Planifikim i orës mësimore, Gjuhë shqipe II

Mësuesja Adriana Skënderi e shkollës “Dhora Leka” sjell për Portalin Shkollor planifikim e një ore mësimore, në lëndën e gjuhës shqipe, klasa II, me temën “Edhe mami punon”.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi 

Lënda: Gjuhë shqipe 2 

Shkalla: 1 Klasa: II-A

Tema mësimore: Edhe mami punon

(Lexim jashtklase) (2 orë)

Situata e të nxënit dhe shkathtësitë

– Analizon figura dhe pamje vizuale per nënën.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave kyce sipas temës mësimore:

(Kompetenca e komunikimit dhe te shprehurit, Kompetenca e të lexuarit, Kompetenca e të shkruarit saktë të gjuhës.)

Nxënësi:

– Flet qartë rreth librave që ka lexuar së fundmi dhe pamjeve së paraqitur në video projektor.

– Lexon për të kuptuar pjesën letrare.

– Përcakton dy-tre tipare të tregimit.

– I përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes së tregimit.

– Përshkruan me fjalë të thjeshta personazhin kryesor.

– Ndërton fjali përmbledhëse për cdo paragrafë. – Rendit fjalët sipas kuptimit në fjali.

– Plotëson Hartën e ngjarjes. Lidh pjesën letrare me përvoja vetjake.

– Argumenton mendimin pse prinderit punojnë të dy.

– Shpreh mirenjohje ndaj nënës me anë të një kartoline falenderimi.

Fjalët kyçe: Nëna (mami), punon, siguron, nevojat, deshirat, leje lindje.

Burimet: Material nga Interneti, fisha me fjalë e fjali, libër jashtëshkollor.

Mjete: Material i përgatitur me CD, kub kartoni, Videoprojektor, letër, karton, bojra, ngjitëse, gërshërë, lapustila, flete A4 etj.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Art/ Vizatim (vizaton lule), Muzikë (dëgjon kënge, “Kënga e nënës”, Matematikë (Rendit e fjalët tek poema japoneze, emërton formën 3D)

Shoqëria dhe mjedisi – Aftësitë për t’u shprehur qartë dhe saktë rreth punës së nënës në familje.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve 

Prezantim – Rrjet diskutimi, Lexim në heshtje, Pyetje – përgjigje, Lapsat në mes, Kubimi, Punë në dyshe (Poemë japoneze), punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit:

Hapi i I: Prezantim – Rrjet diskutimi

U tërheq vëmendjen nxënësve të vëzhgojnë në vidioprojektor materialin e përgatitur për nënën.

  • Materiali shoqërohet në sfond me këngën e nënës.

Nxit diskutimin me pyetjet:

– Cfarë vutë re në këtë prezantim? Kujt i dedikohet?

– Cfarë dëgjuat për nënën? Si u ndjetë kur patë këto pamje?

Hapi i IIBisedë në dyshePunë me të gjithë klasën

A shkon në punë mami yt? (Në dyshe nxënësit mësojnë për mamin e shokut/shoqes) Tregojnë çfarë mësuan nga: shoku /shoqja. – U drejtoj pyetjen nxënësve:

-Si e kaloni kohën kur mami juaj është në punë ose kur është duke bërë ndonjë punë në shtëpi?

-A ju pëlqejnë librat jashtëshkollor? Cilët janë disa prej tyre, që keni lexuar së fundmi?

-Cili prej tyre iu ka pëlqyer më shumë?

Hapi i III: Veprimtari e drejtuar

U tërheq vëmendjen nx.duke prezantuar temën e mësimit, tekstin letrar të leximit jashtëklase të autorit të letërsisë për fëmijë, Xhenifer Malinos me titull “Edhe mami punon ”

  • U shpërndaj nx. pjesën letrare për lexim jashtëklase

Lexojnë në heshtje nx.pjesën letrare dhe më pas me paragrafë .

– Ç’lloj pjese letrare është? (tregim) – Trego dy-tre tipare të tregimit që e dallojnë nga përralla.

  • Nënvizo fjalët e reja . Punohen fjalët e reja (fjalorth)

Hapi i IV: Lexim i drejtuar Rilexohet tregimi pjesë – pjesë sipas paragrafëve, ku në secilën pjesë jepet:

Paragrafi i parë – Njohja me personazhin kryesor Ema dhe historine e saj në shkolle.

Paragrafi i dytë – Biseda e saj me mamin kur ajo kishte lindur

Paragrafi i tretë – Biseda e nxenesve me mësuesen. 

Paragrafu i katërt – Tregimi i Emës për mamin e Artit.

Paragrafi i pestë – Sekreti i Emës.

Hapi i V: Punë në dyshe: (Pyetje – pergjigje)

Pyetje rreth tekstit për të kuptuar përmbajtjen

– Për çfarë folën nxënësit me mësuesen?

– Çfarë kishte bërë mami i Emës kur kishte lindur ajo?

– Po mami i Artit pse duhet të punonte më shumë se mamatë e tjera?

– Pse Ema qante kur mami shkonte në punë?

– Po ti? A mërziteshe kur ke qënë i/e vogël, se mami shkonte në punë? Pse?

– Për çfarë kujdesët mami kur është në shtëpi? (për fëmijët, gjyshërit, shtëpinë)

-Nx.shprehen qartë e me fjali të plotë pyetjeve të drejtuara njëri-tjetrit (lapsat në mes):

Nxënësi me laps në dorë jep përgjigjen e pyetjes dhe e dorëzon lapsin në mes.

Hapi i VI: Punë në dyshe (Poemë japoneze) ( Harta e ngjarjes)

Punë në grupe:

1. Trego cilësi për mamin e Emës.

2. Përshkruaj personazhin kryesor.

3. Për cfarë kujdesen mamatë që nuk shkojnë në punë?

4. Ndërto një pesëvargësh me fjalën Nëna.

5. Rendit fjalët për të krijuar fjalinë e rregullt.

6. Shkruaj mesazhin që percjell tregimi.

U shpërndaj etiketa me fjalë nxënësve në dyshe, (ku njëri do të rendit etiketat per te krijuar fjaline e rregullt dhe tjetri e lexon dhe ngjit etiketat në shiritin e kartonit).

– Kërkoj nga nxënësit të lexojnë me radhë fjalitë e krijuara sipas shkronjave të shkruara vertikal në tabelë.

Nxit nxenesit – Cili prej jush e ka krijuar fjalinë që fillon me shkronjën e parë N? Po me shkronjën e dytë Ë? e kështu renditen me radhë fjalitë, për të krijuar Poemën japoneze, e cila përmbledh dhe përmbajtjen e tekstit.

Nëna e Emës shkonte çdo mëngjes në punë. Është e vërtetë se asaj i pelqen me shumë të jetë mama. Në familjen e Artit punon vetëm mami. Ajo do t’i sigurojë Artit gjithçka që i duhet. Ikën cdo ditë në punë me orë të zgjatur. Madje do t’i sigurojë parate edhe për kursin e notit. Ema kur u rrit e kuptoi se sa rëndësi kishte puna e mamit.

Plotesohet harta e ngjarjes në tabelë duke i renditur fjalitë e poemës japoneze

Hapi I VII: Kubimi (Punë në grupe)

-U paraqes nxenesve nje Kub duke i pyetur: Cfarë formë është 2D apo 3D? Sa faqe ka?

Ku në secilën faqe është shkruar nga një folje (Përshkruaj, Trego, Zbulo, Krahaso, Analizo, Argumento)

1. Grupi i fluturave – Përshkruaj nënën e Emës.

2.Grupi i zogjve – Trego një kujtim nga fëmijëria e Emës.

3.Grupi i xixellonjave – Zbulo – Cfarë të mirash siguron puna e nënës në familje?

4.Grupi i bletëve – Analizo- Përse duhet të punojnë të dy prindërit ?

5.Grupi i dallëndysheve – Argumento vlerat positive të nënës në familje.

6.Grupi i pëllumbave- Krahaso nënën e Emes me nënën e Artit.

– Vëzhgoj duke ndjekur hap pas hapi punen e nxënësve.

-Puna e secilit grup prezantohet në formën e nje kartoline

Lideri i secilit grup prezanton detyrën e grupit.

– Montohet në faqet e kubit puna e secilit grup duke realizuar teknikën e kubimit.

-Në përfundim nxënësit prezantojnë kartolinën e falenderimit dhe te mirenjohjes per mamin e përgatitur gjatë orës së pare.

-Shoqërohet puna e kryer me kengën e Nënës te këngëtarit Sherif Merdani ose të Vaçe Zelës.

Nxjerr konkluzionet e orës së mësimit.

– Cfarë mësuam sot?

– Cili është mesazhi i pjesës letrare?

Mesazhi: Për të siguruar një jetesë më të mirë duhet të punojnë të dy prindërit.

Vlerësimi i vazhduar: Vleresoj nx. i cili: – Flet lirshëm për librat jashteshkollor qe ka lexuar, për llojin e pjesës letrare. Lexon me intonacion e duhur tregimin. Tregon brendinë e pjesës letrare. Shpreh ndijesitë e veta për rëndësinë e punës së nënës në familje. Shpreh qëndrimin e tij ndaj asaj që lexon. Rendit fjalitë sipas kuptimit. Shpreh ndienjat e mirenjohjen e tij per nënën nëpërmjet fjalëve falenderuese.

Detyrë shtëpie: Plotëso hartën e ngjarjes

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

FTUAR NË RRETHIN E DHJETË/ Takim me Flutura Açkën

Next Article

Të hysh në botën e fëmijëve, pa trokitur...

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427