Përse pandemia ka goditur veçanërisht nënat mësuese?

Shumica e mësuesve janë femra dhe pandemia po shkakton një dëm të madh tek to. Rëndesa psikologjike rezulton të jetë e madhe, për shkak të mësimit të alternuar, çorganizimit dhe humbjes së rutinës ditore.

Shumica e mësuesve janë femra dhe pandemia po shkakton një dëm të madh tek to. Rëndesa psikologjike rezulton të jetë e madhe. Ky është një studim i kryer rishtazi në Amerikë, por situata në Shqipëri, ashtu si në të gjithë botën pak a shumë paraqitet e njejtë. Mësues të lodhur nga mësimi i alternuar, nga çorganizimi dhe humbja e rutinës normale të një dite mësimore. 

Të dhënat nga Qendra Kombëtare e Statistikave të Arsimit tregon se 76% e mësuesve të shkollave publike janë gra. Dhe shumë mësuese janë nëna. Gjysma e tyre kanë fëmijë në shtëpi. Kjo do të thotë që njëkohësisht duhet t’i qëndrojnë pranë fëmijëve dhe duhet të jenë mësues.

Ndryshe nga gratë në role të tjera, nënat mësuese kanë barrën e kujdesit për fëmijët dhe nxënësit e tyre njëkohësisht. Mësimdhënia nuk është një punë fleksibël. Ju nuk mund ta anuloni një orë mësimi në minutën e fundit. Përgjegjësitë e një mësuesi kërkojnë që të jeni të pranishëm dhe të angazhuar në mënyrë shmë të përgjegjshme. Kur keni fëmijë për t’u kujdesur në të njëjtën kohë, cilësia e mësimdhënies bie.

Për nënat mësuese, bilanci mes punës dhe jetës personale është më i vështirë se kurrë

Mësueset duhet të ekuilibrojnë punën, familjen dhe përgjegjësitë e shtëpisë. Për ato mësuese që bëjnë mësim të alternuar, pra edhe online, edhe fizikisht, është më e vështirë. Nëse kanë fëmijë të moshës shkollore, e kanë thuajse të pamundur. Në javën që fëmija duhet të ndjekë mësimin online në shtëpi, mësuesja-prind, duhet të jetë fizikisht në shkollë dhe e anasjellta. Kjo krijon një çrregullim të madh në jetën e fëmijës. Nënat mësuese meritojnë një sistem më të mirë: Ato nuk mund t’i bëjnë të gjitha.

Prindërimi dhe jeta profesionale në këtë periudhë është sfidë më vete. Mësueset duhet të:

1. Japin mësim

2. Të kujdesen për fëmijët

3. Të kujdesen për veten

4. Të jenë aty në çdo kohë për këdo. Kjo është e vështirë për t’u realizuar.

Ekziston edhe një kategori tjetër: Mësueset të cilat kanë fëmijët e tyre në çerdhe, kopësht dhe parashkollor. Besoj ju ka ndodhur në ditë të caktuara mos t’i dërgoni fëmijët në çerdhe për shkak të koronës, virozave të stinës, apo sepse ndoshta vetë edukatorja është e infektuar. Në raste të tilla, mësimdhënia shndërrohet në një proces të pamundur. Kjo kërkon mirëkuptimin e drejtuesit, por edhe te kolegëve, të cilët në një mënyrë ose tjetër janë gjendur ose do të gjenden në një situatë të ngjashme. 

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Lucy Kellaway: Ja përse zgjodha të bëhesha mësuese në moshën 50 vjeçare

Next Article

Kujdestaria, një angazhim simbolik apo një obligim kritik dhe domethënës?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427