PKAB, MASR publikon modelet e testeve dhe skemat e vlerësimit për gjuhët e huaja (2020)

Ministria e Arsimit ka bërë publik modelet e testeve dhe skemat e vlerësimit për gjuhët e huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht, Gjermanisht), për Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë. Materiali ka disa teste të përdorura në vitin shkollor 2019.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Besa Shahini ka publikuar së fundmi një material që përmban modele testesh dhe skema vlerësimi për provimet kombëtare të arsimit bazë (PKAB) në gjuhët e huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht, Gjermanisht). Në thelb, ky material u shërben mësuesve, specialistëve të arsimit, nxënësve dhe të gjithë të interesuarve në funksion të përmirësimit në arritjen e standardeve të mësimdhënies dhe të të nxënit në shkollë.

Me qëllim lehtësimin në përdorimin e tij, materiali është ndarë në dy seksione. 

Seksioni 1 përmban testet e përdorura në PKAB, lëndët e gjuhës angleze, gjuhës frënge, gjuhës italiane dhe gjuhës gjermane, bashkë me një informacion mbi përmbajtjet e testeve, kompetencat që vlerësohen, pesha që zë çdo kompetencë, llojet e pyetjeve etj. 

Ndërsa Seksioni 2 përmban skemat e vlerësimit për testet e përdorura në PKAB, lëndët e gjuhës angleze, gjuhës frënge, gjuhës italiane dhe gjuhës gjermane.

Përmes këtij publikimi, ku përmblidhen disa teste të Gjuhës së Huaj të përdorura në vitin shkollor 2019 (sesioni I dhe sesioni II) në Provimin Kombëtar të Arsimit Bazë, synohet t’u jepet nxënësve, prindërve, mësuesve dhe të interesuarve të tjerë një mundësi që të familjarizohen me përmbajtjen e testit dhe llojet e pyetjeve që përdoren në të.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Matematikë 5, tema mësimore: Matjet-gjatësia

Next Article

Prof. Asoc. Dr. Nevila Xhindi: Koronavirusi, agjenti i ndryshimit rrënjësor të arsimit shqiptar

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427