Organizimi i një ore mësimi në lëndën e gjeografisë fizike

Organizimi i një ore mësimi në lëndën e gjeografisë fizike në klasën e 10-të, shkëputur nga libri i mësuesit. Ju mund të shkarkoni librin e mësuesit duke klikuar në: albas.al

Fusha: Proceset natyrore dhe shoqërore

Lënda: gjeografi fizike

Shkalla: 5

Klasa: 10

Tematika: Hartografia

Tema mësimore: Hartat topografike

Situata e të nxënit: Në dy hartat e mëposhtme topografike të Shqipërisë, harta me shkallë 1:25000 duket më e qartë se ajo me shkallë 1: 50 000. Si mendoni pse ndodh kështu?

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç 

Nxënësi/ja:

  • shpreh mendimin e vet për hartën topografike;
  • përdor kontrastin për të gjetur dallimet midis hartave me shkallë të ndryshme;
  • ndërlidh temën e re me përvojat paraprake, duke i paraqitur në forma të ndryshme;
  • bashkëvepron në mënyrë aktive për realizimin e detyrave në grup.
  • Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore 

Nxënësi/ja:

  • shpjegon përse shërben harta topografike;
  • përcakton shkallët e hartave topografike;
  • klasifikon elementet për ndërtimin e një harte topografike;
  • shpjegon gjendjen e hartave topografike në Shqipëri.

Fjalë kyç: Hartë topografike, Kornizë e hartës, Rrjeti i hartës, Përmbajtje e hartës.

Burimet: teksti, harta topografike me shkallë të ndryshme zvogëlimi. 

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuhët dhe komunikimi, TIK, Matematikë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: 

Hapi 1. Njohja paraprake me temën (Stuhi mendimi) 

Hapi 2. Ndërtimi i njohurive të reja (Leksion i avancuar)

Hapi 3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (Veprimtari praktike)

Organizimi i orës së mësimit

I. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (Stuhi mendimi)

  • Mësuesi përdor situatën në fillim të mësimit dhe me një stuhi mendimi individuale, mësuesi merr ide për problemet e mëposhtme.
  • Pse harta topografike me shkallë 1: 25 000 duket më e qartë se harta me shkallë 1:50 000?
  • Si klasifikohen hartat në bazë të përmbajtjes?
  • Pse hartat topografike klasifikohen si harta bazë?
  • Pasi dëgjohen përgjigjet e nxënësve, disa prej tyre shkruhen në tabelë. Përzgjidhen përgjigjet që kanë lidhje me temën e re.

II. Ndërtimi i njohurive të reja (Leksion i avancuar)

Pjesa e parë e leksionit. Në fillim, mësuesi/ja i përgatit nxënësit për aktivitetin, duke treguar temën dheobjektivat e tij. Ai/Ajo e ndan klasën në grupe në numër çift.

Nxënësit duhet të hartojnë një listë me gjithçka që dinë rreth kësaj teme. Pas një kohe prej 4-5 minutash, mësuesi u kërkon dysheve t’ua tregojnë punën e tyre shokëve.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë idetë e dhëna nga nxënësit dhe u tërheq atyre vëmendjen mbi problemet që trajton, të cilat vetë i kanë ilustruar më parë. Mësuesi i nxit nxënësit të flasin lirisht rreth temave të prezantuara dhe u bën shpjegimet përkatëse.

Bën pyetjet:

  • Përse shërben harta topografike?
  • Ku është më i lartë niveli i gjeneralizimit, në hartat me shkallë më të vogël zvogëlimi apo në ato me shkallë të madhe zvogëlimi?

Pjesa e dytë e leksionit lidhet me elementet e ndërtimit të një harte topografike.

  • Cilat janë elementet e ndërtimit të një harte topografike?
  • Çfarë përfaqëson korniza e hartës, rrjeti i hartës, përmbajtja e hartës?

Diskutohet 2-3 minuta në grup dhe paraqiten idetë e grupit para klasës.

Pjesa e tretë e leksionit lidhet me gjendjen e hartave topografike në Shqipëri.

Cila është gjendja e hartave topografike në Shqipërisë?

Diskutohet 2-3 minuta në grup dhe paraqiten idetë e grupit para klasës.

Mësuesi krahason idetë që kanë dhënë nxënësit nga informacionet paraprake që ata kishin me idetë që trajtohen në temën e re. Mësuesi bën shpjegimin e problemeve të paqarta, duke plotësuar edhe ndonjë informacion të ri.

III. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (Veprimtari praktike).

Nxënësve u paraqitet një hartë topografike, ku u tregohet korniza, rrjeti, përmbajtja dhe shkalla e hartës.

Me ndihmën e mësuesit, nxënësi/ja lexon një hartë topografike.

Vlerësimi

Nxënësi vlerësohet për punën individuale dhe atë të bashkëpunimit në grup (për dëgjimin, interpretimin, menaxhimin e emocioneve, bashkëveprimin, ndarjen e përvojës, mendimit dhe analizimin e menaxhimin të informacionit të marrë elektronikisht).

Detyrat dhe puna e pavarur

Ndërtoni një hartë të thjeshtë topografike.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

"Shën Valentini", botimet Albas janë dhurata më e mirë

Next Article

Albas bashkëbisedim me mësuesit në Pukë dhe Mallakastër

Related Posts