Planifikim i orës mësimore në lëndën e gjuhës shqipe

Kjo orë mësimore, e lëndës gjuhë shqipe, klasa VII, është planifikuar nga mësuesja Erida Mesi, mbi dy tema “Pasthirrmat” dhe në orën e dytë “Ushtrime për pjesët e pandryshueshme të ligjëratës”.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 90 MINUTA           

Fusha: Gjuha dhe komunikimi 

Lënda: Gjuhë shqipe

Shkalla: III

Klasa: VII

TEMA 1: Pasthirrmat (ora e parë).

TEMA 2: Ushtrime për pjesët e pandryshueshme të ligjëratës (ora e dytë).   

SITUATA E TË NXËNIT: Përcjellim gjendje emocionale të ndryshme përmes pasthirrmave.      

REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE KYÇE:

KOMPETENCA E TË NXËNIT

• Të lidhë temën e re me çështje të trajtuara më parë.

• Të parashtrojë pyetje analitike në lidhje me temën.

KOMPETENCA E TË MENDUARIT

• Të përdorë krahasim- kontrastin për të krahasuar pasthirrmat me pjesë të tjera të pandryshueshme të ligjëratës.

• Të krijojë situata të ndryshme në klasë në lidhje me temën.

KOMPETENCA QYTETARE

• Të zbatojë rregullat e qëndrimit në klasë.

REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE TË FUSHËS: 

ORA E PARË

• Të identifikojë saktë pasthirrmat si pjesë e pandryshueshme e ligjëratës.

• Të klasifikojë pasthirrmat sipas llojit (emocionale, nxitëse dhe tingullimitimet).

• Të krijojë dialogje me pasthirrma të llojeve të ndryshme.

FJALËT KYÇE I

 pasthirrma emocionale, nxitëse, tingullimitime, pjesë e pandryshueshme.   

FJALËT KYÇE II

 pjesë e pandryshueshme, parafjalë, pasthirrma, pjesëza, lidhëza, ndajfolje

BURIMET MËSIMORE: teksti mësimor, dërrasa e zezë, shkumësa me ngjyra, fletore, fjalëkryqe, fletore e kompetencës.

ORA E DYTË

• Të identifikojë të gjitha pjesët e pandryshueshme të ligjëratës.

• T’i klasifikojë lidhëzat, pjesëzat, pasthirrmat, ndajfoljet dhe parafjalët sipas llojeve.

• Të përdorë në fjali të gjitha llojet e lidhëzave. 

LIDHJA ME FUSHAT E TJERA: ARTE (TEATËR)

METODADHE TEKNIKA: BRAINSTORMING, SKELETI I PESHKUT, PUNË NË GRUPE, SHKRIM I LIRË    

ZHVILLIMI I MËSIMIT

HAPI  I PARË

Prezantoj temën e re para nxënësve, duke u fokusuar te një pjesë e pandryshueshme  e ligjëratës, siç janë pasthirrmat. 

Pyes nxënësit:                                                                                                              

Cilat janë pjesët e pandryshueshme të ligjëratës?                                                                                  Pasthirrmat a janë pjesë të ndryshueshme të ligjëratës apo të pandryshueshme?                                       

Për çfarë  i përdorim në pasthirrmat, çfarë gjendje emocionale përcjellim?  

Duke qenë se ky koncept nuk është krejt i panjohur për nxënësit, shkruaj në dërrasën e zezë një fjali  dhe u kërkoj nxënësve të identifikojnë pjesët e pandryshueshme të ligjëratës, për t’u perqëndruar më tepër te pasthirrmat.                                                                                                                                        

P.sh. Ej Andi do të vish të luash sot? Uf kam shumë për të mësuar. Faleminderit, por e lëmë për nesër. He si thua?

HAPI I DYTË

Shpjegoj materialin teorik mbi veçoritë e pasthirrmave, çfarë marrëdhëniesh shprehin  ato në fjali dhe për të bërë klasifikimin e tyre sipas llojeve e nënllojeve, përdor teknikën  “Skeleti i peshkut”.

Për të qartësuar më mirë materialin teorik, japim shembuj për secilin rast përdorimi të pasthirrmave sipas llojeve përkatëse.

HAPI I TRETË

Për të parë sa është kuptuar materiali teorik, nxënësit zhvillojnë ushtrimet në f. 221. Ndaj klasën në grupe dyshe ku nxënësit do të krijojnë dialogje me shokun e bankës duke përdorur sa më shumë pasthirrma të llojeve të ndryshme. Më pas i interpretojmë ato para klasës.

HAPI I KATËRT

Në orën e dytë ushtrohemi në lidhje me të gjitha pjesët e pandryshueshme të ligjëratës  që  i kemi trajtuar teorikisht  edhe në orët paraardhëse. Tashmë nxënësit do të vënë në praktikë njohuritë e marra më parë. Ata zhvillojnë ushtrimet, duke analizuar ndajfoljet, parafjalët, lidhëzat, pjesëzat dhe pasthirrmat sipas llojeve përkatëse.

Pasi kemi diskutuar zgjidhjen e ushtrimeve, me anë të teknikës “Shkrim i lirë’” nxënësit realizojnë në fletoren e klasës një krijim me temë: “Lojërat e fëmijërisë’” ku të përdorin sa  më shumë lidhëza bashkërenditëse dhe nënrenditëse. Nxënësit lexojnë punimet e tyre. Në fund nxjerrim konkluzionet e orës së mësimit.

VLERËSIMI I NXËNËSVE: Vlerësoj nxënësit që aktivizohen gjatë procesit mësimor për: dallimin e pjesëve të ligjëratës, dallimin e pasthirrmave, përdorimin e tyre në kontekste të ndryshme, krijimin e dialogjeve me pasthirrma të ndryshme, përdorimin e lidhëzave bashkërenditëse e nënrenditëse, bashkëpunimin në grup etj. 

DETYRË SHTËPIE: Usht.6. f. 221. Përshkruaj fig. me 7-8 fjali, ku të përdorni sa më shumë pasthirrma emocionale dhe nxitëse.

Erida Mesi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Kriteri kuptimor i përemrave ("kush" dhe "cili")

Next Article

Festivali 31 i këngës për fëmijë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427