Për çdokënd që mpreh lapsin dhe shkruan…

“Gjithçka varet nga mënyra se si i sheh gjërat”, ky është mesazhi që përcjell kjo histori e shkurtër me të cilën preferojmë ta nisim ditën e sotme. Me të drejtë disa nga ju mund të pyesin “E çfarë mund të mësojmë ne prej një lapsi?”.

Vogëlushi vështronte gjyshen ndërsa ajo shkruante një letër. Në një çast, e pyeti:

– “Po shkruan ndonjë ndodhi që na ka ngjarë neve? Dhe që me gjasë flet për mua!”

Gjyshja ndërpreu së shkruari, vuri buzën në gaz dhe iu drejtua nipit:

– “Është e vërtetë, po shkruaj diçka për ty. Megjithatë, lapsi me të cilin po shkruaj është më i rëndësishëm se vetë fjalët. Do të dëshiroja ta përdorje ti kur të rritesh”.

Vogëlushi, kureshtar, vështroi lapsin, pa gjetur asgjë të veçantë në të.

– “Po ky është njëlloj si gjithë lapsat e tjerë që kam parë në jetën time!”.

– “Gjithçka varet nga mënyra se si i sheh gjërat. Ky laps ka pesë cilësi: nëse do mundesh t’i mbartësh gjatë jetës do të jesh një njeri në paqe me botën”:

Cilësia e parë: mund të bësh gjëra të mëdha, por kurrë mos harro se është një Dorë që udhërrëfen hapat e tu. ‘Zoti’: ja se si e quajmë këtë dorë! Ai duhet përherë të të udhëheqë drejt vullnetit të tij.

Cilësia e dytë, herë pas here më duhet të ndaloj së shkruari dhe të përdor briskun. Ky është një veprim që i shkakton një farë dhimbje lapsit por, në fund, lapsi do të jetë me majë më të mprehur. Ja përse duhet të mësosh të durosh disa dhimbje: do të të bëjnë njeri më të mirë.

Cilësia e tretë: vija e lapsit na lejon të përdorim gomën për të fshirë atë çka është e gabuar. Të korrigjosh një veprim apo sjellje jo nevojshmërisht është diçka negative: përkundrazi, është e rëndësishme për t’ia dalë të mbash rrugën e ndershme të drejtësisë.

Cilësia e katërt: ajo që është në të vërtetë më e rëndësishme tek lapsi nuk është druri apo forma e jashtme, por plumbi brenda tij . Pra, bëj gjithmonë kujdes me atë që ndodh brenda teje.

Dhe ja cilësia e pestë e lapsit: ai lë përherë shenjë. Po në të njëjtën mënyrë, çdo që që do të bësh në jetë do të lërë gjurmë: për rrjedhojë, rreku fort që çdo veprim tëndin ta bësh me ndërgjegje të plotë”.

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Patatet e detit, burim i mirë i vitaminës C dhe i kompleksit të vitaminës B

Next Article

"Shoqja ime ka sindromën Daun"- libri edukativ për gjithëpërfshirjen e fëmijëve në shkollë e kudo

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427