“Përtej rrugës në të cilën rrallë shkohet”, Scott Peck

Scott Peck-u rrëmon edhe më thellë në çështjet e jetës së përditshme, me të cilat përballemi dhe na sfidojnë të gjithëve në ditët e sotme: me fajin dhe faljen; me seksualitetin dhe shpirtëroren; me vdekjen dhe kuptimin e jetës; me familjen …

Libri i parë i Scott Peck-ut, Rruga në të cilën rrallë shkohet, vazhdon të qëndrojë prej shumë vitesh në listën e librave bestseller të të gjitha kohërave. Te Përtej rrugës në të cilën rrallë shkohet, – që është një vazhdim po aq i mençur dhe i thjeshtë i librit të parë, – Scott Peck-u rrëmon edhe më thellë në çështjet e jetës së përditshme, me të cilat përballemi dhe na sfidojnë të gjithëve në ditët e sotme: me fajin dhe faljen; me seksualitetin dhe shpirtëroren; me vdekjen dhe kuptimin e jetës; me familjen dhe marrëdhëniet; me pranimin e përgjegjësive dhe rritjen tonë shpirtërore. I shkruar me shumë inteligjencë dhe ndjeshmëri, libri bazohet në përvojën e Scott Peck-ut, – si atë profesionale, ashtu edhe atë personale, – na mëson si të sfidojmë hamendësimet e gabuara, duke sugjeruar një rrugë nëpër të cilën mund të vazhdojmë të ecim përpara, rrugë e cila na tregon se ndryshimi dhe rritja personale janë gjithmonë të mundura, pavarësisht se sa i vështirë dhe i ndërlikuar është udhëtimi.

Vazhdojeni udhëtimin për rritjen tuaj personale dhe shpirtërore me këtë libër të mençur!

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Prindër, kur jeni me fëmijën hiqeni telefonin nga dora!

Next Article

Matematikë XI, plani vjetor dhe planet tremujore (2018-2019)

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427