Personaliteti i mësuesit

Për të frymëzuar jo vetëm një nxënës, por dhe një mësues duhet të ngrihet mbi turmën dhe të tërheqë vëmendjen me gjithçka që ka e transmeton te të tjerët. Pra, çfarë mendon një nxënës, cilat karakteristika e bëjnë një mësues të madh?

Çdo njeri mund të studiojë e të bëhet mësues, por duhet një personalitet i veçantë që ky person të bëhet mësues i madh. Për të frymëzuar jo vetëm nxënësit, mësuesi duhet të ngrihet mbi turmën dhe të tërheqë vëmendjen me gjithçka që ka e transmeton te të tjerët. Pra, çfarë mendon një nxënës, cilat karakteristika e bëjnë një mësues të madh?

Ndjeshmëria

Një mësues i madh është i ndjeshëm ndaj nevojave të nxënësve të tij. Në ditën e parë të parashkollorit, kur ata qajnë për prindërit dhe refuzojnë të qëndrojnë në klasë, një mësues i madh ulet me ta derisa të qetësohen. Në shkollën e mesme, kur një fëmijë hyn në adoleshencë, e mbingarkuar nga të mësuarit jo vetëm akademik, por duke mësuar edhe për veten; një mësues i madh është i durueshëm, i kuptueshëm dhe i disponueshëm për të folur në çdo kohë. Në shkollën e mesme dhe në kolegj, kur përballen me detyrën e planifikimit të të ardhmes së tyre, një nxënës kërkon që një mësues të ofrojë mbështetje dhe mençuri.

Entuziazmi

Pse duhet të entuziazmohet një nxënës për të mësuar kur mësuesi i tij nuk është i entuziast për mësimdhënien? Asnjë mësues nuk mund të jetë i madh pa e dashur profesionin që ushtron çdo ditë. Për të nxitur dhe frymëzuar një nxënës nevojitet që materiali të shpjegohet me pasion. Entuziazmi është ngjitës. Gjithçka duhet që një nxënës të jetë entuziast për të shkuar në klasë është një mësues gjithashtu entuziast, energjia pozitive e të cilit plotëson klasën.

Kreativiteti

Kreativiteti është çelësi për të robëruar një nxënës. Shpesh kur dikush reflekton në edukimin e tyre, ata kujtojnë një moment të veçantë që ka ndodhur në klasë. Kujtojnë kur një mësues e ktheu tabelën e elementeve ose përdori një episod të “The Real World” për të ilustruar një mësim të paçmuar të jetës. Kujtojnë projektet e grupit që përfshinin më shumë pikturë sesa shkrim, luajtje rolesh dhe lojëra zbavitëse për të provuar njohuritë e tyre. Duke treguar diçka të nxënësve që ata nuk e kanë parë më parë, madje duke u treguar atyre diçka të njohur por në një mënyrë të re është mënyra më e sigurt për të lënë një përshtypje që zgjat me vite.

Dedikimi 

Një mësues i madh duhet t’u përkushtohet nxënësve, me një angazhim të palëkundur në edukimin dhe mirëqenien e tyre. Është e lehtë të jesh entuziast për mësimin kur gjërat shkojnë mirë, por mësimi nuk është gjithmonë i lehtë. Ashtu si në çdo punë, mësuesit herë pas here kanë ditët e tyre të këqija, por një mësues i dedikuar planifikon mësimdhënien, mëson edhe nga vështirësitë. Përballë zhgënjimit, një mësues i përkushtuar vazhdon të përpiqet të arrijë secilin prej nxënësve dhe me durim siguron që një nxënës i painteresuar të mësojë. Kjo kërkon që të jetë fleksibël dhe t’i përshtatet secilit nxënës. Një mësues i madh nuk heq dorë kurrë.

Disipline

Kur vjen puna te mësimi, shumë mësues e shoqërojnë rreptësinë me papëlqyeshmërinë. Nga ana tjetër, disa të rritur shikojnë përsëri arsimin dhe kujtojnë mësuesit më të rreptë si disa nga më të mirët. Si mund të jetë kjo? E vërteta është se ka mënyra për të zbatuar rregullat pa qenë tepër striktë. Ndërkohë që është e rëndësishme të krijohet besim dhe komunikim me nxënësit, është gjithashtu e rëndësishme të sjellim strukturën dhe organizimin në klasë. Duke pasur pritjet e drejta të nxënësve siguron që ata të mësojnë si t’i japin prioritet, të menaxhojnë kohën e tyre dhe të dëgjojnë me vëmendje. Një mësues i madh vendos rregulla dhe bën kërkesa, por në një mënyrë që nuk frikëson. Krijimi i strukturës në klasë nuk duhet të përfshijë të qenit tepër e rreptë, dhe me kalimin e kohës nxënësit vlerësojnë vlerën e disiplinës.

Një nga shenjat më të vërteta të një mësuesi të madh është aftësia për të nxjerrë më të mirën nga nxënësit. Një mësues i madh i njeh potencialet e nxënësve për t’u bërë njerëz të mëdhenj, dhe ai i frymëzon ata.

Cilat tipare të tjera të personalitetit ka nevojë një mësues i madh? Na tregoni se çfarë mendoni se një mësues duhet të ketë si pjesë të personalitetit të tij/saj për të qenë i madh. Dërgoni mendimin tuaj në adresën info@portalishkollor.al 

Albina Hoxhaj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Për orët edukative

Next Article

A duhet të ndikojnë prindërit në zgjedhjen e fëmijës?

Related Posts