Përzgjedhja e teksteve shkollore, klasa e 3-të dhe 8-të

Të nderuar mësues/e dhe bashkëpunëtorë të Shtëpisë Botuese Albas,

Librat e klasës së tretë dhe të tetë për përzgjedhje janë dërguar në drejtoritë e të gjitha shkollave në të gjithë vendin. Nëse librat e Shtëpisë Botuese Albas nuk kanë ardhur ende në shkollën tuaj, ju lutemi të na kontaktoni në: 04 231 9002.

Të gjithë librat e Shtëpisë Botuese Albas janë të digjitalizuara dhe ju mund të përdorni versionin digjital duke e shkarkuar nëpërmjet kodit i cili ndodhet në faqen e fundit të librit fizik.

Ftojmë të gjithë bashkëpunëtorët tanë, mësues, nxënës, drejtues, prindër, të njihen nga afër me tekstet shkollore dhe digjitale të Sh. B.Albas, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, për klasat 3 dhe 8, për vitin shkollor 2017-2018.

Sh.B. Albas, në përmbajtjen lëndore të teksteve shkollore (digjitale) 2017-2018, ka pasqyruar të gjitha sugjerimet dhe rekomandimet e mësuesve dhe nxënësve, të cilët kanë dy vite që i përdorin librat digjitalë me sukses. Gjithashtu, çdo lëndë është pasuruar me bazë didaktike audio-vizuale më të përparuar, me pyetësorë për kontrollin e njohurive në tri nivele (bazë, i mesëm dhe i përparuar), me detyra interaktive, me skema dhe çështje studimore për përforcimin e njohurive, me informacione shtesë dhe çdo material tjetër mbështetës për një mësimdhënie të efektshme dhe rezultate më të larta të nxënësve.

Të gjithë mësuesit që duan të bëhen pjesë e kësaj platforme për t’i përdorur tekstet digjitale Albas gjatë sezonit të përzgjedhjes, duhet të dërgojnë një e-mail në adresën info@portalishkollor.al, ose të telefonojnë në numrin 04 231 9002.

Më pas vijohet me procedurën e regjistrimit (shkarkimin e platformës dhe instalimin e librit digjital Albas), duke ndjekur hapat e përshkruar në udhëzuesin e përdorimit të platformës: http://www.portalishkollor.al/e-libri/udhezuesi.pdf 

Për çdo nevojë që do të keni në lidhje me platformën dhe shkarkimin e e-librave albas, jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë jo vetëm në mënyrë elektronike, por edhe duke ardhur vetë në shkollën tuaj, sapo ju të na njoftoni në adresën: info@portalishkollor.al ose në numrin 04 2319002 cel: 069 20 58 402.

(Portali Shkollor ALBAS)

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Kualifikohet grupi i vajzave nga “Shkolla e Kuqe”

Next Article

Intervistë me mësimdhënësen Jonida Lalaj

Related Posts
më shumë

“Nokturn ’18”

Është një libër që të shijon shumë kur e lexon në atë gjendje kur, siç shkruan autori: “Gjithësia…

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427