Orë model, lënda matematikë, klasa II

Kjo orë model është përgatitur nga mësuesja e ciklit të ulët Miranda Dervishaj. Dy temat janë planifikuar sipas nismës së re të MASR “Tri lëndë në gjashtë orë”.

Fusha: Matematikë

Lënda: Matematikë

Shkalla: 1

Klasa: 2

Mësuese: Miranda Dervishaj

Temat  mësimore:

1. Gjysma e një figure ( zbulojmë)

2. Gjysma e një figure (eksplorojmë)

Situata e të nxënit:  

Paraqitet në projektor situata problemore.

( situata është punuar në PPT)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës:

Rezultatet për temën mësimore 1:

Nxënësi/ja:

  • Ndan sipas modelit figurat në dy pjesë të barabarta.
  • Përcakton gjysmën e një figure me anë të ngjyrosjes.
  • Paraqet  me thyesë gjysmën e një figure.

Rezultatet për temën mësimore 2:

Nxënësi/ja:

  • Dallon figurat e ndara në gjysmë.
  • Gjen në dy mënyra gjysmën e një figure.
  • Shkruan thyesën për secilën gjysmë.

Fjalët kyç: E tëra, gjysmë, 1/2

Burimet dhe materialet didaktike: Figura të përgatitura sipas ushtrimeve në orët e artit pamor, projektor, teksti i nxënësit, etiketa të thyesës ½ .

Lidhja me fushat e tjera: art pamor

Metodologjia: Të nxënët me këmbime, rishikim në dyshe, shkëmbe një figurë, punë në grup, dyshe dhe individuale.

Veprimtaritë e nxënësve:

Veprimtaria e parë: Situata e të nxënit 15 minuta

Për të praktikuar situatën klasa është ndarë në 6 grupe.

Përshkrimi i situatës

Paraqes në projektor situatën e përgatitur.

Mamaja arush mendoi të ndante me arushin e vogël: një çokollatë, një mollë dhe një picë.

Pjesët duhet të jenë të barabarta.

• Ajo kërkon ndihmë.

• Detyra juaj është ta ndihmoni atë.

Grupi 1 dhe 4 – do të ndajë çokollatën.

Grupi 2 dhe 5 – do të ndajë mollën.

Grupi 3 dhe 6 do të ndajë picën. 

Grupet veprojnë praktikisht. Në përfundim përfaqësuesit e grupeve krahasojnë ndarjet e bëra dhe diskutojnë.

Si vepruat?

A kanë të dy fëmijët pjesë të barabarta?

Sa ka secili prej tyre?

Këtu mësuesi bën njohjen e nxënësve me temat që do të trajtohen.

Theksohet se secili fëmijë ka gjysmën ose 1 nga 2 pjesët e barabarta.

Veprimtaria e dytë: Të nxënët me këmbime/ 25 minuta

Hapen librat

Nxënësit njihen me figurat dhe punën që do të bëjnë me to.

Brenda grupit nxënësit do të numërojnë nga 1-5 ( sepse janë 5 figura)

Formohen grupet e ekspertëve sipas numrave dhe figurave përkatëse.

Diskutojnë ndarjen, ngjyrosjen e gjysmës dhe shkrimin e thyesës për pjesën e ngjyrosur.

Rikthehen nxënësit në grupet fillestare dhe secili bën raportimin për figurën e caktuar.

Kalohet në diskutimin me të gjyhë klasën duke përdorur figurat  në tekst.

Veprimtaria e tretë: Prezantimi / 5 min.

Një përfaqësues i cdo grupi bën prezantimin e punës me figurën përkatëse të ngyrosur dhe vendos etiketën ½.

Ora e dytë 45 minuta

Kujtojmë: Çfarë është gjysma e një figure? Si shkruhet thyesa që paraqet gjysmën e figurës?

Veprimtaria e parë: Rishikim në dyshe/ 10 min

Nxënësit do të diskutojnë në dyshe ushtimin

Shëno me √ figurat që tregojnë gjysmën.

Pas diskutimit në dyshe dhe plotësimit në tekst kalohet në diskutimin me tërë klasën.

Veprimtaria e dytë: Veprimtari praktike me nxënësit në tekst/ 20 minuta.

Nxënësit do të punojnë ushtrimin 1 fq. 91.

Do të gjejnë gjysmën e figurës në dy mënyra ( për rastet ku është e mundur ) 

dhe do të shkruajnë fjalën gjysmë ose  ½ për cdo gjysmë të gjetur.

Diskutohet puna në përfundim.

Veprimtaria e tretë: Shkëmbe një figurë / 15 minuta.

Secili grup vizaton një figurë dhe ia pason grupit pasardhës për të ngjyrosur gjysmën dhe vendosur thyesën përkatëse.

Fishat rikthehen në grupet fillestare për t’u vlerësuar dhe diskutuar para klasës.

Nxënësit theksojnë se gjysma është një nga dy pjesët e barabarta dhe shënohet me thyesën ½.

Vlerësimi:

Nxënësit do të vlerësohen për pjesëmarjen dhe diskutimin e veprimtarive në grup.

Për përcaktimin e gjysmës në figurë si dhe për shkrimin me thyesë të gjysmës.

Detyrë: Në shtëpi do të punohen ushtrime nga fleta e punës.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Atributet e mësimdhënësit bashkëkohor

Next Article

Orë model, gjuha shqipe II

Related Posts