Përfundojnë regjistrimet për trajnimin e datës 9 mars

Grupet janë plotësuar duke i dhënë fund procesit të regjistrimit për dy modulet. Trajnerët janë gati për të pritur të gjithë mësuesit në datën 9 mars në orën 14:00 në Qendrën e Trajnimeve Albas, adresa: autostradë Tiranë – Durrës, km 4.

Të nderuar mësues/e, 

Qëndra e Trajnimeve Albas ju njofton se procesi i regjistrimit në trajnimet me tema: “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” dhe “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” që zhvillohet në datën 9 mars në Tiranë ka përfunduar.

Grupet janë plotësuar duke i dhënë fund procesit të regjistrimit për dy modulet. Trajnerët janë gati për të pritur të gjithë mësuesit në datën 9 mars në orën 14:00 në Qendrën e Trajnimeve Albas, adresa: autostradë Tiranë – Durrës, km 4, 100 metra poshtë QTU.

Pagesën e trajnimit prej 2 mijë lekësh mund ta kryeni në çdo degë të Raiffaisen Bank në numrin e llogarisë 0120577068 me përshkrimin “Pagesë trajnimi”.

Nëse ka mësues të interesuar për të marrë pjesë në trajnime mund të rezervojnë që tani duke na shkruar në trajnime@albas.al , trajnimet e radhës në Tiranë do të zhvillohen në muajin prill. Do t’ju njoftojmë në vijim për datën dhe orën e trajnimit. 

Ndërkohë vijojnë regjistrimet për trajnim në datën 16 mars në Elbasan. Ju mund të zgjidhni mes dy moduleve se cilin prej tyre do të ndiqni “Menaxhimi i klasës” ose “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”. Trajnimet zgjasin 2-3 seanca në varësi të modulit që ju do zgjidhni të ndiqni. 

Me 23 mars në orën 14:00 trajnimet zhvillohen në Durrës. Ju mund të zgjidhni mes dy moduleve se cilin prej tyre do të ndiqni “Menaxhimi i klasës” ose “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”. Secili modul ka një kredit dhe kushton 2 mijë lekë.

Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në:  0697070480 ; 0697098026 ; 0692058402 ose në adresën trajnime@albas.al

 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

 

Total
0
Shares
1 comment
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Libri, digjitalizimi, biblioteka dhe nxënësi

Next Article

MASR publikon datat e provimeve të maturës 2018

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427