Orë model, gjuha shqipe VIII

Ditari në lëndën e gjuhës shqipe VIII është hartuar nga mësuesja Blerta Gjinaj, e cila është bazuar në udhëzimet e IZHA për nismën “Tri lëndë në gjashtë orë”.

Planifikimi i orës mësimore

Fusha: Gjuha dhe komunikimi

Lënda: Gjuha shqipe

Shkalla: IV

Klasa: VIII

Tema mësimore: Karnavalet e Korçës (ora I + II)

Situata e të nxënit: Vendoset në videoprojektor një fragment nga komedia “Karnavalet e Korçës” me aktorët Violeta Manushi dhe Ilia Shyti ose nga komedia e parë muzikore me të njëjtin titull me aktor kryesor Mirush Kabashin.

https://www.youtube.com/watch?v=wAbCZV7W7Kk

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

ORA I

– Dallon komedinë si lloj i gjinisë dramatike.

– Diskuton rreth dukurive që vihen në lojë në komedi.

– Analizon personazhet e fragmentit.

ORA II

– Gjen shprehjet dialektore dhe gjegjëset e tyre në gjuhën standarde.

– Analizon mesazhet për përcjell komedia.

– Argumenton aktualitetin e mesazheve të komedisë me  kohën që jetojmë.

– Luan në role pjesë nga vepra.

Fjalët kyçe: Tregtar, karnavale, pasuri, mendjelehtësi, mendjemprehtësi, naive, interes.

Burimet: teksti mësimor, videoprojektor, CD me filmin dhe teatrin

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Teatër

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim, bashkëbisedim, lexim në role, punë e pavarur, pemë mendimi, diagram Veni, rrjet diskutimi. 

Zhvillimi i orës së mësimit

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësit: Diskutim 10’

Rikujtohen njohurite rreth gjinise dramatike

Diskutohet me nxënësit: 

Cilat janë llojet e gjinisë dramatike? 

Cilët janë elementët e strukturës së një teksti dramatik? (skena, aktet, fjalet e personazheve, didaskalite)

Ҫ’është komedia? 

Cilat janë disa nga komeditë më të njohura shqiptare? Ҫ’vese të shoqërisë godasin ata?

Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim, lexim ne role 35’’

Bashkëbisedohet me nxënësit rreth subjektit të komedisë “Karnavalet e Korçës” dhe jetës e veprës letrare të Spiro Comorës. 

Një komedi e ndërtuar me tri akte, ku rrëfehej mjedisi i një qyteti shqiptar në vitin 1936. Me skena komike ngjarjet vendosen në qytetin e Korçës, në shtëpinë e tregtarit të pasur me emrin Nikollaq dhe bashkëshortes së tij Olimbi, që përfaqësojnë me veprimet dhe mosveprimet e tyre shtresën e ashtuquajtur të pasur shqiptare, që nuk hezitojnë të “shesin” edhe të ardhmen e vajzës së tyre për ca para më shumë.

Komedia është shkruar nga Spiro Comora i cili lindi më 31 janar 1918 në Korfuz dhe vdiq në Tiranë më 1973. Ishte mbledhës folklori, satirist, përkthyes, poet dhe komediograf shqiptar. Ka shkruar përmbledhjet poetike “Syfete”, “Maska dhe fytyra” dhe “Skena e prapaskena”, si dhe disa vepra dramatike kryesisht komedi, si “Nga fshati i gruas”, “Syleshi”, “Dema dhe toreadore” dhe “Karnevalet e Korçës”.

Bëhet leximi me role i komedisë. (Nikollaqi, Olimbia, Afroviti, Loni, Nasta).

Njihen nxënësit me fjalët e reja (dialektalizmat) të fragmentit. Formohen fjali me to për të demonstruar që nxënësit e kanë kuptuar kuptimin e tyre.

U sqarohet nxënësve se dialektalizmat përdoren në veprat letrare kryesisht për të karakterizuar gjuhën e një personazhi të caktuar me qëllim skalitjen e origjinalitetit të tij.

Punohen ushtrimet e rubrikës “Kuptojmë dhe analizojmë tekstin”

Ushtrimi 1: Nxënësit përcaktojnë se çfarë vihet në lojë në këtë komedi. Zgjedhjet e tyre ata i mbështesin me shembuj nga teksti.

P. sh.: materializmi… po i biri ka edhe një hall tjetër: napolonat e mia!

Më ke plasur shpirtin me këto napolonat e tua!

Po njëqind napolona janë, të flamosurat!… Përse, mor Nikollaq, bëhesh kështu?!

Se më kërkon një mijë rrumbullak, më shet edhe pallavra.

Ushtrimi 2: Cilat janë personazhet? Si i përfytyroni ato nga fjalët që thonë?

Ushtrimi 3: Në dialogun e Nikollaqit me Olimbinë zbulohen edhe tipare të karakterit të tyre. Gjeni dhe lexoni fjalitë ku zbulohen këto tipare.

Nikollaqi: 

Nisu tani dhe pritja shkurt! Mos llomotit, sepse kjo kockëe di se si fitohen! – arrogant 

Prej soji ezengjindenbabaden, prandaj më ka zili e më nderon gjithë Korça! – mburravec

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Pemë mendimi, punë e pavarur, diagram Veni, rrjet diskutimi 45’.

Punohet me analizën e personazheve, gjuhën e tekstit, idetë e fragmentit dhe gjykimin e nxënësve rreth tij.

Ushtrimi 4: Nxënësit shënojne me + cilësitë e personazheve dhe argumentojne zgjedhjet e tyre.

Cilësitë e personazhevei/e llastuarKoprrac/eNaiv/eMendjemprehtëMendjelehtëMaterialist/e
Nikollaqi + + +
Olimbia  + + 
Afroviti+ + + 
Loni   +  

Ushtrimi 5: Duke u nisur nga cilësitë e personazheve, nxënësit bëjnë krahasimin e tyre duke dalluar të veçantat dhe të përbashkëtat. Nxënësit mund të punojnë në dyshe me Diagramin e Venit.

Ushtrimi 6: Nxënësit nënvizojnë në tekst të gjitha shprehjet dhe fjalët që përdoren në gjuhën e folur, si dhe ato dialektore. Përbri tyre shkruajnë se si mund të shprehen ndryshe ato.

P.sh.: S’ngjyen ai në këtë derë. – Nuk bëhet ai pjesë e kësaj familjeje.

Më ke plasur shpirtin – më ke mërzitur.

Ushtrimi 7: Cila mendoni se ka qenë arsyeja që autori e ka titulluar këtë komedi: “Karnavalet e Korçës”? Si mendoni se lidhet ky titull me përmbajtjen e saj? Vendosini një titull tjetër komedisë dhe argumentoni pse bëtë këtë zgjedhje.

Rrjet diskutimi:

Përmes rrjetit të diskutimit nxënësit japin gjykimin rreth çështjes:

Prindërit, personazhet e komedisë së mësipërme, mendojnë se po bëjnë më të mirën për jetën e vajzës së tyre. Po juve, si ju duket mënyra se si ata mendojnë dhe veprojnë?

Nxënësit japin mendimet e tyre të argumentuara. 

Detyrë shtëpie: Shihni të plotë komedinë “Karnavalet e Korçës” në youtube. Ndahuni në grupe, zgjidhni një pjesë dhe luajeni në role.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për dallimin e veseve që goditen në këtë komedi, analizën e personazheve, përcaktimin e mesazheve që përcjell komedia si dhe gjykimin rreth aktualitetit të temës që trajton komedia.

Ata vlerësohen gjithashtu për nivelin e tyre argumentues dhe bashkëveprimin me njëri-tjetrin.

Mësuesja Blerta Gjinaj, shkolla “Gjon Ndoci”

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Orë model, qytetari X

Next Article

Regjistër i vlerësimit të vazhduar

Related Posts