Animacion është dashuria për jetën, duke i dhënë jetës të gjitha kuptimet që përmban vetë termi “jetë”. Ja cilat janë teknikat dhe objektivat e animizmit (si të mund të animizoj?)
1. Ç’janë teknikat e animizmit?
Të përcaktojmë fillimisht se ç’është një animim dhe pastaj se ç’është një teknikë animimi. Duke patur parasysh përbërësit, të shohim se ç’na del….!
Animacion është dashuria për jetën, duke i dhënë jetës të gjitha kuptimet që përmban vetë termi “jetë”.
Animacioni për t’i dhënë dashuri jetës, ka objektivat e tij dhe metodën e tij (si të mund të animizoj?) Përbërja e metodologjisë ka të bëjë me teknikat e animizmit. Por natyrshëm, lind pyetja ç’është një teknikë? Në fjalor thuhet: ”tërësia e normave që duhet të ndiqen në praktikimin e e një arti, një profesioni, një shkence….”
Atëherë në cilin përfundim arrijmë, nëse duam ta inkuadrojmë teknikën tek animizmi?Teknikat e animizimit janë komplekse, me modalitet e tyre, me aktivitete të shumta, me synime të qarta për të dashuruar jetën.
2. Përse shërbejnë teknikat e animizmit
Kemi thënë se teknikat hyjnë në metodat e animizmit; janë mjete konkrete të animizmit, janë gjithçka që shërben për të aktualizuar marrëdhënien edukative (i vetmi mjet i animizmit), për ta potencializuar dhe konsoliduar, duke e orientuar dhe stimuluar deri në përmbushjen e tij të plotë.
Kujdes! Këto teknika janë MJETE dhe nuk mund të jenë të përhershme, siç nuk mund të jenë gjithmonë të papërsëritura e të papërshtatshme.
Çdo teknikë ka objektivin e saj: ky duhet të përfshihet në intenerarin e punës konkrete që grupi ndjek…; që do të thotë se mësuesi mund të ndryshojë objektivat dhe të jetë kreativ me to, mund të sjellë gjithmonë teknika të reja, të ndryshueshme dhe të eksperimentojë gjatë punës së tij.
3. Si mund të krijosh vetë një teknikë animimi?
Ekzistojnë tre elemente thelbësore:
1. Siguria e animatorit
Animatori duhet të jetë i bindur në atë që bën, duhet të karikojë entuziazmin e tij; duhet të dijë të fitojë mbi rezistencat tipike të atij apo atyre që nuk duan të binden, shkurt duhet të besojë!
Siguria ka të bëjë edhe me përgatitjen: mjetet e nevojshme; njohjen e eksperiencave në teknika; në parashikimin e reagimeve; modalitet e ndryshme që do të zhvillojë. Herë pa here animatori duhet të jetë shumë i zoti sepse duhet të rikrijojë teknika.
2. Situata
Nuk mund të harrosh asnjëherë se cilët janë fëmijët që ke përballë; në kuptimin që me ta mund të ndodhesh në situata nga më të ndryshmet (parim i pafundësisë).
3. Përvoja
Para së gjithash përvoja është diçka e menjëhershme, që preket me dorë. Përvoja fitohet me kohë, por shfaqet e fundit, për të bërë të mundur që animizmi të jetë gjithmonë e më shumë në shërbim të fëmijëve.
Mund t’i referohemi përvojave negative të jetës sonë të përditshme (ato na japin mundësinë të kuptojmë më mirë gabimet tona dhe të mos i përsërisim ato), por edhe përvojat pozitive (të cilat na inkurajojnë për të ecur përpara në punën tonë).
Një rrezik…
Rreziku më i zakonshëm, i cili duhet evituar me çdo kusht është TEKNICIZMI
Kur ndodhet animatori në këto situata jo fort të këndshme? Kur teknikat e animizmit i përdor si përsëritje të pa vlerë; kur i përdor vetëm për të nisur takimin; kur teknika nuk le kohë për asgjë tjetër; kur nuk e eksperimenton teknikën para se ta japë atë.
Konkretisht…le të eksperimentojmë disa teknika…
Maska
• I shpërndahen të gjithë anëtarëve maskat e kartonit, ose vetëm një karton oval me elasticitet. I jepen secilit gërshërë, shënuesit, letër me ngjyrë, letër klips … Me këto materiale çdo nxënës ndërton formën e tij, duke u përpjekur të shprehë në formë karakteristikat e veta, interesat e tij, ose mënyrën se si ai paraqitet me të tjerët në një rrethanë të caktuar të jetës (në pushime, shkollë, në shtëpi, me miqtë…).
• Pastaj, së bashku, ose në çifte të tërë përpiqen të deshifrojnë atë që ai nxënës kërkon të përfaqësojë në maskë, flet me shokun, veçanërisht për karakteristikat, korrigjon, diskuton … Përpiqet të shprehë më gjeste dhe fjalë, atë që kërkon të thotë nëpërmjet maskës.
Kjo shfaqje, mund të shërbejë që secili nga nxënësit të reflektojë mbi maskën që ai vë shpesh në shoqëri dhe ndonjëherë, e bën të mos jetë i vërtetë.
Spotet
• Lidhet një llambë apo një ndriçues rreth një metër larg murit dhe fëmijëve u kërkohet të kalojnë përmes tij njëri pas tjetrit. Ndërkohë, një tjetër nxënës vizaton në një letër të varur në mur profilin e nxënësit. Kështu për të gjithë anëtarët e grupit. Pastaj, secili pronar i profilit e heq dhe shkruan emrin e tij mbi të. Ju gjithashtu mund të shtoni adresa, hobi, pseudonime … . Mësuesi (animatori) pastaj i vë së bashku frytet e punës. Kjo lojë bën të mundur njohjen e përbashkët. Ajo zakonisht zhvillohet në salla të posaçme takimi.
Valixhja e Kapelave
• Nxënësit formojnë një rreth dhe në qendër të tij vendoset një shportë, kuti ose qese plot me kapele apo edhe të tjera veshje si shalle, mbulesë, shami … . Nga ana tjetër, çdo anëtar i grupit shkon në qendër të sallës dhe merr një veshje apo objekt që i duket se përfaqëson më mirë personalitetin e tij. Pastaj nis e shpjegon arsyet për zgjedhjen e tij.
Rrezja
• Nxënësit vendosen në grup. Një nxënës (sipas radhës) nis të flasë me argumente për një temë të caktuar. Rrethi nis të lëvizë sipas akrepave të orës ose në të kundërt, duke reflektuar opinionin e secilit lidhur me argumentet e përdoruara nga nxënësi. Të gjithë personat janë të detyruar të flasin. Është një teknikë e përdorur në grupe që janë të integruar mirë, ku nuk ka probleme për të folur, apo ku nuk ka tensione brenda në grupit.
Kushineta
• Grupi është i formatuar në dy rrathë koncentrikë: rrethi i brendshëm krijohet në mënyrë të tillë që çdo person do të përballet me një nga rrethi i jashtëm. Këmbimet në mes të dy çifteve varen nga përgjigja e një pyetjeje për secilin çift të grupit. Pas disa kohe, çiftet këmbehen mes tyre, duke krijuar të tjera çifte dhe për të vazhduar lojën sipas pyetjeve që shtron animatori. Është një teknikë që veçanërisht i përshtatet temave të vështira për t’i përballur në biseda.
Brainstorming
Qëllimi i kësaj teknike është të mblidhen ide si në fazën e shfaqjes së një argumenti, ashtu edhe në fazën e reflektimit mbi këtë argument. Në një poster të varur në mur, shkruhen idetë rreth temës dhe reflektohet mbi to.
Të gjuash topin
• Në këtë rast pjesëmarrësit e grupit vendosen në formë rrethi. Animatori hedh temën dhe i drejton topit njërit prej pjesëmarrësve. Ai ia jep topin tjetrit duke i kërkuar domosdoshmërisht të flasë. Anëtarët e grupit janë të barabartë. Kush merr topin shpreh mendimet e tij dhe pastaj e hedh topin te anëtari tjetër, i cili do të përsërisë të njëjtën operacion. Kjo deri sa të gjithë komponentët të flasin.
Të shkruash letra
• Çdo anëtar i grupit është ftuar për t’i shkruar letra miqve mbi një çështje të caktuar të shprehë mendimet e tij, motivimet, përvojat e tij në lidhje me temën e caktuar. Dhe mundësisht të ndajë letrat e tij me shokët, t’i lexojë ata në një rreth, duke shkëmbyer ide dhe ndjesi. Pas grumbullimit të letrave, ato përzihen dhe lexohen në përzgjedhje të rastësishme.
Procesi
• Më parë nxënësit kanë parë një vidio ose kanë asistuar në një orë mësimi problematike. Pastaj ata marrin pozicionimin mbi tezën dhe antitezën. Animatori cakton trupin gjykues dhe nis procesi. Animatori cakton grupin e prokurorit dhe të akuzuarit (në varësi të temës dhe argumenteve). Animatori është gjykatësi dhe në fund jep gjykimin.
Mbulesa rrotulluese
• Krijohen nëngrupe me tetë persona. Në tavolinë vendoset një fletë e bardhë mbi të cilën secili shkruan idenë e tij mbi argumentin e shtruar. Pastaj rrotullohet mbulesa dhe çdo anëtar duhet të përpiqet t’i përgjigjet pyetjes që ka bërë shoku. Rrotullimi mund të vazhdojë pa limite kohore. Mund të përdoret kjo metodë edhe për të shkruar një letër për një mik në lidhje me një temë të caktuar, dhe miku të vazhdojë letrën aty ku është lënë ajo. Përfundimisht nxënësit mund të lexojnë se çfarë del në fund.
Biletat e përziera
• Kjo teknikë mund të përdoret në mënyra të ndryshme. Një mënyrë mund të jetë të shkruani një shënim të dyshimtë, një reflektim … në lidhje me një temë të caktuar nga animatori. Pasi të mblidhen të gjitha biletat dhe të vihen në një enë (p.sh. një shportë) përzihen dhe përzgjidhen rastësisht. Çdo njeri është i ftuar më pas për të lexuar përmbajtjen e biletave (anonime), ose për t’iu përgjigjur pyetjes të përmbajtura në të.
• Një mënyrë e dytë mund të jetë si më poshtë: animatori merr disa kartolina dhe i jep nga një secilit grup. Grupi shkruan një pyetje për një temë të paraqitur ose argument të pranishëm. Pastaj përzihen dhe vendosen në një tavolinë në qendër të rrethit. Ndahet grupi në nëngrupe më të vogla nga 5-8 persona dhe i ftoni ata të rrotullojnë një gur me pikëzim. Çdo grup nga ana e rrotullon zarin, kap numrin dhe gjen kartën përkatëse, dhe i përgjigjet pyetjes që përmban. Një variant mund të jetë: udhëheqësi shkruan pyetjet se interesi i tij mbi një temë të caktuar në vend të shkruar ato të djemve, që shmang rrezikun e pyetjeve të njëjta ose të ngjashme.
Këngët
• Kjo realizohet në këto hapa: zgjidhet një këngë që trajton diçka nga problemi i shtruar; dëgjohet në grup; nis interpretimi i saj duke shtruar pyetje provokative në nxitje të debatit.
• Sugjerohen këngë të huaja, teksti i të cilave të jetë i shkruar në tabelë, ose këngë të vjetra me tekste të diskutueshme.
• Këngët zgjidhen të diskutueshme qoftë për përmbajtjen, qoftë për muzikën që ato sjellin. Qëllimi është gjithmonë të favorizojnë mendimin kritik mbi muzikën dhe diskutimin rreth saj.
Letra, dëshmi, video
• Edhe në këtë rast është e nevojshme për një material të përshtatshëm refleksiv, i cili do të shkaktonte paksa diskutim mbi temën. Sa më provokues të jetë materiali, aq më shumë ndihmon ai për të reflektuar, ndoshta së bashku me një shpjegim për të kuptuar se ku kërkohet të arrihet. Ndoshta edhe duke nënvizuar atë që i ka bërë më shumë përshtypje.
Përmes
• Ju zgjidhni një ose më shumë fjalë kyçe të temës që doni të trajtoni. Pastaj ftoni për të shkruar atë vertikalisht në një fletë letre. Për çdo germë secili anëtar i grupit shkruan një fjalë horizontalisht që e quan fjalë kyçe ose fjalë të qarta. Nuk është e domosdoshme që fjalët të shkruhen duke respektuar rendin e numrave. Kjo lojë gjithashtu mund të zhvillohet edhe në disa nivele më të thella. Një kërkesë e mundshme mund të jetë: shkruani emrin tuaj vertikalisht dhe horizontalisht disa meritat ose defekte tuajat. Ose shkruani fjalën miqësi dhe horizontalisht atë se ç’përfaqëson miqësia apo emrat e miqve më të mirë.
• Kjo teknikë mund të përdoret edhe me stimul të një refleksioni individual.
Paxëll
• Krijohen grupe prej 4-5 nxënësish dhe u jepet atyre një foto që lidhet me një temë të caktuar. Pastaj pritet në copëza me forma dhe futen në një zarf. Ftohen pastaj nxënësit për t’i rindërtuar. Me parë është projektuar në një stendë afishimi një lule me petale të mëdha, aq sa numri i grupeve të vogla. Secili grup me të përfunduar rikonstruksionin e pjesës së enigmës e vendos në një nga fletët e lules së paraqitur. Figura që formohet në fund shkon në varësi të argumentit të temës apo pyetjes së shtruar.
Anketimi
• Duke përdorur një regjistrues anëtarët e çdo grupi intervistojnë në ambiente të ndryshme disa individë mbi një temë të paracaktuar. Pastaj në grup analizojnë përgjigjet e marra duke kaluar në debatime mbi problematikën. Rëndësi të veçantë merr roli i negociatorit (animatorit).
Të shpjegosh një pjesë
• Zgjidhet një fragment gazete apo reviste i përshtatshëm për moshën e nxënësve dhe i kërkohet secilit anëtar të grupit të shpjegojë me fjalët e tij argumentin e trajtuar në fragment. Ndërkohë animatori mund të shkruajë në një stendë idenë që shfaqi folësi dhe anëtarët e grupit të diskutojnë rreth përmbajtjes së fjalës së shokut.
Diskutimi i përfundimeve
• Në fund të diskutimit apo të orëve mbi animizmin, ftohen anëtarët që marrin pjesë në këtë kurs , të reflektojnë mbi tematikat e dhëna dhe mbi problematikat e shtruara.
• Diskutimi është i përqendruar dhe konstruktiv.
Natasha Poroçani
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hi! Do you know if they make any plugins to help with SEO?
I’m trying to get my website to rank for some
targeted keywords but I’m not seeing very good results. If you know of any please share.
Thanks! You can read similar article here: Bij nl