Plan aktiviteti: I themi “Jo” dhunës ndaj fëmijëve

Aktivitet i organizuar nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9–vjeçare “Seit Can Tagani”, Trush. Tema: I themi “Jo” dhunës ndaj fëmijëve.

Shkolla 9-vjeçare “Seit Tagani”, TRUSH

PËRGATITI: Valbona Mlika

Plan aktiviteti

Tema: I themi “Jo” dhunës ndaj fëmijëve

Aktivitet i organizuar nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Seit Can Tagani”, Trush. 

Qëllimi:

Ky aktivitet ka si qëllim ndërgjegjësimin e nxënësve dhe komunitetit për zgjidhjen paqësore të konflikteve që lindin, duke shmangur dhunën në të gjitha format e saj.

Pjesëmarrësit: Nxënësit, mësuesit, punonjësja sociale .

Përfituesit: Nxënësit e arsimit fillor, të arsimit të mesëm të ulët dhe komuniteti.

Kohëzgjatja: 2 orë mësimore.

Vendi: Oborri i shkollës dhe fshati. 

Ora: 11:00-12:30

Mjetet: 

Fjongo blu të vogla, fjongo blu të mëdha, pankarta, shportë, fletushka me mesazhe, tollumbace me ngjyra blu dhe të bardhë, vizatime të realizuara nga nxënësit. 

Buxheti: 

U mundësua nga bordi i shkollës.

(Shuma e mundësuar, 11150 lekë.)

Amplifikator 9000

Tullumbace 1200

Fjongo blu 500

Gjilpëra të vogla 200

Kartonë 150

KOMPETENCAT E ARRITJES NË KËTË AKTIVITET

  • Të diskutojnë mbi format e ndryshme të shfaqjes së dhunës në shkollë.
  • Rëndësia e eliminimit të të gjitha formave të dhunës nga sistemi arsimor.
  • Mësuesja e historisë , realizon pankartat me mesazhe kundra dhunës në çfarëdo lloj dhune.
  • Nxënësit shkruajnë në fletushka “mesazhe lumturie”.
  • Përgatitja e dy pankartave të mëdha me nga një fjongo blu si mesazh kundra dhunës.
  • Lexim me role i pjesës letrare “I forti”.
  • Klubi i piktorëve realizon ekspozitë me punime të artit figurativ me temë: “JO” dhunës!

Mënyra e realizimit

1. Secila klasë si në AF ashtu edhe AMU organizojnë orë të veçanta gjatë javës, ku në qendër do të jetë mesazhi kundër dhunës.

      2. Mësuesja e historisë ka përgatitur një projekt me temë: 

      Dhuna nuk duhet të ekzistojë! 

      3. Klasa e tetë realizon lojën me role të pjesës letrare “I forti”, ku në qendër janë dy nxënës shkolle ku njëri është bullizuesi dhe tjetri i bullizuari. Nga kjo pjesë letrare nxënësit marrin disa mesazhe të rëndësishme. 

      • Mospërdorimi i dhunës.
      • Besimi në vetvete.
      • Kënaqësia që të jep, kur ti ndihmon një njeri në nevojë.

      4. Nxënësit e AF përgatitin fletushka, në të cilat shkruajnë mesazhe kundër përdorimit të dhunës, të cilat i kanë quajtur “mesazhe lumturie”.

      5. Me anë të çantave nxënësit realizojnë mesazhin “Stop dhunës” në oborrin e shkollës.

      6. Janë ekspozuar pikturat e realizuara nga “Klubi i piktorëve”. Nxënësit e shkollës shijojnë pikturat duke marrë njëkohësisht edhe mesazhin që përcillet në to.

      Në orën 11:00 nxënësit mblidhen në oborrin e shkollës ku do të dëgjojnë mesazhe të ndryshme, të cilat kanë në qendër mospërdorimin e dhunës në çfarëdo lloj forme.

      Një përfaqësi e nxënësve së bashku me drejtuesen e I-A dhe disa mësues dalin në fshat, ku nxënësit u ndajnë komunitetit “mesazhet e lumturisë”.

      Kthimi në ambientet e institucionit arsimor.

      © Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

      Total
      0
      Shares
      Leave a Reply

      Your email address will not be published. Required fields are marked *

      Previous Article

      Orë edukative me rastin e Ditës së Tokës, 22 prillit

      Next Article

      Provimi i licencës, lista e kandidatëve Matematikë Informatikë

      Related Posts