Panairi i Librit, takohemi në stendën e Albas

Ju presim në stendën e Albas me mbi 50 tituj të rinj dhe ju ftojmë të takoni disa nga autorët e librave sipas një agjende të përcaktuar. Mos mungoni në stendën e Albas në Panairin e Librit nga data 15 deri në 19 nëntor.

Albas në Panairin e Librit fton të gjithë lexuesit në stendë për të diskutuar me autorët për librat e rinj të të gjitha grup moshave. Me një agjendë të përcaktuar, Albas ju fton të diskutoni me autorët e tesksteve.

Ditën e enjte, datë 16 nëntor në orën 11:30 në stendën e Albas do të gjeni psikologen e njohur Denata Toçe e cila do t’ju prezantojë me Ariun e Bardhë të Ëndrrave. 

“Ariu i Bardhë i Ëndrrave – Samuel dhe Violina prej Reje”, është libri i parë i kësaj serie.

Ky libër vjen te fëmijët dhe prindërit, me dëshirën e madhe të autores për t’u kushtuar vëmendje, ëndrrave dhe pasioneve që zhvillohen me njeriun që herët në jetën e tij. Siguria e plotësimit të një ëndrre është e realizueshme dhe fillon atëherë kur bota e të rriturve ndërthuret në harmoni me atë të fëmijës. Ata, të rriturit, me përkushtim, durim dhe respekt mund të përmbushin misionin e tyre ndaj besimit në vete që fëmijët krijojnë mbi pasionet e hershme dhe triumfit të tyre gjatë jetës.

“Ariu i Bardhë i Ëndrrave” simbolizon besimin që zhvillohet dhe jeton me fëmijët, besim i cili vlen t’i shoqërojë gjatë gjithë jetës së tyre, si energji shpirtërore dhe psikologjike e pashoqe në sigurimin e shëndetit mendor të fëmijës. Kjo sjell formimin kënaqshëm të personalitetit të tij.

Ky libër i parë do të pasojë edhe histori të tjera, të cilat përmbushin serinë e “Ariut të Bardhë të Ëndrrave”. Shumë shpejt do të udhëtojmë së bashku edhe në ëndrra të tjera, të cilat do të zhvillohen këndshëm, me ilustrime mjaft të bukura dhe, pastaj, në mendjen e fëmijëve.

Më tej, në orën 12:30, në stendën e Albas do të jetë Ermir Nika autor i librit për fëmijë “Gjyshi në kornizë”. Në këtë libër, “Gjyshi në kornizë”, autori sjell me emocion një ngjarje kulmore, nga jeta e një gjyshi dhe nipit të tij. Fëmija ndodhet para vështirësish natyrore, të cilat shumëfishohen nga humbja aksidentale e gjyshit. Përballimi i situatës, me ndihmën e njerëzve të rastësishëm, dhe forca e vitaliteti i gjyshit, i mbeten fëmijës të pashlyeshme në kujtesë. Përshkrimet e situatave, dhënë me shumë art, lexuesit do t’i mbeten gjatë në kujtesë, së bashku me foton e gjyshit në kornizë.

Ditë e premte, datë 17 nëntor, në orën 11:00 në stendën e Albas do të diskutojmë për letërsinë bashkëkohore. Të dashur lexues, ju keni mundësi të bashkëbisedoni me Persida Asllanin për librin “Më quajnë… Musine Kokalari”; për librin “Shtrigushja ime” të autores Bianca Pitzorno do dikutoni me Dhurata Shehrin; si dhe për librin “Stralisku” të autorit Roberto Piumini do mund të shkëmbeni mendime dhe opinione me Rigel Rizaj.

Më pas, ora 12:30 është rezervuar nga Amantia Kapo e cila do të flasi për letërsinë franceze për fëmijë. “Sytë e ujkut” vjen në gjuhën shqipe për lexuesit e vegjël.  

Pasdite, në orën 17:00, do të keni mundësi që në stendën e Albas të takoheni me gazetaren e njohur Rezarta Reçi. Këtë sezon televiziv me siguri që ju kanë munguar arratitë e peshkut të kuq, por Rezarta Reçi dhe personazhet e saj do të mund t’i gjeni në librin “Në arrati me shpirtra që nuk shuhen”. Nëpërmjet këtij botimi ju do të keni në bibliotekën shumë personazhe në vetëm një libër. Reçi do të jetë në stendën tonë për të qenë sa më pranë jush.

Botuesi Latif Ajrullai ka vendosur të gjendet pranë lexuesve të vegjël duke sjellë për ta “100 personat më të rëndësishëm”. Ky botim enciklopedik për fëmijë ju ndihmon ju të njiheni me persona të suksesshëm dhe të dëshironi t’u ngjani atyre. Autori do të jetë në stendën e Albas ditën e shtunë, datë 18 nëntor në orën 11:00. Po  në këtë orë, ju do të mund të bisedoni me Tonin Çobanin, autor i librit “Mitologji shqiptare”

E më pas, është radha e librit psikologjik. Genci Muçollari, autor i librit “Tantra, dashuria trup-shpirt”, ju pret në stendën e Albas në orën 12:30. “Bëje dashurinë një krijim, dhe jeta bëhet art”. Kjo ndodh kur seksi transformohet në dashuri, dhe më tej dashuria transformohet në veten tënde më të lartë”. Për të mësuar se si mund ta arrini këtë lexoni librin “Tantra, dashuria trup-shpirt”.

Të dashur lexues, mos mungoni në Panairin e Librit, ne ju presim në stendën e Albas për t’ju prezantuar shumë tituj të rinj të cilët do pasurojnë mendjen dhe shpirtin tuaj.

Albas, me ne më pranë dijes!

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Shtëpia Botuese Albas është magjia e këtij panairi

Next Article

“Teksa shkruaja u ndjeva një njeri i lirë, në mendje e në zemër”

Related Posts