Përmes disa sugjerimeve, ju mund të krijoni një kulturë më të mirë pune

Pavarësisht se perfeksioni është shumë i vështirë të arrihet dhe çdo vit përmirësohemi duke mësuar zakone më të mira, ju sjellim disa këshilla, sesi në pak kohë ju mund ta përmirësoni gjendjen e klasës suaj, ndjeshëm. Duke i ndjekur dhe duke i respektuar hap pas hapi, ju lehtësoni punën tuaj. 

1 – Së pari, kini parasysh çfarë rëndësie ka për ju vlerësimi dhe bëjani të ditur nxënësit. 

2 – Krijoni për çdo material dhe punim skedarë përmes Google Drive-it, apo Drobox-it. Për të mësuar si t’i përdorni, ju ftojmë të konsultoheni me artikullin e mëposhtëm. 

Si të përdorni Drobox-in për arkivimin e materialeve dhe fotove tuaja.

3 – Mos u bazoni vetëm në rezultatin përfundimtar (testimin përfundimtar) për nxënësin, sepse kjo është e padrejtë. 

4 – Krijoni orë të hapura diskutimesh. 

5 – Jepuni mundësi nxënësve të shkruajnë ese apo hartime, sepse njëkohësisht duhet të testoni edhe mënyrën e tyre të shkruarit. 

6 – Disa orë mësimore bazojini në projekte, për të qëndruar në kontakt me punën në grupe. Në disa vende të botës, vlerësimi bazohet kryesisht tek rezultati i punës në grup. 

7 – Mos i diferenconi nxënësit nga njëri-tjetri. Edhe më problematiku nuk duhet ta ndjejë distancën tuaj. 

8 – Nëse një klasë është e zhurmshme, nuk është faji i klasës, por tërësisht faji juaj. Një mësues i përgatitur, “autoritar” dhe i respektuar nuk i ka këto probleme. Synimi i tij nuk është thjesht të mbajë klasën nën kontroll, por të arrijë objektivat akademike. 

9 – Aplikoni taksonominë e Bloom-it në klasën tuaj.

10 – Njihuni me sfidat e nxënësve tuaj. Dikush ka sfidë të marrë notën maksimale, dikush tjetër të flasë lirshëm dhe pa emocione, një tjetër të dalë mirë në kontrollet me shkrim. Ndihmojeni!

11 – Pyetini gjithmonë nëse e kanë kuptuar atë për të cilën ju po flisni. Mos kaloni te një argument tjetër nëse nuk e kanë kuptuar. 

12 – Krijoni herë pas here lojra në klasë, për të rrëzuar monotoninë e ditës dhe për të ngritur nivelet e energjisë ose për të inkurajuar punën në ekip.

13 – Promovoni orët digjitale. mos harroni ju jeni mësuesit e epokës digjitale. 

14 – Nxitni të menduarin kritik. 

15 – Jini të hapur ndaj sugjerimeve.

16 – Mbi të gjitha, jini humanistë, njerëz të “dhembshur”. Bëhuni modeli më i mirë në aspektin njerëzor dhe profesional për nxënësit tuaj.  

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Për ty i nderuar prind që fajin tënd ma përcjell mua

Next Article

Shkopinjtë artizanalë, mënyra si t'i shfrytëzoni në klasë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427