Një ekspozitë e veçantë ajo që kanë hapur nxënësit e shkollës 9- vjeçare “Andon Xoxa” në Fier. Ata kanë paraqitur në një vend, punimet e tyre më të mira në pikturë me temë “Piktorët në fokusin e kohës”.
“Piktorët në fokusin e kohës” – ka qenë kjo ekspozita që nxënësit e shkollës 9- vjeçare “Andon Xoxa” në Fier kanë hapur në një nga sallat e shkollës artistike “Jakov Xoxa”.
Vetë nxënësit kanë treguar se të tilla aktivite janë të rëndësishme për ta, ndërsa me mbështetjen e drejtorisë së shkollës dhe mësueses Klevi Pove kanë paraqitur disa nga punimet e tyre më të mira.
Për me tepër ne ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme!
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.