Përshkrim vlerësimi i notës vjetore në lëndën e edukuimit fizik AML

Mësuesi i edukimit fizik Sead Uraj, ka përgatitur përshkrimim e vlerësimit të notës vjetore në lëndën e edukuimit fizik AML, të cilën e bashkëshoqëron edhe me foto nga orët mësimore.

NOTAPËRSHKRIMI I VLERËSIMIT TË NOTËS VJETORE NË LËNDËN EDUKIM FIZIK AML
4Demostron një shkallë të pamjaftueshme të zotërimit dhe zbatimit të njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve. 
5Demonstron elementë akrobatike të thjeshtë; demonstron pjesërisht lëvizje ritmike dhe akrobatike; identifikon vlerat positive të lëndës së edukimit fizik., bashkëpunon me shokët dhe kundërshtarin gjatë veprimtarive sportive; 
6Demonstron elemente të kombinacionit lëvizor me dhe pa mjete (cirkuide, stafeta); demonstron
pjesërisht teknikën  e vrapimeve (të shpejtësisë, të qëndrueshmërisë, me pengesa, etj.); demonstron rregullat teknike të lojës në situata të ndryshme; 
7Zbaton rregullat në situata loje mësimore lëvizore, popullore dhe sportive; zbaton pjesërisht
rregulloren teknike të lojërave lëvizore dhe sportive; zbaton parime mbi vlerat pozitive që sjell veprimtaria fizike  në situate të ndryshme. 
8Zbaton kombinimin e elementëve teknikë sipas situatave taktike në lojëra sportive; zbaton teorikisht një plan pune mbi ndryshime trupore që sjell veprimtaria fizike; argumenton dhe njeh masat mbrojtëse ndaj mbilodhjes që shkaktohet nga veprimtaria fizike; 
9Zotëron teknika lëvizore dhe kryen kombinime në situata të ndryshme sportive; zotëron aftësi
në kryerjen e fazave dhe elementëve teknikë të vrapimeve (të shpejtësisë, të qëndrueshmërisë,me pengesa, etj.); menaxhon pozitivisht emocionet e tij dhe i përshtat ato në situata të ndryshme.
10Zotëron teknikat e plota të veprimeve lëvizore sipas situatave në lojërat sportive; shfaq aftësi drejtuese dhe orientuese në organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve në natyrë(marshim,krose,guide turistike). Harton dhe vë në praktikë një plan individual pune në funksion të përmirësimit të gjendjes fizike, në përshtatje me ndryshimet fiziologjike moshore.

Sead Uraj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Maturantët e regjionit të Ferizajt dhe Gjilanit i nënshtrohen pjesës së dytë të provimit të maturës shtetërore (2019)

Next Article

Shkollat jopublike, të duhura për mirëedukimin dhe arsimimin bazë të fëmijëve?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427