Plani edukativ

Plani edukativ është pjesë e përgatitjes së mësuesit për vitin shkollor. Hartimi i tij është në varësi të nxënësve të klasës, nevojave të tyre dhe problematikave që ata kanë. Mësuesi kujdestar duke i njohur mirë nxënësit, familjet nga vijnë, problematikat që kanë në komunitetet, problemet shëndetësore dhe vështirësitë që hasin në mësime harton një plan edukativ, cakton objektiva të qarta dhe punon për arritjen e tyre.

Zhvillohen zgjedhjet në klasë. Nxënësit zgjedhin senatorin e klasës. Zgjidhen edhe disa nxënës të cilëve u caktohen detyra specifike.

Pjesë e rëndësishme e punës së mësuesit në tërësi është bashkëpunimi me prindërit, prandaj në planin edukativ përcaktohen ditët kur do të zhvillohen takimet me prindër. Zgjidhet këshilli i prindërve, kryetari i tij dhe përcaktohet se si do të bashkëpunojnë me mësuesen për arritjen e rezultateve maksimale. 

Shikojeni hap pas hapi ndërtimin e planit edukativ.

Republika e Shqipërisë

Ministria e Arsimit  dhe Sportit

Drejtoria Arsimore Rajonale e qytetit _________________________

Gjimnazi : __________________

Qyteti: ______________________

Klasa: ___________________

Mësuesja Kujdestare: ____________________________

Viti shkollor: __________________________

“Një mësues nuk duhet të ketë ndonjë të favorizuar, ndaj nuk duhet të ndajë të varfrit nga të pasurit, më pak inteligjentët nga inteligjentët.”

Përmbajtja e Planit:

1. Organizimi i klasës

2. Puna me partnerët

3. Përmbajtja e planit

4. Plani analitik

“Edukimi është art i atij që din të bëjë të bashkëjetojë programe dhe krijimtari.”

“Në edukimin që bëhet “praktikë e lirisë” – edukatori është dialogues dhe vjen nga ana tjetër i edukuar nga ata që ka detyrë t’i edukojë” (Paulo Freire).

Organizimi i klasës

Përbërja e klasës

Nr.Emër mbiemërGjinia
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   

Gjendja sociale e klasës dhe karakteristika. 

Klasa ka në përbërjen e saj nxënës, nga të cilët djem dhe vajza.

ProblemiNumri i nxënësve
Nxënës me prind të divorcuar   
Nxënës pa  prind 
Nxënës me një prind     
Nxënës me vështirësi në të nxënë 
Nxënës me prapambetje mendore 
Nxënës me problem edukative 
Nxënës me të meta fizike 
Nxënës me probleme ekonomike 
Nxënës të  dalluar me gjitha 10-ta 
Nxënës të dobët në  mësime 
Nxënës që kanë tendencë duhan, alkool, drogë 
Nxënës me tendencë braktisjeje të shkollës 
Nxënës që kanë nevoja psikologjike 

Zgjedhjet në klasë

Senatori i klasës: ______________________

Zv. senatori: ___________________________   

NumriShkencatDisiplina e përparimiVeprimtari jashtë klaseEdukimi qytetarArteSportTeatër
1.       
2.       
3.       
4.       
5.       

Puna me partnerët

Puna me prindërit

Këshilli i Prindërve
NrEmri MbiemriDetyra
1. Kryetare
2. Anëtare
3. Anëtare
4.  
5.  
Bordi i Klasës
NrEmri mbiemriDetyra
1. Kryetare
2. Nënkryetare
3.(Psikologe)Anëtare
4.Mjekja e shkollësAnëtare
5.  

Drejtimet e punës

Parandalimi i alkoolit dhe drogës

• Stadet e alkoolizmit

• Llojet e drogës dhe ligji për mospërdorimin e saj.

• Presioni i bashkëmoshatarëve

• Aftësimi për të ndihmuar të tjerët

Parandalimi i duhanit

• Rreziqet e duhanit

• Reklama e duhanit dhe ligji antiduhan.

• Dëmet që sjell duhani në shëndetin tonë dhe atyre që na rrethojnë

Edukimi i karrierës

• Kush jam unë

• Respekti për veten, të shprehesh për veten

• Aftësitë pozitivë të të dëgjuarit

• Dialog dhe komunikim

• Qëllimet për jetën

Parandalimi i SST (AIDS)

• Mite dhe fakte mbi rreziqet seksuale

• Rreziku i SST, AIDS

• Masat parandaluese

Drejtësia sociale

• Kuptimet kryesore

• Abuzimi racor, mostoleranca gjinore

• Konventa mbi të drejtën e fëmijëve

Steriotipet gjinore dhe rolet gjinore

• Përparësitë dhe mangësitë gjinore

• Rolet dhe marrëdhënia gjinore

• Martesa dhe familja, lindja e fëmijëve

• Ndarjet, divorci, shkaqet, pasojat

Edukimi i qytetarisë njerëzore të përgjishme:

• Vlerësimi i dallimeve kulturore

• Përgjegjshmëria shoqërore

• Qëndrueshmëria njerëzore

Plani analitik

TemaKurKuKush
Njohja me rregulloren e shkollës dhe zgjedhja e senatitShtator- tetorklasëMësuesja Nxënësit Prindërit  
Aktivitet Festat e Nëntorit1-30 nëntorKlasë, komuniteteMësuesja Nxënësit Prindërit  
Lufta kundër AIDS dhe aktivitet për festat e fundvitit1 dhjetorklasëMësuesja Nxënësit Prindërit  
Përkujtojmë HolokaustinJanar-shkurtklasëMësuesja Nxënësit Prindërit  
21 mars dita botërore kundër diskriminimit racial  21 marsklasëMësuesja Nxënësit Prindërit  
Dita botërore e komunitetit rom8 prillklasëMësuesja Nxënësit Prindërit  
Dita e Tokës. Si të mbrojmë dhe ruajmë planetin tonë23 prillklasëMësuesja Nxënësit Prindërit  
Dita botërore e familjes15 majklasëMësuesja Nxënësit Prindërit  
12 Qershori Dita ndërkombëtare kundër punësimit të fëmijëve12 qershorklasëMësuesja Nxënësit Prindërit  

Ditë të rëndësishme festash dhe aktivitetesh

DatatTema e festësAktiviteti
8  JanarDita Botërore e Shkrimit dhe e LeximitEdukim për të gjithë
21 ShkurtDita ndërkombëtare e nenës UNESKORespekti dhe dashuria
8  MarsDita ndërkombëtare gruasHeroina në kohë
21 MarsDita botërore e poezisë UNESKO 
7  PrillDita botërore e shëndetit OBSHVetëm një çast
8 PrillDita botërore e romëveBëj një hap përpara
23 PrillDita botërore e librit dhe e drejta e autorit UNESKO 
3 MajDita botërore e lirisë së shtypit UNESKOFaqja e parë
8 MajDita botërore e kryqit kuq 
15 MajDita botërore e familjesPuna dhe fëmijët
17 MajDita botërore e telekomunikacionitImpakti i komunikimit me internet
31 MajDita botërore kundër duhanit OBSH 
4 QershorDita ndërkombëtare e fëmijëve Viktima të agresionitA kemi alternativa të tjera
5 QershorDita botërore e mjedisit 
20 QershorDita botërore e refugjatëve 
21 QershorDita botërore e paqes dhe e lutjesTë gjithë të ndryshëm por  të barabartë
26 QershorDita ndërkombëtare kundër abuzimit me drogën dhe trafikut 
11 KorrikDita botërore e popullsisë 
12 GushtDita botërore e të rinjveE ardhmja jonë
E martë e dytë e shtatoritDita për paqen 
8 ShtatorDita ndërkombëtare e shkrimit dhe leximit UNESKO 
1 TetorDita ndërkombëtare e të moshuarve 
1 TetorDita ndërkombëtare e muzikës 
5 TetorDita botërore e mësuesveÇdo zë duhet të dëgjohet
10 TetorDita botërore e shëndetit mendorSporti për të gjithë

Objektivat

Të ndihmojmë nxënësit për një jetë harmonike me shoqërinë dhe reduktimin e sjelljeve të riskut, për nxitjen e sjelljeve dhe të qëndrimeve pozitive që garantojnë suksesin dhe sigurinë sot dhe në të ardhmen, synojmë:

Në zhvillimin e konfidencës dhe përgjegjësive:

1. Të njohim vlerat dhe cilësitë e tyre personale, mbi bazën e të cilave mund të marrin vendime për veten dhe për shoqërinë.

2. Të kenë sensin e identitetit të tyre personal dhe të prezantojnë veten në rrugë konfidenciale.

3. Të vlerësojnë veten dhe të tjerët, të menaxhojnë vlerësimin dhe kritikën, suksesin dhe dështimin duke nxjerrë mësime nga përvoja.

4. Të marrin përgjegjësi për të zgjedhur hapat e mëtejshëm dhe të planifikojnë me prindër dhe të tjerë  zgjedhjet e së ardhmes.

Në zhvillimin e stileve jetësore të shëndetshme dhe të mbrojtura:

1. Të përdorin aftësinë e argumentit kundër dhe të rezistojnë ndaj presioneve negative në familje dhe komunitet.

2. Të njohin shkaqet, simptomat dhe trajtimet për stresin, depresionin dhe të identifikojnë strategjitë parandaluese dhe menaxhuese për to.

3. Të rendisin dëmet shëndetësore të alkoolit, drogave, përdorimit të hershëm të marrëdhënieve seksuale, zgjedhjeve të ushqimit dhe të marrin masa parandaluese për parandalimin e SST, AIDS.

Në zhvillimin e marrëdhënieve dhe respektimit të diferencave midis njerëzve:

1. Të marrin informacionin e nevojshëm rreth diferencave në grupe të ndryshme etnike mbi forcën e paragjykimeve dhe nevojën e parandalimit dhe luftimit të tyre.

2. Të luftojnë për ndryshimin e sjelljeve ofenduese, shantazhet dhe diskriminimeve të shpallura dhe të nënkuptuara.

3. Të bashkëpunojnë me njerëz me të cilët kanë diferenca duke qenë mirëdashës me të tjerët dhe të përdorin strategji paqësore në zgjidhjen e konflikteve.

Sigurinë e shanseve të shumta:

1. Të sigurojnë pjesëmarrje të barabartë dhe aktive në veprimtaritë e ndryshme shkollore dhe jashtëshkollore.

2. Të marrin përgjegjësi dhe pozitivitet për veten (duke marrë role të caktuara në shkollë dhe në komunitet).

3. Të ndihmojnë në përgatitjen e nxënësve për ndryshim për jetën.

Në njohjen e vlerave historike dhe atdhedashëse:

1. Të ndihmojmë me anë të veprimtarive praktike në njohjen e historisë së lashtë dhe të re të kombit tonë.

2. Të edukojmë krenarinë për atdheun duke vizituar vende historike e turistike në viset shqiptare.

3. Të njohim dhe vlerësojmë luftën e popullit tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore (përmes aktiviteteve në kuadër të 70 Vjetorit të Çlirimit)

Takimet me prindër

NumërTema e takimeveKur
1.  
2.  
3.  
4.  
5.  
6.  

*Planin e gjeni te materialet e gatshme, klikoni këtu për ta shkarkuar

(A. Hoxhaj)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Udhëzues metodik për 3 dosjet e parashkollorit

Next Article

A është turp të flasësh për... ?

Related Posts