Për mësuesit/Si mund të organizoni punën tuaj

Duke ndjekur këto këshilla të shkurtra keni mundësitë të përmirësoheni profesionalisht si mësues, duke krijuar një ambient komod për veten dhe për nxënësit tuaj.

• Instaloni rutinën. Nxënësit punojnë më mirë, kur dinë ç’do të vijë më pas.

• Organizojini nxënësit dhe mbajini ata të organizuar.

• Pyetni nxënësit me sinqeritet se si mund të bëhet më mirë mësimi në klasë. Më pas mund të organizohet një diskutim rreth argumenteve.

• Festoni sukseset, sado të vogla të jenë.

• Të qëndruarit ulur në tavolinë jo vetëm s’të jep mundësi të bashkëveprosh, por s’është as pozicion miqësor.

• Çdo herë fillo dhe mbaro mësimin në kohë. Edhe përpikmëria është pjesë e mësimit.

• Mos jepni detyra shtëpie për t’i bërë gjatë pushimeve.

• Mos jepni detyra që s’keni ndërmend t’i kontrolloni.

• Lavdërojini nxënësit publikisht dhe kritikojini privatisht.

• Siguroni vëmendjen e të gjithëve, para se të filloni mësimin.

• Përpiquni të raciononi kohën. Kështu nxënësit do të jenë më të freskët dhe nuk do ta kenë mendjen të shikojnë orën.

• Këmbëngulni duke kërkuar rregull dhe pastërti në klasë.

• Mbani lule në klasë. Ato shtojnë bukurinë dhe e bëjnë mjedisin mësimor të duket më pak zyrtar.

• Mos u merakosni të mbroni ose të justifikoni ato që bëni. Mësimdhënia e mirë flet vet.

• Para fillimit të shkollës, dërgojini secilit nxënës të klasës një kartolinë. Kjo është një mënyrë e mirë për t’i bërë ata entuziastë për vitin e ri shkollor.

• U thoni nxënësve të ulen shpejt dhe të fillojnë menjëherë punën. Kjo është mënyrë për të shtuar kohën e mësimit, pa ndryshuar kohën e fillimit dhe të mbarimit.    

• Mos besoni verbërisht në çdo gjë që ju thonë rreth nxënësve dhe kolegëve.

• Nganjëherë tregohu naiv me nxënësit. Është mirë që ata ta dinë se edhe ju jeni njeri, si gjithë të tjerët.

• Trajtojini një lloj të gjithë nxënësit. Megjithatë, favorizoni më shumë ata që kanë nevojë për përkrahje.

• Krijoni atë atmosferë, në të cilën çdo fëmijë të ndjehet i mirëpritur.

• Mos u thoni kurrë asnjë nxënësi :“Ti s’ke për të arritur kurrë të bësh diçka”. E ardhmja e njeriut nuk është diçka që parashikohet.

• Mos nënkuptoni në biseda për një nxënës se “ai ka dështuar”! Mësuesit e mirë nuk i hedhin kurrë posht nxënësit e tyre.

• Ndihmoni veçanërisht vajzat, të kuptojnë që duhet ta ngrenë identitetin e tyre jo në pamjen e jashtme dhe popullaritetin, por në cilësinë dhe vlerat njerëzore.

• Mbajeni fjalën! Nëse nxënësit s’mund t’u besojnë mësuesve të tyre, atëherë kujt mund t’ju besojnë?

• Mos u vini në siklet, ngaqë do t’ju duhet të jeni mik me çdo nxënës. Nxënësit i kanë miqtë e tyre. Ajo që kërkojnë ata është të kenë mësues.

• Mos i thërrisni nxënësit me nofka që nuk u pëlqejnë.  

• Parashikoni që nxënësit do të përpiqen të zbulojnë dobësitë tuaja.

• Nuk është keq të shpallni nxënësin (ose grupin e nxënësve) të javës ose të muajit. Kështu secilit nxënës mund t’i takojë të përfshihet gjatë vitit. Asnjë nuk dëmtohet kur njihet, por dëmtohet kur lihet mënjanë. 

• Mos premtoni atë që s’mund të bëni

• Mos prisni nga nxënësit t’ju respektojnë, nëse nuk i respektoni.

• Rrini sa më shumë me nxënësit jashtë mësimit. Do të befasoheni, kur të mësoni gjëra që, ndryshe, s’do t’i kishit ditur kurrë.

• Pranoni çdo dhuratë që ju japin nxënësit, sado e lirë të jetë ajo. 

• Pyetni shpesh nxënësit për opinionet e tyre. Shpesh ata janë më të informuar se ju dhe ndjehen mirë kur ju u merrni mendimin.

• Nuk ju duhet të doni çdo nxënës, por ata nuk duhet ta dinë këtë; le të mbetet ky një sekret juaji.

• Mos shpenzoni shumë kohë për gjetjen e fajit. Kërkoni zgjidhjet dhe ecni përpara.

• Mos prisni përsosmëri nga nxënësit. Kështu ata s’do t’ju zhgënjejnë kurrë.

• Vini re nxënësin që s’është në humor, ju mund t’ia ndryshoni gjendjen. Buzëqeshni, thoni ose bëni diçka të këndshme.

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Për mësuesit, për ne…

Next Article

Tradita festive e mbrëmjes së maturës duhet të ndryshojë!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427