Operacionet estetike nuk ndryshojnë karakterin e njeriut!

Pyetja e adoleshentit: Nuk më pëlqen hunda ime, më komplekson. Në cilën moshë mund ta operoj?

Përgjigjen specialistët:

Legjislacioni në lidhje me këtë ndryshon sipas shteteve, por shumica e kirurgëve nuk janë pro operacioneve estetike në moshë më të vogël se 16 vjeç, pa praninë dhe pëlqimin e prindërve. Në disa klinika bëhet një test psikologjik i pacientes përpara se të kryhet operacioni.

Specialistët këmbëngulin se nuk duhet operuar një trup që është në zhvillim dhe, aq më pak, zmadhimi ose zvogëlimi i gjoksit përpara moshës 18 vjeçe, moshë në të cilën mendohet se përfundon zhvillimi hormonal.

Sipas disa sondazheve, procedura më e kërkuar nga adoleshentët është rinoplastika, (operacioni i hundës), si dhe otoplastika (kirurgjia e veshëve); më pas vazhdon liposucioni (kirurgjia e buzëve) dhe kirurgjia e gjoksit, si për ta zmadhuar ashtu edhe për ta zvogëluar.

Sipas një sondazhi të kryer me 100 kirurgë plastikë nga Akademia Amerikane e Kirurgjisë Plastike dhe e Rikonstruktimeve, 49% e tyre kishin operuar pacientë që operacioni u ishte bërë dhuratë ose në formën e shpërblimit me kalimin e klasës.

Specialistët mendojnë se asnjë kirurgji që përdoret për të shmangur ndonjë defekt fizik nuk ndryshon as jetën dhe as karakterin e njeriut. Nëse vendos, përpara se të operohesh, duhet të kesh parasysh disa gjëra:

1.     Nuk është e këshillueshme të operosh hundën deri në moshën 14-15 vjeçe, kohë në të cilën përfundon zhvillimi.

2.     Sigurohu që mjeku ka kualifikimin e duhur, verifikoje këtë. Mjeku duhet të jetë i specializuar në atë fushë.

3.     Specialistii kualifikuar duhet të kryejë ndërhyrjen në një qendër spitalore, që të ketë mbështetjene nevojshme mjekësore si edhe mjetet e nevojshme për të bërë operacionin.

4.     Kur një mjek nuk pranon të të operojë, kuptojë si diçka pozitive: një profesionist i mirë është i aftë të dallojë kur një ndërhyrje është e nevojshme dhe përmirëson pamjen tënde fizike ose kur është e nevojshme, pasi kërkesa shtyhet thjesht nga moda ose tekat e tua.

(Marrë nga libri “Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje”, botuar nga ALBAS)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Arsimi profesional, ministri Bajrami takim me ekspertë nga Zvicra

Next Article

Mos qëndroni para kompjuterit, këto lojëra janë më argëuese

Related Posts