Orë model në lëndën e historisë, klasa X, shkolla “Ismail Qemali”, Tiranë

Ju paraqesim një orë model në lëndën e historisë nga mësuesja Suela Spahiu me nxënësit e klasës X. Ora model është shkëputur nga faqja e IZHA-s dhe ajo i përket shkollës Ismail Qemali, Tiranë.

Me fillimin e nismës 3 lëndë në 6 orë, orët e ashtuquajtura model janë kthyer në të dobishme për vetë faktin se koha e një mësuesi në dispozicion është më e konsiderueshme se sa dikur, për ta organizuar orën e mësimit edhe në formën e bashkëpunimit dhe të argëtimit mes nxënësve. Këta të fundit padyshim mund të aktivizohen thuajse të gjithë. 

Aq më tepër në lëndët shoqërore, ku përfshirja e të gjithë nxënësve, diskutimi, përballja  e argumetave midis tyre është mjaft e rëndësishme. Në këtë orë nxënësit kishin mundësi të diskutonin rreth fakteve historike, duke dhënë një interpretim individual. Ora model është shkëputur nga faqja e IZHA-s dhe ajo i përket shkollës Ismail Qemali, Tiranë. Nxënësit kanë mundësi të shohin pamje filmike dhe t’i interpretojnë ato me ndihmën e mësuese Suela Spahiu. 

Nxënësit janë ndarë në grupe dhe secili grup ka kohën e tij për t’u shprehur, duke zgjedhur nga një përfaqësues. Për argumenta dhe tematika të ndryshme, përfaqësuesi i grupit është i ndryshëm, në mënyrë që t’u jepet mundësia të gjithëve të shprehen. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Hapësirat më unike për të studiuar

Next Article

Vijon nisma “Dhuro, gjej, lexo”, pati ndikim të gjerë publik

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427