Pemë Krishtlindje në tryezën tuaj të festave? Ja disa ide zbukurimi

Ky është një aktivitet argëtues që do të fusë familjen tuaj në frymën e festave, dhe do të ofrojë edhe një alternativë ndaj ëmbëlsirave tipike. Kjo recetë kërkon kivi, mjedra, dhe boronica, por ju mund të zgjidhni çdo frutë që pëlqen familja juaj.

Një gjë për të cilën njihet stina e Krishtlindjeve është të gatuani ëmbëlsira të shijshme! Biskotat dhe byrekët janë ëmbëlsira të zakonshme gjatë kohës së Krishtlindjes. Nëse dëshironi të zgjidhni një opsion më të shëndetshëm këtë sezon festash, krijoni një pemë Krishtlindjesh me fruta.

Çfarë ju nevojitet:

● Pjatë

● 2-3 kivi

● Pak mjedra

● Pak boronica

● Pak manaferrat 

● Çdo garniturë tjetër e shëndetshme që familja juaj do të donte të shtonte në pemë

Përgatitja:

1. Qëroni kivit

2. Prisni kivit në rrathë dhe më pas i prisni përsëri në gjysmërreth.

3. Rregulloni fetat e prera të kivit në një dizajn peme në pjatë. 

4. Lëreni fëmijën tuaj që të shtojë “zbukurimet” e vogla të manaferrave të kuqe, boronicës dhe mjedrës në pemë. Nëse fëmijët tuaj preferojnë të përdorin fruta të ndryshme, lejojini t’i zgjedhin frutat që u pëlqejnë t’i hanë. Qëllimi është t’i detyroni ata të hanë fruta të shëndetshme ndërsa shijojnë një aktivitet argëtues së bashku.

5. Mbulojeni pemën dhe vendoseni në frigorifer nëse dëshironi ta shërbeni më vonë. 

Këshillë:

Mund të shtoni disa copëza çokollatë për të shërbyer si “stoli”.

Më poshtë mund të gjeni ide të tjera: 

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

SBASHK-u rreth testimit të mësimdhënësve: Më mirë të inspektohen

Next Article

Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje

Related Posts