Orë model e realizuar nga mësuesja Lidra Kuka, në shkollën 9-vjeçare “Jani Minga, Vlorë. Ora model i takon klasës së dytë, mbi temën “Shkronja e madhe dhe pika”.
| Fusha: Gjuhët dhe komunikimit Lënda: Gjuha Shqipe | Klasa 2 Data: 08-10-2019 |
| Tema mësimore: Shkronja e madhe dhe pika | Situata e të nxënit: Manipulime me fjali të ndryshme ku të përdoret shkronja e madhe |
Rezultatet e të nxënit: -Dallon fjalinë me të cilën tregojmë për diçka. -Tregon ku eshte vendosur shkronja e madhe. -Vendos shkronjen e madhe pas pikës. -Shkruan siç duhet fjalitë. | Fjalët kyç: fjal, fjali, pikë, shkronjë e madhe, fjali me të cilën tregojmë. |
Burimet: teksti i nxënësit, fisha me fjalë, tabela, libri personal. | Lidhja me fushat e tjera: Gjuha Shqipe, Edukim për shoqërinë |
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Rrjeta e merimangës
Punë në grupe, punë e drejtuar, shkrim i drejtuar
Organizimi i orës së mësimit

Veprimtria II. Punë në grupe
Nënvizo shkronjën e madhe. Me fisha të përgatitura nxënësit punojnë në 4 grupe
– Unë po luaj me kukulla. Kukulla ime quhet Bora.
– Sot në Vlorë ra shi. Gjethet e pemëve shkëlqenin.
– Ne shkuam në malin e Dajtit. Atje mblodhëm lule.
– Ky laps është i bukur. Ylberi ka shtatë ngjyra.
Qarko shkronjën e madhe.
Sot është e Diel. Fëmijët shkuan në Panair me mamin.
Aty diana takoi Xhaxhi policin. Ai I dha një Arush.
gjyshërit e mi janë të vjetër. Ata më blenë për ditëlindje Miush tomin.
Unë ia tregova lindës, shoqes time. ajo e pelqeu shumë.
Konkluzion i veprimtarisë: Jepen rregullat e përdorimit të shkronjës së madhe
Veprimtaria III. Punë e drejtuar
Në tekstin e mëposhtëm vendos shkronjën e madhe dhe pikën atje ku duhet:
Tiku tani e ka ndryshuar sjellen ai nuk bërtet më për gjërat e tij një ditë mamaja i solli një çokollatë të madhe ai nuk e hëngri çokollatën Tiku e futi atë në cantë në pushimin e madh e ndau me shokët
Veprimtari IV. Shkrim i drejtuar.
Shkruaj fjalitë si duhet. Vendos ku duhet shkronjën e madhe dhe pikën.
Ishte një kohë e keqe lumi. Oshtinte fort papritur. Ai doli nga shtrati lumi. Përmbysi gjithçka njerëzit. Vrapuan të tmerruar.
Vlerësimi i nxënësve
Nxënësit vlerësohen për:
– Leximin e saktë të tekstit;
– Përdorimin e pikës;
– Vendosjen e shkronjës së madhe.
Lidra Kuka
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.