Organizimi i provimeve të shtetit për profesionet e mjekësisë, dhjetor 2019 – janar 2020

Më datë 23 dhjetor nisin provimet për profesionet në fushën e mjekësisë, ndërsa ato përfundojnë më 22 janar të vitit 2020. Ju njohim me rregullat e provimeve, datat dhe oraret për çdo profil.

Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionet e rregulluara të mjekut, farmacistit, stomatologut, mamisë, infermierit, fizioterapistit, logopedistit, teknikut të imazherisë dhe teknikut të laboratorit, ju bëjmë me dije se Provimi i Shtetit do të zhvillohet nga data 23 dhjetor 2019 deri në javën e katërt të muajit janar 2020, 22 janar.

Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me:

1. Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal);

2. Kopje të Kartë ID ose Pasaportë;

3. Faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA, nga një bankë të nivelit të dytë/postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrjes. (Vëmendje: fatura të ketë vulën e bankës përkatëse).

Ky është njoftimi zyrat për Provim Shteti Mjekësi, publikuar nga QSHA.

Ky është kalendari i datave të mjekësisë sezoni XVII, dhjetor 2019 – janar 2020

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Licencohet për herë të parë “Mësuesi Ndihmës”, në kuadër të profilit “Arsim Special”

Next Article

Kuice për lëndën gjuhë shqipe III, përgatitur nga Nysret Kryeziu

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427