Përsëritja e materialit, thelbësore për përgatitjen e një testimi

Përsëritja e materialit është thelbësore në atë se si do të përgatitemi për një testim. Përsëritjet mund të jenë paralele, të cilat bëhen gjatë vitit, por mund të jenë edhe përmbledhëse në fund të një periudhe. Ndoshta pjesa më e veshtirë në arritjen e suksesit dhe disi e mërzitshme është përsëritja. 

Përsëritja është elementi që të bën të lidhesh atë çka ke arritur si produkt nga të lexuarit. Përsëritja është si litari me të cilin gjahtari lidh gjahun, nuk mund të dalë për gjah vetëm për të gjuajtur dhe kaq, një fjalë e urtë thotë, ajo që gjuhet duhet të lidhet, kështu ajo që lexohet duhet të shkruhet dhe të rilexohet, kështu mbetet gjatë në memorie. 

Gjatë përsëritjes është mirë që nxënësi të përdorë sa më shumë shqisa dhe të përdorë ndërveprimin e tyre, kështu shmang mërzitjen, pasi nëse do të përdorë vetëm leximin apo shkrimin do të sillte stres dhe mërzi, po ashtu ulje të rendimentit, mirpo nëse përdor alternim, në fillim lexon, pastaj shkruan shkurt atë çka lexoi në mënyrë të përmbledhur, pastaj reciton me pak zë, pastaj zgjidh një ushtrim, më tej sintetizon dhe skematizon idetë me organizues grafik, pastaj e risjell me fjalët e veta duke luajtur me informacionin. Ky nxënës do e ketë të lehtë të risjellë ndërmend idetë gjatë një testimi.

Si duhet të jetë ambienti?

Mirë është që ambienti i leximit të jetë i ndriçuar, i ajërosur, me temperaturën e duhur, larg mjeteve që të largojnë vëmendjen si telefoni, televizori apo frigoriferi etj… 

Si duhet të organizosh ditën? 

Ështe mirë që për leximin fillestar të përdorësh pjesën e mëngjesit pasi truri është i freskët dhe ke rendiment më tepër, pasi të përgatisësh “gjahun” është mirë që të shlodhesh për 1 apo 2 orë dhe më pas të rishkruash, rilexosh, rikompozosh apo skematizosh idetë, psh nga ora 7-10 lexonshlodhesh 30 min dhe lexon perseri 10 e 30 me 12 e 30. Shlodhesh 2 orë dhe pasdite mos fillo kapitullin e ri pa rilexuar qoftë edhe dhjetë minuta ato që lexove dhe mësove deri në orën 12 e 30. Kështu 4 orët e paradites përgatit diçka të re, në dy orë pasdite përsërit (rilexon, rishkruan, skematizon, zgjidh ushtrime) atë çka lexove paradite… Të nesërmen mos fillo diçka të re pa përsëritur qoftë edhe shkurt si lexim gazete, apo si një skanim informacioni atë çka lexove dje. Pastaj fillo me diçka të re.

Përdor zgjidhje ushtrimesh dhe situatash, rikompozimi i njohurive në situata apo përdorimi dhe shoqërimi i shembujve gjatë leximit lehtësojnë përsëritjen dhe rrisin rendimentin. Pra, shoqëroi idetë me shembuj nga jeta, kështu mbahen mend më gjatë. Mos mëso përmendësh, por lidhi idetë me shembuj logjikë. Përdor një fletore të vjetër! Shkrimi i asaj që është lexuar ndihmon në mbajtjen mend të 50 % të informacionit. Përdor zgjidhje ushtrimesh dhe skematizim idesh. Kështu memorizimi shkon deri ne 80 %. Përsëritja përfundimtare të çon në 90 apo 100%. 

Alterno punën me pushimin, pasi kjo rrit rendimentin, pasi ke lexuar dhe je lodhur argëtohu me diçka të dobishme që të shlodh, por jo diçka që acaron shqisat e të parit si telefoni apo të dëgjuarit si muzika. Rekomandohet dalja, shëtitje në ajër të pastër si kohë pushimi mes leximit apo studimit, apo gatimi i diçkaje që të rrit sheqerin, pasi truri ka nevojë për sheqerna gjatë leximit, apo një lojë sportive mes mësimit, por në sensin e argëtimit, jo lojë që të lodh më tepër se sa të shlodh. Kujdes me orarin e gjumit! 

Qëndrimi natën gjatë pa gjumë dhe mbi telefon, të ul rendimentin, pasi truri natën ka nevojë për pushim, sytë po ashtu të nesërmen do të jenë të lodhur për lexim, truri atë potencial dhe sasi qelizash që ka nuk duhet ta humbasim as në sasi as në cilësi, ndaj kujdes nga shikimi i filmave me përmbajtje erotike, pasi kjo sjell pasoja në funksionimin normal të memories, por edhe në humbjen e numrit të neuroneve. Motivohu për sukses! Ajo që të nxit të bësh këto veprime ka të bëjë me atë se sa ti e dëshiron suksesin dhe me atë se pse e dëshiron suksesin? Ndaj motivimi për arritje dhe sukses është motorri apo gjeneratori i suksesit tënd. Ti nuk mund të kryesh asgjë nëse nuk je i motivuar, nëse nuk ke ambicie, nëse nuk ke qëllim. 

Lëre pastaj nëse ky qëllim është i duhuri ose jo, por së paku të kesh një qëllim për sukses. Se fundi, lutju Zotit dhe mbështetu te AI, pasi të kesh kryer përgatitjet e duhura përdore lutjen ndaj Atij që të dha mundësinë per t’u pergatitur, te dha bagazhin dhe potencialin fizik, te dha kohen, të dha durimin, të dha ambicien, të dha vullnetin, të dha trurin, mendjen, arsyen, besimin, atëhere lutu për falenderim ndaj mirësive dhe më pas lutu për sukses duke thënë: “O Zot nëse kjo që dua të arrij është e mirë për mua, atëherë ma lehtëso dhe ma mundëso, e nëse nuk është e dobishme për mua, atëherë ma zëvendëso me diçka më të mirë, pasi Ti je Ai që e di çfarë është më e mira për mua!” 

Suksese maturantë!

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ja si mund t'i kaloni pushimet verore

Next Article

Nëpër kopshtin tim...

Related Posts