehet qartë, saktë dhe në përputhje me tematikën, qëllimin dhe audiencën;

– organizon në mënyrë të strukturuar mendimet dhe idetë e tij gjatë të folurit;

– përzgjedh fjalët e duhura për të shprehur idetë në diskutime e në prezantime me gojë;

– përdor mjete retorike për të shprehur idetë, në diskutime dhe në prezantime me gojë;

– përdor dhe vlerëson rolin e elementeve të komunikimit joverbal gjatë të folurit;

– analizon tiparet e të folurit në publik dhe vlerëson rëndësinë e tij;

– përcakton ngjashmëritë dhe dallimet mes të folurit në publik dhe bashkëbisedimit;

– analizon dhe zbaton strategjitë që duhen përdorur për të menaxhuar emocionet dhe për të shmangur nervozizmin gjatë të folurit.

Diskutimi dhe bashkëveprimi në grup

Nxënësi:

– përfshihet dhe mban një qëndrim të caktuar ndaj një diskutimi në grup;

– luan role të ndryshme në një diskutim: rolin e drejtuesit, rolin e dëgjuesit etj.;

– respekton dhe vlerëson mendimet e të tjerëve gjatë diskutimeve në grup;

– kundërshton me argumente një pozicion në diskutimet që realizohen në grupe të vogla ose në grupe të mëdha;

– shpreh alternativën personale mbi çështjen ose temën që diskutohet;

– parashtron argumentet e tij me një gjuhë të qartë e të pasur, duke respektuar faktorin kohë;

– analizon përfundimet e një diskutimi;

Prezantimi me gojë

Nxënësi:

– prezanton në mënyrë individuale për një çështje ose temë që lidhet me konceptet dhe temat e trajtuara në tekstet e lexuara;

– prezanton në grup për një çështje ose temë të caktuar, që lidhet me konceptet dhe temat e trajtuara në tekstet e lexuara;

– përdor një shumëllojshmëri strategjish organizative (tabela, diagramë, grafikë, kllaster etj.);

– demonstron strategji efektive të përcjelljes së mesazhit gojor (organizimi, gjuha e gjesteve, fjalor i   përshtatshëm);

– respekton faktorin kohë në prezantimet me gojë;

– përpunon prezantimin gojor për të orientuar drejt audiencën;

– redakton, në mënyrë të pavarur, drafte të fjalimeve;

– analizon dhe redakton prezantimin e tij për ta përmirësuar atë.

Vlerat dhe qëndrimet

Nxënësi:

– respekton rregullat e etikës gjatë të folurit, shmang fyerjet dhe paragjykimet, si dhe format e tjera të gjuhës denigruese;

– përfshihet në diskutime duke dhënë kontributin e tij, si dhe respekton mendimin e të tjerëve;

– kontrollon nervozizmin dhe demonstron seriozitet e sinqeritet gjatë të folurit;

– respekton forcën e fjalës dhe pasurinë leksikore të gjuhës shqipe;

– ndërmerr iniciativa dhe shpreh interesim për çështje të ndryshme;

– përdor imagjinatë dhe kreativitet për zgjidhjen e problemeve;

– përdor teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit gjatë prezantimeve të ndryshme;

– respekton parimet, vlerat, bindjet dhe kulturën e të tjerëve;

– tregon vetëbesim, imagjinatë dhe shpirt krijues gjatë të folurit. 

2.  Kompetenca: Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme 

Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë

Nxënësi:

– përdor strategjitë e të dëgjuarit dhe kupton tekste të llojeve të ndryshme;

– analizon tiparet e formës e të përmbajtjes së teksteve;

– zbulon kuptimin e fjalës duke hetuar mbi origjinën e saj, analizon dhe interpreton kuptimet e dyta dhe të figurshme që merr fjala brenda një konteksti;

– përdor materiale udhëzuese dhe hulumton në leksikun e teksteve të ndryshme për të pasuruar fjalorin;

– analizon gjuhën e figurshme të tekstit;

– identifikon faktin dhe opinionin në tekste të ndryshme;

– identifikon mjetet që përdor folësi për ta bërë tërheqës ose të besueshëm të folurin e tij.

Njohuritë

– Rëndësia e të dëgjuarit në komunikimin njerëzor. Rrugët për t’u bërë një dëgjues i mirë.

– Studime tekstesh të ndryshme që janë paracaktuar për t’u dëgjuar (fjalime, ligjërata etj.).

Shkathtësitë

Të dëgjuarit për të kuptuar dhe për të reflektuar

Nxënësi:

– është i vëmendshëm ndaj folësit ose ndaj mesazhit që dëgjon;

– demonstron të dëgjuarit e qëllimshëm, duke mbajtur shënime, duke bërë pyetje dhe duke kërkuar sqarime;

– përmbledh idetë e dëgjuara, si dhe diskuton rreth tyre;

– bën pyetje dhe diskuton rreth tekstit që dëgjon;

– zbulon kuptimin e fjalëve të reja nëpërmjet kontekstit në komunikimet gojore.

Të dëgjuarit për të vlerësuar

Nxënësi:

– analizon qëllimin e folësit ose të mesazhit që dëgjon;

– analizon dhe vlerëson përmbajtjen, si dhe mënyrën e prezantimit gojor;

– krahason dhe analizon informacionet e prezantuara me gojë nga të tjerët

– vlerëson mjetet që përdor folësi për të qenë i besueshëm dhe tërheqës;

– tregon sesi zgjedhja e fjalëve dhe e gjesteve zbulojnë qëllimin e folësit.

– analizon rastet kur përdoret propaganda apo argumenti në komunikimin gojor.

Vlerat dhe qëndrimet

Nxënësi:

– tregon respekt, empati (ndjeshmëri) dhe interes ndaj folësit;

– demonstron vullnet gjatë kryerjes së detyrave;

– ndërmerr iniciativa dhe shpreh interes për çështje të ndryshme;

– përdor imagjinatë dhe kreativitet për zgjidhjen e problemeve;

– respekton parimet, vlerat, bindjet dhe kulturën e të tjerëve.

3. Kompetenca: Të lexuarit e teksteve të ndryshme 

Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë

Nxënësi:

– përdor strategjitë e të lexuarit dhe bën identifikimin e tipareve të formës e të përmbajtjes së teksteve;

– përdor organizuesit grafikë në funksion të procesit të të kuptuarit të tekstit, parafrazon dhe përmbledh tekstet e punuara;

– kupton tekste të llojeve të ndryshme;

– zbulon kuptimin e fjalës duke hetuar mbi origjinën e saj, analizon dhe interpreton kuptimet e dyta dhe të figurshme që merr fjala brenda një konteksti;

– përdor materiale udhëzuese dhe gjurmon në leksikun e teksteve të ndryshme për të pasuruar fjalorin;

– analizon tema të ndryshme, duke zbuluar gjuhën e figurshme të tekstit;

– identifikon faktin dhe opinionin në tekste të ndryshme;

– realizon punë kërkimore;

– përzgjedh informacione për qëllime të ndryshme;

– vlerëson informacionin e përzgjedhur nga të tjerët, përmbledh materiale të ndryshme, si dhe nxjerr përfundime.

Njohuritë

Tekstet rrëfyese

– Teknikat e shkrimit të kronikës, të ditarit, të autobiografisë ose të biografisë.

– Karakteristikat strukturore, gjuhësore dhe stilistike të tekstit rrëfyes.

Tekstet informuese-paraqitëse

– Teknikat e shkrimit të teksteve informuese-paraqitëse.

– Karakteristikat strukturore, gjuhësore dhe stilistike e teksteve informuese-paraqitëse. 

Shkathtësitë

Të kuptuarit e tekstit dhe reflektimi ndaj tij

Nxënësi:

– lexon tekste nga kultura dhe periudha historike të ndryshme;

– përdor strategji të ndryshme para, gjatë dhe pas leximit, me qëllim që të përftojë kuptimin e teksteve të thjeshta dhe më komplekse;

– përdor informacionin e tekstit për të zbuluar nëntekstin dhe për të nxjerrë përfundime;

– analizon tekstin, veçoritë dhe strukturën e tij;

– dallon informacionet kryesore nga informacionet jokryesore;

– parafrazon informacionin e marrë nga tekste të ndryshme;

– realizon përmbledhjen e një teksti;

– analizon elemente të stilit dhe të gjuhës së autorit;

– analizon se si teksti i një periudhe kohore ose i një kulture të caktuar reflekton kushtet historiko-shoqërore dhe kulturore të kohës;

– dallon faktet nga opinionet duke përdorur informacione nga teksti, argumente koherente dhe këndvështrimin vetjak;

– krahason tekste të llojeve të ndryshme;

– identifikon karakteristika të formës të teksteve, si: hyrja, mbyllja, paragrafi, fragmenti, evidenca, indeksi, fjalorthi, tabela e përmbajtjes (kapitulli, prologu, epilogu) etj.;

– identifikon karakteristika përmbajtësore të teksteve, si: tema, tematika, motivi etj.;

– analizon veçoritë gjuhësore të një teksti;

– analizon dhe vlerëson përdorimin e referencave të besueshme brenda një teksti;

– tregon se zgjedhja e fjalëve kyç ndikon në shtjellimin e temës ose në arritjen e qëllimit të saj;

– dallon vërtetësinë dhe koherencën e argumenteve në tekste të ndryshme;

– analizon qëndrimin e autorit ndaj “lëndës” që trajton dhe ndaj lexuesit të cilit i drejtohet;

– përdor informacione nga burime të ndryshme për një çështje të caktuar, për të ndërtuar një argument dhe për të nxjerrë përfundime;

– vlerëson cilësinë e informacionit të përzgjedhur nga autori.

Llojet e teksteve

Nxënësi:

– përcakton funksionet, llojin, qëllimet teknikat dhe karakteristikat gjuhësore, stilistike dhe strukturore të teksteve joletrare, si:

• teksti rrëfyes,

• teksti informues-paraqitës.

– krahason karakteristikat kryesore të tekstit letrar dhe të tekstit joletrar.

Pasurimi i fjalorit

Nxënësi:

– përdor materiale udhëzuese (p.sh.: fjalorë, enciklopedi, internet etj.), që janë të përshtatshme për të pasuruar fjalorin në fusha të ndryshme;

– hulumton fjalët e shkrimeve të ndryshme për të pasuruar fjalorin e tij;

– përdor njohuritë për origjinën e fjalëve, si dhe të dhënat e kontekstit historik për të përcaktuar kuptimin e fjalëve të fushave të caktuara të dijes;

– përdor dukuri gjuhësore, të tilla si: polisemia, homonimia, onomatopetë, shprehjet frazeologjike, sinonimia, antonimia për të rritur forcën shprehëse të mendimit të tij. 

Vlerat dhe qëndrimet

Nxënësi:

– është i motivuar dhe ka kureshtje për të lexuar për kënaqësi dhe për informacion;

– është i vëmendshëm gjatë leximit;

– shfaq empati (ndjeshmëri) gjatë leximit;

– shfaq vetëbesim dhe vetëvlerësim;

– respekton dhe pranon mendimin e të tjerëve;

– respekton etikën gjatë komunikimit personal dhe në grup;

– vlerëson kontributin e të tjerëve gjatë kryerjes së një detyre;

– shfaq tolerancë dhe respekt për kulturën dhe për gjuhën e tjetrit. 

4. Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale 

Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë

Nxënësi:

– realizon hapat e përcaktuar dhe të domosdoshëm gjatë të shkruarit, përdor strategji të ndryshme për të planifikuar shkrimin e tij, organizon në mënyrë logjike mendimet dhe idetë, redakton shkrimin duke përdorur edhe mendimet e të tjerëve;

– shkruan qartë, me një stil vetjak dhe në mënyrë logjike, tekste për qëllime dhe për audienca të ndryshme; 

– shkruan tekste të llojeve të ndryshme për qëllime personale dhe funksionale, duke zbatuar kriteret e domosdoshme për secilin lloj (formë);

– zbaton rregullat gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit në shkrimet e tij dhe në procesin e redaktimit;

– përdor materiale të ndryshme burimore që e ndihmojnë gjatë procesit të shkrimit. 

Njohuritë

Punë me shkrim 

– Shkrimi i një eseje informuese- paraqitëse (shpjeguese).

Shkathtësitë  

Shkrimi si proces

Nxënësi:

– përcakton qëllimin, temën dhe audiencën për të cilën shkruan;

– ndjek të gjitha hapat e procesit të të shkruarit;

– kërkon dhe përzgjedh informacion në burime të ndryshme (të shtypura ose elektronike) për të mbështetur idetë e tij në punën me shkrim;

– harton një strukturë ose një skedë për tekstin që do të shkruajë;

– redakton shkrimin duke u përqendruar në elementet e përmbajtjes dhe të formës si:

• dhënia e informacionit të nevojshëm;

• përmirësimi i stilit dhe i origjinalitetit;

• respektimi i strukturës dhe i koherencës së tekstit;

• përdorimi i gjuhës standarde, respektimi i rregullave gramatikore e drejtshkrimore dhe i shenjave të pikësimit;

• respektimi i leksikut dhe i terminologjisë në varësi të llojit dhe tematikës së tekstit;

• plotësimi i tekstit me elemente grafike, kur këto janë të nevojshme;

– përdor (shfrytëzon) mendimet dhe sugjerimet e të tjerëve për të redaktuar përmbajtjen dhe organizimin e pjesës së shkruar;

– përdor njohuri rreth rregullave të pikësimit për të redaktuar shkrimin e tij dhe të të tjerëve.

Shkrimi si produkt

Nxënësi:

– përdor në shkrimet e veta tonin dhe veçoritë e gjuhës së teksteve të ndryshme;

– zhvillon dhe organizon idetë kryesore duke i mbrojtur ato me nënide, shembuj dhe ilustrime;

– shkruan tekste me disa paragrafë duke zhvilluar një ide kryesore;

– përdor gjuhën e përshtatshme, lloje të ndryshme fjalish, pjesë të ndryshme të ligjëratës, detaje specifike, përshkrime dhe shembuj për ta bërë tërheqës shkrimin e tij;

– shkruan hyrje dhe mbyllje tërheqëse dhe koherente;

– përdor grafikë, tabela ose diagrame për të mbështetur idetë kryesore;

– përdor struktura, të tilla si: kronologjia, sekuenca, titujt, nëntitujt etj., të cilat e ndihmojnë lexuesin që të kuptojë shkrimin;

– përdor lidhëzat dhe fjalët lidhëse për të lidhur paragrafët;

– përdor gjuhën standarde dhe zbaton rregullat drejtshkrimore në të gjitha punët me shkrim;

– zbaton rregullat e pikësimit në të gjitha shkrimet e tij;

– përdor dhe zhvillon stilin vetjak për të tërhequr vëmendjen e audiencës;

– respekton të drejtën e autorit ndaj informacionit që përdor në punët me shkrim.

Llojet e teksteve

Nxënësi:

– shkruan tekste informuese/paraqitëse për qëllime dhe audienca të ndryshme (shkrimi i një eseje shpjeguese).

Vlerat dhe qëndrimet

Nxënësi: 

– shfaq besim dhe vullnet gjatë procesit të të shkruarit;

– demonstron imagjinatë dhe shpirt krijues gjatë të shkruarit;

– shkruan në mënyrë të pavarur;

– respekton gjuhën standarde dhe shmang fjalët e huaja gjatë të shkruarit (kur e kanë fjalën përgjegjëse në gjuhën shqipe);

– vlerëson punët e të tjerëve;

– bashkëpunon në grup për kryerjen e një detyre me shkrim. 

5. Kompetenca: Përvetësimi i rregullave gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit 

Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë

Nxënësi:

– ndërton dhe zhvillon njohuri të reja rreth gramatikës dhe leksikologjisë përmes studimit të funksionit dhe ndikimit të tyre në tekstet që lexon;

– përdor njohuritë gramatikore dhe leksikore gjatë të folurit dhe të shkruarit për të arritur qëllime ose efekte të caktuara;

– dallon disa ndryshime mes gjuhës së folur dhe gjuhës së shkruar, mes regjistrave formalë dhe joformalë, mes dialekteve dhe gjuhës standarde;

– zotëron rregullat e drejtshkrimit dhe të pikësimit në gjuhën shqipe;

– shkruan saktë, pa gabime, dhe argumenton mënyrën e të shkruarit, duke cituar rregullat drejtshkrimore;

– përdor me saktësi terminologjinë gjuhësore në diskutime gjatë të folurit dhe kur shkruan.

Njohuritë

Morfologji (12 orë të sugjeruara)

Lidhëza

– Klasifikimi i lidhëzave sipas funksionit sintaksor. Lidhëzat lokucione. 

Sintaksë (10 orë të sugjeruara)

– Gjymtyrët e dyta dhe klasifikimi i tyre. Rendi i drejtë i gjymtyrëve të dyta. 

– Kundrinori, llojet (kundrinori i drejtë, kundrinori i zhdrejtë me ose pa parafjalë).

Drejtshkrim dhe pikësim (6 orë të sugjeruara)

– Shkrimi i fjalëve njësh, ndaras dhe me vizë në mes.

– Shkrimi i ligjëratës së drejtë dhe i ligjëratës së zhdrejtë. 

Shkathtësitë

Morfologji

Nxënësi:

– përcakton llojin e lidhëzave bashkërenditëse dhe lidhëzave nënrenditëse;

– përdor drejt në fjali lidhëzat;

– dallon lokucionet lidhëzore dhe përcakton se si janë formuar ato;

– krahason lidhëzat me klasat e tjera të fjalëve (pjesët e tjera të ligjëratës). 

Sintaksë

Nxënësi:

– përcakton gjymtyrët e dyta në një fjali dhe argumenton përgjigjen e tij;

– analizon rendin e gjymtyrëve të dyta në fjali;

– dallon kundrinorin dhe përcakton llojin e tij;

– tregon se me çfarë është shprehur kundrinori;

– ndërton fjali me kundrinorë të llojeve të ndryshme;

– krahason kundrinorin me gjymtyrët e tjera të fjalisë;

Drejtshkrim dhe pikësim

Nxënësi:

– përcakton rastet kryesore kur fjalët shkruhen njësh, ndaras ose me vizë në mes;

– i përdor saktë fjalët që shkruhen njësh, ndaras ose me vizë në mes;

– shkruan saktë ligjëratën e drejtë dhe ligjëratën e zhdrejtë;

– kthen një ligjëratë të drejtë në ligjëratë të zhdrejtë dhe anasjellas.

Vlerat dhe qëndrimet

Nxënësi:

– vlerëson pasurinë leksikore të gjuhës shqipe;

– respekton diversitetin gjuhësor mes njerëzve;

– shfaq shpirt krijues në përdorimin e gjuhës;

– shmang fjalët e huaja të panevojshme gjatë komunikimit.

– vlerëson punët e të tjerëve;

– bashkëpunon në grup për kryerjen e një detyre.

NrTematikaOrë  Temat e mësimitSituata e të nxënitMetodologjia e veprimtaritëVlerësimiBurime dhe mjete mësimore
  29/1Teksti informues 1/5 orë1Informacioni dhe paraqitja te tekstet informues-paraqitësModele tekstesh informuese  Diskutim, Di, Dua të di, Mësoj, punë në grupe dhe diskutim, organizuesi grafik, shkrim i lirë.Vlerësim për saktësinë  e informacionit shkencor, vlerësim për harmonizimin e punës në grupe me njëri-tjetrin. Vlerësim për punën individuale dhe punën në grup,  Teksti mësimor “Gjuha shqipe 11”, përvoja të nxënësve, videoprojektor, materiale të ndryshme nga interneti.
30/2Teksti informues 2/5 orë2Karakteristikat strukturore, gjuhësore dhe stilistike e tekstit info-paraqitës. “Kodikët e Beratit” ora I
31/3Teksti informues  3/5 orë3Karakteristikat strukturore, gjuhësore dhe stilistike e tekstit info-paraqitës. “Kodikët e Beratit” ora II Punë me tekstin    Diskutim, stuhi mendimesh, pema e mendjes, punë në grupe, organizuesi grafik, shkrim i lirë.    Vlerësim për punën individuale dhe punën në grup, vlerësim për paraqitjen saktë të punës së kërkuar.Teksti mësimor “Gjuha shqipe 11”, përvoja të nxënësve, videoprojektor, materiale të ndryshme nga interneti.
32/4Teksti informues  4/5 orë4Karakteristikat strukturore, gjuhësore dhe stilistike e tekstit info-paraqitës. “Kodikët e Beratit” ora III
33/5Morfologji 11/12 orë1Lidhëzat bashkërenditësePunë me tekstinStuhi mendimesh, punë e pavarur, diskutim, lexim i drejtuar, pema e mendjes, punë në grupe, rrjeti i diskutimit, punë në çift.Vlerësim individual ( i diferencuar), vlerësim për harmonizimin e punës në grupe me njëri-tjetrin dhe  vlerësim për cilësinë e informacionit.Teksti mësimor “Gjuha shqipe 11”, burime të tjera nga jeta e përditshme dhe interneti.  
34/6Morfologji 12/12 orë2Lidhëzat nënrenditësePunë me tekstinBashkëbisedim, diskutim, lexim hap pas hapi, punë në grup, rrjeti i diskutimit.Vlerësim individual, vlerësim i saktësisë së prezantimit të materialit.Teksti mësimor “Gjuha shqipe 11”, materiale të ndryshme, përvoja të nxënësve, e-libri.
35/7Drejtshkrim dhe pikësim 3/6 orë1Shkrimi i fjalëve njësh, ndaras dhe me vizë në mes.      Punë me tekstin    Bashkëbisedim, harta e konceptit, INSERT, Punë në grupe, punë në çifte, punë individuale.    Vlerësim i punës në grupe, vlerësim individual, vlerësim për mënyrën e saktë të prezantimit të punës.Teksti mësimor “Gjuha shqipe 11”,
e-libri, tekste të llojeve ndryshme, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe
36/8Drejtshkrim dhe pikësim 4/6 orë Ushtrime2Ushtrime për shkrimin e fjalëve njësh, ndaras dhe me vizë në mes.
37/9Prezantim me gojëIII  Prezantim në grup.        Roli i moderatorit        Prezantim  në grup      Vlerësim në grupTeksti mësimor,  interneti, foto, vizatime kartonë, video-projektor, Programe Microsoft Office,
38/10Prezantim me gojëIVPrezantim në grup.
39/11Drejtshkrim dhe pikësim 5/6 orë3Shkrimi i ligjëratës së drejtë dhe i ligjëratës së zhdrejtë.  Punë me tekstin  Pema e mendjes, punë në grupe, punë në çifte, punë individuale.  Vlerësim i punës në grupe, vlerësim individual, vlerësim i mënyrës së saktë të prezantimit të punës.Teksti mësimor “Gjuha shqipe 11”,
e-libri, tekste të llojeve ndryshme, “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”. 
40/12Drejtshkrim dhe pikësim 6/6 orë Ushtrime4Ushtrime për shkrimin e ligjëratës së drejtë dhe të ligjëratës së zhdrejtë.
41/13Sintaksë 1/10 orë1Gjymtyrët e dyta dhe klasifikimi i tyre. Rendi i drejtë i gjymtyrëve të dyta.Punë me tekstinBashkëbisedim, diskutim, lexim hap pas hapi, punë në grup, rrjeti i diskutimit.Vlerësim individual, Vlerësim i saktësisë së prezantimit të materialit.Teksti mësimor “Gjuha shqipe 11”, materiale të ndryshme, përvoja të nxënësve, e-libri
42/14Sintaksë 2/10 orë Ushtrime2Ushtrime për gjymtyrët e dyta dhe klasifikimin e tyre, për rendin e drejtë të gjymtyrëve të dyta.Punë me tekstinPunë në grupe, punë në çifte, punë individuale.Vlerësim i punës në grupe, vlerësim individual, vlerësim i mënyrës së saktë të prezantimit të punës.Teksti mësimor “Gjuha shqipe 11”, materiale të ndryshme, përvoja të nxënësve, e-libri
43/15Teksti informues 5/5 orë Ese5Shkrimi i një eseje informuese- paraqitëse (shpjeguese).Punë  me shkrimDiskutim, organizues grafik, rrjeti i diskutimit, punë e pavarur dhe diskutim.Vlerësim individual për saktësinë e informacionit dhe  për mënyrën si e kërkojnë dhe e plotësojnë materialin.Teksti mësimor “Gjuha shqipe 11”, përvoja të nxënësve, videoprojektor, materiale të ndryshme nga interneti.
44/16ProjektIIIProjekt kurrikular: Përpunimi në grup i materialeve. Ora IIIDiskutim rreth ecurisë së projektitBashkëbisedim, diskutim në grupe pune.Nxënësit stimulohen për objektivat e arritura, bëhet një vlerësim për punën në grup si dhe nxiten për realizimin e objektivave të tjera.Teksti mësimor, E-libri,
45/17Teksti rrëfyes    1/5 orë1Tekstet joletrare rrëfyese. Karakteristikat. Kronika: “Dy të rinj në mes të detit” ora I    Modele tekstesh    Bashkëbisedim, punë me shkrim, diskutim i punëve me shkrim.    Vlerësim individual (i diferencuar), Vlerësim i punimeve të dy nxënësve.Teksti mësimor “Gjuha shqipe 11”, përvoja të nxënësve, videoprojektor, materiale të ndryshme nga interneti.
46/18Teksti rrëfyes   2/5 orë2Tekstet joletrare rrëfyese. Karakteristikat. Kronika: “Dy të rinj në mes të detit” ora II
47/19Teksti rrëfyes       3/5 orë3Tekstet joletrare rrëfyese. Karakteristikat. Kronika: “Dy të rinj në mes të detit” ora III    Modele tekstesh    Bashkëbisedim, punë me shkrim, diagrama e Venit, diskutim i punëve me shkrim.    Vlerësim individual (i diferencuar), Vlerësim i punimeve të dy–tre nxënësve.Teksti mësimor “Gjuha shqipe 11”, përvoja të nxënësve, videoprojektor, materiale të ndryshme nga interneti.
48/20Teksti rrëfyes       4/5 orë4Autobiografia dhe ditari
49/21Sintaksë 3/10 orë  3Kundrinorët    Punë me tekstinBashkëbisedim, diskutim, lexim hap pas hapi, punë në grup, punë në çifte, punë individuale, rrjeti i diskutimit.Vlerësim i punës në grupe, vlerësim individual, vlerësim i mënyrës së saktë të prezantimit të punës.Teksti mësimor “Gjuha shqipe 11”, materiale të ndryshme, përvoja të nxënësve, e-libri
50/22  Sintaksë 4/10 orë Ushtrime4  Ushtrime për kundrinorët
51/23Portofolit i nxënësit Vlerësim / vetëvlerësimIIVlerësim / vetëvlerësim i “Portofolit të nxënësit” periudha II: (Tekste të ndryshme, rregulla gjuhësore)Dorëzimi i “Portofolit të nxënësit” periudha IIBashkëbisedim, punë me shkrim.Vlerësime individuale, vetëvlerësime  për portofolin e nxënësitPortofoli i nxënësit
52/24Test IIIITest përmbledhës periudha II: (Tekste të ndryshme, rregulla gjuhësore)Plotësimi i testitPunë individuale me shkrim.Vlerësim individualTeksti mësimor, Format A4

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Planifikimi orës mësimore, gjuhë shqipe XI

Next Article

Rrjeti profesional i gjuhës shqipe dhe letërsisë takim me mësuesit

Related Posts