Pikturat dhe punimet artistike të 10-vjeçares nga Memaliaj që konkurron mes talentesh të veçantë

Këto janë pikturat që ka realizuar nxënësja e klasës së pestë, Brikena Koka, në shkollën “Nimete Progonati”. Vogëlushja ka marrë pjesë në një konkurs talentesh për nxënësit me aftësi ndryshe, i zhvilluar nga bashkia e qytetit.

Brikena Koka është nxënëse në klasën e pestë, në shkollën Nimete Progonati” të Memaliajt. 10-vjeçarja ka talent të vizatojë dhe të bëjë punime të ndryshme artistike. Tablotë, letrat e bardha, lapsat me ngjyra dhe bojërat janë pjesë shumë e rëndësishme e ditëve të vogëlushes, pasi me to ajo ndihet mirë dhe argëtohet. 

Mësuesja, Edlira Tringa Cibuku, është shprehur se nxënësja e saj ka marrë pjesë në një konkurs talentesh për nxënësit me aftësi ndryshe, i zhvilluar nga Bashkia Memaliaj dhe se prej këtij konkursi ajo është përzgjedhur për punimet më të mira. Çmimet pritet të shpallen më datë 3 dhjetor, Ditën Botërore të Personave me Aftësi Ndryshe. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Zbatimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, Akademia e Shkencave bashkëpunim me Agjencinë e posaçme

Next Article

Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427