Orë mësimi digjitale në lëndën e fizikës, klasa X-të

Kjo orë mësimi digjitale u planifikua nga mësuesja e fizikës në shkollën “Ismail Qemali” Elona Terziu me nxënësit e klasës së X-të. Tema e mësimit: “Llogaritja e Ek dhe Ep”

Fusha: Shkenca Natyrore

Lënda: Fizikë

Shkalla: V

Klasa: 10

Tematika: Energjia

Situata e të nxënit: Energjia, diskutime rreth tipeve të saj

Tema mësimore: Llogaritja e Ek dhe Ep.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:

1. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit

2. Kompetenca e të menduarit

3. Kompetenca e të nxënit

4. Kompetenca personale

5. Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 

Nxënësi/-ja:

1. Përshkruan energjinë, llojet dhe tipet e saj

2. Diskuton për karakteristikat e secilës tip energjie

3. Ilustron me shembuj llojet e ndryshme të energjisë

Fjalë kyç:

Energji kinetike, energji potenciale, puna mekanike, pesha, shpejtësia mesatare, masa, zhvendosja.

Burimet: teksti i nxënësit, e-libri.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:

Matematikë

Kimi

Biologji

Teknologji

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve (PNP) 

Bisedë, stuhi mendimesh, diagrami i Venit, punë në grupe, punë dyshe, punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (PNP)

1. Mësuesi e fillon orën e mësimit duke bërë pyetje të ndryshme.

a. Çfarë kushtesh duhet të plotësojë trupi në mënyrë që ai të kryej punë?

b. A lind apo zhduket energjia?

Nxënësve ju kërkohet të japin shembuj të ndryshëm të shndërrimit dhe transformimit të energjisë.

Mësuesi i përmbledh përgjigjet e nxënësve dhe i orienton ata drejt thelbit të temës së re

b. Ndërtimi i njohurive të reja (PNP)

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (PNP)

1. Mësuesi ndan klasën në grupe dhe jep shembuj të ndryshëm ushtrimesh, për llogaritjen e energjisë.

Vlerësimi 

Nxënësit prezantojnë zgjidhjet e ushtrimeve dhe mësuesi nxit mendimin kritik për zgjidhjen e tyre në disa mënyra.

Detyrat dhe puna e pavarur Ushtrimi 1,2,3 për detyrë klase.

Për detyrë shtëpie: Ushtrimi 4 fq 85.

Në orën e fizikës me mësuese Elona Terziu.http://www.youtube.com/embed/yNp8igRbVNY

Klikoni këtu për të shkarkuar ditarin e kësaj ore mësimi. 

(Albina Hoxhaj)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Studiuesit: Ushtrimet fizike ngadalësojnë plakjen

Next Article

Larmishmëri aktivitetesh në gjimnazin “Havzi Nela”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427