Pakoja e Madhe/ Sa do të përfitojnë mësuesit dhe edukatorët

Edhe mësuesit dhe edukatorët janë pjesë e projektit të qeverisë për të përfituar nga e ashtuquajtura Pakoja e Madhe.

Bëhet me dije se 6045 mësues dhe edukatorë me pagë bruto nën 60 mijë lekë do të përfitojnë një vlerë monetare prej 20,000 lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe, ndërkohë që 30,693 mësues dhe edukatorë të tjerë, me pagë bruto mbi 60 mijë lekë falë rritjes së vazhdueshme të pagave, do të marrin 10,000 lekë (të reja).

Në një postim në Facebook, ministrja e MAS, Evis Kushi është shprehur kështu: 

“Krenare për punën dhe kontributin e të gjithë mësuesve dhe edukatoreve në të gjithë vendin, të cilët meritojnë mirënjohjen dhe vlerësimin e të gjithë shoqërisë!

Në këtë periudhë jo të lehtë për të gjithë për shkak të inflacionit të luftës, krahas rritjes së vazhdueshme të pagave, 6045 mësues dhe edukatorë me pagë bruto nën 60 mijë lekë do të përfitojnë një vlerë monetare prej 20,000 lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe, ndërkohë që 30,693 mësues dhe edukatorë të tjerë, me pagë bruto mbi 60 mijë lekë, falë rritjes së vazhdueshme të pagave, do të marrin 10,000 lekë (të reja) dhe të gjithë së bashku nuk do ta kenë në familjet e tyre shqetësimin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë.”

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

ALBAS: Librat që mund të lexojnë prindërit dhe mësuesit gjatë pushimeve të fundvitit

Next Article

ALBAS: Librat që mund të lexojnë prindërit dhe mësuesit gjatë pushimeve të fundvitit

Related Posts