“Perëndesha e vdekshme” fiton konkursin për poezinë më të mirë

Flavio Brahja me poezinë “Perëndesha e vdekshme” është fituesi i konkursit të organizuar nga Portali Shkollor. Këto vargje janë bërë refren i dashurisë së 56.824 lexuesve. Flavio studion në gjimnazin “Sandër Prosi” në Sauk dhe është në klasën e XII-C.

Vargjet e dashurisë kanë sjellë tjetër atmosferë në redaksinë e Portalit Shkollor. Dashuria e shprehur nëpërmjet gjimnazistëve ka ardhur te lexuesit tanë ashtu siç është e pafajshme, e pastër, e dëlirë, e bukur por ndonjëherë edhe zhgënjyese. Janë ato ndjenjat e para të cilat jo gjithmonë janë reciproke dhe bëjnë që të rinjtë të preken dhe të lëndohen. Megjithatë e rëndësishme është që ata e kanë prekur këtë ndjenjë dhe kanë shkruar shumë bukur për të. Të gjitha vargjet janë unike por çdo konkurs mund të ketë vetëm një fitues. Ju, të dashur lexues e keni zgjedhur tashmë fituesin.

Flavio Brahja me poezinë “Perëndesha e vdekshme” është fituesi i konkursit të organizuar nga Portali Shkollor. Këto vargje janë bërë refren i dashurisë së 56.824 lexuesve. Flavio studion në gjimnazin “Sandër Prosi” në Sauk dhe është në klasën e XII-C. 

“Perëndesha e vdekshme”

Ajo u largua nga duart e tua

Zotit, problemin pse s’ia thua?

O njeri i pafat me zemrën e zezë,

Lëre dashurinë e humbur të vdesë.

Ia fale shpirtin Djallit sot

Për të kujtuar Perëndeshën tënde mot

Që të kthehesh në përbindësh, larg pa Zot

Duhet të derdhesh gjak e lot.

U dashurove me një të vdekshëm 

Me shpresë për pasion të përjetshëm.

Vrave miq e shokë nën qetësi

për dashurinë mbërtheve ligësi.

Kishe ëndrra dhe ideale

Për të, ti kaloje male

tashme ke makthe dhe brenga 

A të djeg plaga përbrenda?

Buzëqeshja t’u vodh vite më parë

Fytyra e saj është për t’u sharë

Të përdori ty për të shpëtuar vete

Tani ajo krijoi një demon të metë.

…Budalla! Boll bërë si i shëruar

qartas, je akoma i mallkuar

Do e merrje Perëndeshën prap duke ‘e lëpirë’

Do e adhuroje akoma pa gdhirë

Zoti të hoqi nga dyert e Hyjnores

Engjëjt të hoqën nga mrekullia Qiellores

Por ç’faj ke ti o djalë, nuk je shpirtmirë sot,

Se Perëndesha jote nuk qenka Zot!

E ajo Perëndeshë e vdekshme qenka mistike

Djalë, çohu dhe jetën tënde fike

Nuk do e dëgjosh më rrahjen e zemrës së saj pranë teje

Nëse fik jetën, zemrën e saj do e dëgjosh sipër asaj reje…

Ne jemi interesuar për Flavion në këtë shkollë dhe mësuesit na treguan se ai është një djalë me rezultate të larta në mësime, i përkushtuar dhe shumë i dashur me shokët dhe shoqet. Në ditët në vijim ai do të jetë në zyrat tona dhe ne do të bisedojmë me të lidhur me vargjet e tij dhe “Perëndeshën e vdekshme”. 

Në vendin e dytë është renditur Adina Gjoshe me vargjet e titulluar “Melodi e Shpirtrave” e cila është lexuar 20.048 herë. Megjithëse vargjet e saj janë publikuar më vonë krahasuar po poezitë e tjera pjesëmarrëse në konkurs, Adina ja ka dalë të rrëmbejë vëmendjen e lexuesve dhe të renditet e dyta.

Në vendin e tretë është renditur Joana Meni, nga shkolla jopublike “Mihal Ekonomi”, Durrës, klasa e XI. Vargjet janë lexuar 2,040 herë dhe janë shpërndarë 81 herë në rrjetet sociale. 

Ju kërkojmë ndjesë të gjithë atyre që na kanë dërguar vargjet e tyre pranë redaksisë tonë, por juria profesioniste ka gjykuar që këto poezi të humbasin të drejtën për të marrë pjesë në konkurs. Ju ftojmë të na shkruani në adresat tona dhe ta na dërgoni punimet tuaja më të mira në çdo kohë.

Në vijim Portali Shkollor do të organizojë konkurse të tjera, me tematika të larmishme ku secili prej jush mund të tregojë aftësitë e tij në çdo fushë.

Ju urojmë suksese fituesve dhe ju presim të na shkruani në info@portalishkollor.al ose në albinahoxhaj@yahoo.com !

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

"Dashuria"

Next Article

Në daç paqe dhe qetësi, lexo Rabindranat Tagorën

Related Posts