Onomastikë dhe etnolinguistikë

Në radhën e brezit të ri të gjuhëtarëve shqiptare do të mëkëmbej sidomos “reparti mbledhës” i toponomisë dhe i antroponomisë së trevave shqiptare dhe, mbi atë lëndë, do të shestoheshin e kryheshin ndërmarrje të tjera studimore me interes.

Onomastika ka qenë gur themeli e lëndë e parë me rëndësi parësore në të gjitha hulumtimet e shqyrtimet historiko-gjuhësore rreth iliro-shqiptarëve, së pari, për albanologët e huaj, pastaj (në hullinë e tyre e me përmasa përherë e më të gjera) edhe për studiuesit shqiptarë.

Në radhën e brezit të ri të gjuhëtarëve shqiptare do të mëkëmbej sidomos “reparti mbledhës” i toponomisë dhe i antroponomisë së trevave shqiptare dhe, mbi atë lëndë, do të shestoheshin e kryheshin ndërmarrje të tjera studimore me interes e me prurje të reja. Siç e dimë, për një kohë të gjatë e me ndihmesa të rëndësishme, onomastikës shqiptare i kanë kushtuar rreshta të shumtë dy mjeshtrat e mëdhenj të historisë së gjuhës shqipe: i ndjeri prof. Eqrem Çabej, që u priu mbarë studimeve tona në Tiranë, duke bërë rishqyrtimin kritik të asaj çka ishte thënë (herë mbarë e herë pa baza) nga studiuesit e huaj, po edhe zbatoi për herë të parë ndër ne një metodë pune, ku gërshetoheshin kundrimet nga shumë anë për të mbështetur e mbërritur në etimologjitë e sakta apo, në mos tjetër, sa më të pranueshme të toponimeve shqiptare; dhe prof. Idriz Ajeti në Prishtinë, i cili, gjithashtu, vuri gurë themeli në ngrehinën e studimeve objektive kushtuar onomastikës shqiptare.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Letërsia moderne shqiptare

Next Article

Retorika e përgjithshme figurat e komunikimit

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427