Objektivat e Ditës Botërore të Arsimit 2022

Arsimi është mjet që mund të përdoret për të siguruar përparim, por qasja në këtë mjet është e pabarabartë. Pandemia e Covid-19 e rriti këtë ndarje. Arsimi pësoi një hendek të madh gjatë pandemisë për shkak të mbylljes së institucioneve arsimore dhe kërkoi një zhvendosje në metodën online.

Dita Ndërkombëtare e Arsimit festohet çdo vit më 24 janar. Ky vit shënon vitin e katërt të festimit, me temën “Ndryshimi i drejtimit, transformimi i arsimit”. 

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (UNGA) në dhjetor 2018 shpalli festimin e kësaj dite për të shënuar rëndësinë e arsimit në sigurimin e paqes dhe zhvillimit. Rezoluta për të shënuar këtë Ditë Ndërkombëtare të Arsimit është autorizuar nga 59 shtete anëtare. Kjo demonstroi vullnetin e palëkundur politik për të mbështetur veprime transformuese për arsim gjithëpërfshirës, të barabartë dhe cilësor për të gjithë.

Objektivat e Ditës Botërore të Arsimit 2022 

1. Të sigurohen angazhimet dhe të ndiqen masat e marra për të mbrojtur arsimin përmes rritjes së përfshirjes dhe reduktimit të braktisjes.

2. Të festohen hapat e iniciuar nga edukatorët, qeveritë, organizatat.

3. Të theksohen praktikat më të mira të ligjit dhe politikat e barabarta financiare për arsim.

4. T’i jepet zë brezit të pandemisë për t’i ndihmuar ata të shprehin aspiratat dhe shqetësimet e tyre.

“Transformimi i së ardhmes kërkon një ribalancim urgjent të marrëdhënieve tona me njëri-tjetrin, me natyrën si dhe me teknologjinë që përshkon jetët tona, duke ofruar mundësi përparimi, duke ngritur shqetësime serioze për barazinë, përfshirjen dhe pjesëmarrjen demokratike”, thuhet në Raportin e UNESCO-s për të ardhmen e arsimit. 

Burimi: Klikoni këtu

Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, uron Ditën Ndërkombëtare të Arsimit

Next Article

1100 mësues dhe 1600 nxënës me Covid-19, Kushi: Shkollat i mbyllëm për shkak të ngrirjes së depozitave, problem edhe rrugët (viti shkollor 2021-2022)

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427