“Përtej kufijve të një dashurie”

“Përtej kufijve të një dashurie” është poezi e shkruar nga Kristi Rira. Ju kujtojmë që sot është afati i fundit për dërgimin e poezive. Nesër do të shpallet fituesi i këtij konkursi. Ju urojmë suksese të gjithëve!

“Përtej kufijve të një dashurie”

Të desha pafundësisht,

Por s’të arrita dot

Të desha deri në dhimbje,

Por ti më dhe vetëm brengë e lot

Të ëndërrova për net të tëra,

Por unë nuk isha në ëndërrimet e tua

Jetoja me mendimin vetëm për ty,

Por ti nuk më mendoje mua,

Në çdo çast më dukej sikur flisja me ty,

Por ti nuk flisje me mua,

Të vështroja në sytë e thellë e të zezë,

Por ti nuk më vështroje mua

E desha buzagazin tënd,

E desha, edhe pse nuk më buzëqeshte mua

E desha vështrimin e ëmbël të syve të tu,

E desha, por s’më përkiste mua

E desha çdo pjesë të qenies tënde,

Të desha,

Edhe pse s’më doje

Të desha përtej kufijve

Të një dashurie.

Kristi Rira

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. 852265 931033I saw your post awhile back and saved it to my computer. Only lately have I got a chance to checking it and have to tell you nice work. 92185

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Kalendari i trajnimeve Albas

Next Article

"Dashuria jote është një ishull"

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427