Përshkrimi i notës në dëftesë

Mësuesja Anila Duraj ka përgatitur përshkrimin e notës në dëftesë. Krahas secilës notë mesatare gjendet edhe përshkrimi i kompetencave kyçe, për shkallën e tretë.

Nota mesatarePërshkrimi i kompetencave kyçe në dëftesë           Shkalla III

5

– Shpreh mendimin e tij/ saj  për një temë të caktuar kryesisht kur i kërkohet, duke përdorur një fjalor të thjeshtë.

– Zgjidh duke ndihmuar detyra të thjeshta, nuk arsyeton përzgjedhjen e procedurës.

– Bashkëvepron në mënyrë aktive me moshatarët dhe të tjerët për realizimin e një aktiviteti sportiv ose mjedisor.

– Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes ne klasë, shkollë etj.  

6

– Shpreh mendimin e tij/ saj  për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të komunikimit.

– Përzgjedh disa të dhëna, kryesisht nga teksti dhe i përdor në projektet lëndore.

– Bashkëvepron me moshatarët dhe të tjerët për realizimin e një aktiviteti të përbashkët në bazë klase apo shkolle.

– Ndërton marrëdhënie të shëndetshme me nxënësit e klasës.

7

– Shpreh mendimin e tij/saj  rreth temave të ndryshme duke përdorur gjuhën dhe fjalorin e përshtatshëm.

– Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme për realizimin e një veprimtarie në shkolle.

– Zbaton  rregullat e mirësjelljes dhe reagon ndaj sjelljeve të pahijshme.

– Përdor TIK-un për realizimin e projekteve,  përzgjedh pjesërisht informacionin sipas kritereve të cakuara.  

8

– Shpreh drejt një mendim ose kërkesë, me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të komunikimit.

– Ndërlidh temën e re ose një çështje të dhënë me njohuritë dhe përvojat paraprake sipas një radhitjeje logjike.

– Zbaton  rregullat e mirësjelljes në klasë, shkollë etj dhe mban qëndrim ndaj nxënësve që nuk i respektojnë ato.

– Përdor programe të përshtatshme kompjuterike për kryerjen e detyrave në lëndë të ndryshme.  

9

– Dëgjon me vëmendje prezantimin dhe komentet e bëra nga të tjerët rreth një teme duke bërë pyetje komente dhe propozime.

– Harton planin e punës për realizimin e një krijimi duke percaktuar hapat kryesorë të zbatimit.

– Përfshihet aktivisht në projekte kundër diskriminimit  dhe që promovojnë tolerancë.

– Përzgjedh informacionin e duhur dhe e paraqet atë të përpunuar dhe me efekte te larmishme me anë të programeve kompjuterike.

10

– Komunikon lirshëm me një fjalor të pasur shkencor, si dhe debaton në mënyrë kritike.

– Përdor strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi duke paraqitur rezultat të njëjtë.

– Ndërton mardhënie të shëndetshme me nxënësit e klasës dhe imponon mirësjellje reciproke.

– Analizon dhe menaxhon informacionin e marrë elektronikisht duke e përmbledhur sipas kritereve per realizimin e projekteve lëndore.  

Anila Duraj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mësimdhënia me bazë kompetence

Next Article

Schoolflix jo vetëm Netflix

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427