Panairi, lodrat didaktike PINO në stendën e Albas

Të gjitha lodrat PINO përmbushin kriteret më të larta të sigurisë. Lodrat PINO janë të testuara dhe akredituara në laborator në përputhje me standardet EN71 dhe direktivës Evropiane për siguri të lodrave.

Lodrat PINO janë bërë prej druri të cilësisë së lartë, të shëndetshëm dhe të certifikuar. Përmes tyre fëmijët, që foshnjë e deri në moshë shkollore, marrin njohuri të gjithanshme, si për shkronjat, numrat, natyrën, profesionet etj. Shumëllojshmëria e tematikës, e formës dhe e funksionit të tyre, zhdërvjelltësojnë aftësitë motorike e logjike të fëmijës.

PINO është lidhja krijuese dhe arsimore mes fëmijëve dhe natyrës. Si pema që lidhet me tokën nëpërmjet rrënjëve të saj për t’u rritur dhe zhvilluar, ashtu edhe fëmijët kanë nevojë për të formuar bazën e zhvillimit të tyre të ardhshëm që në fëmijëri nëpërmjet lojës. Një nevojë instiktive për krijimin e afërsisë me natyrën përmes aktiviteteve; ata luajnë me rërë dhe guralecë që janë të nevojshme dhe frymëzues për zhvillimin e krijimtarisë dhe imagjinatës dhe kjo është në natyrën e fëmijëve.

Lodrat PINO ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë lëvizjen e tyre, të shprehin emocionet si dhe të marrin pjesë në aktivitete krijuese dhe sociale. Këto lodra ndihmojnë në zhvillimin e funksioneve motorike dhe logjike tek fëmijët.

Në përzgjedhjen dhe vlerësimin e vlerave arsimore të lodrave tona ne po ndihmohemi nga ekspertë në fushën e pedagogjisë, psikologjisë dhe edukimit. 

Të gjitha lodrat PINO përmbushin kriteret më të larta të sigurisë. Lodrat PINO janë të testuara dhe akredituara në laborator në përputhje me standardet EN71 dhe direktivës Evropiane për siguri të lodrave.

Në stendën e Albas në Panairin e Librit ju mund të gjeni lodrat PINO në këndin e dedikuar posaçërisht për fëmijët.

Ju mirëpresim të gjithëve në Panairin e Librit tek stenda e ALBAS nga data 09.11.2015 deri në datën 13.11.2015.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Në stendën e Albas gjeni tituj për të gjitha grupmoshat

Next Article

Takohemi në stendën e Albas

Related Posts