Nxënësit e shkollës “Vasil Shanto” vizitojnë nga afër Kullën e Sahatit

Kulla e Sahatit të Tiranës është monument kulture i kategorisë së parë. Nxënësit e klasës së gjashtë, të shoqëruar nga mësuese Gentjana Muça, vizituan nga afër këtë objekt të rëndësishëm.

Vizita e nxënësve të klasës së gjashtë të shkollës “Vasil Shanto” pranë Kullës së Sahatit u zhvillua në kuadër të projektit “Të lexojmë qytetin”, të realizuar nga Ministria e Kulturës dhe nga Shtëpia Botuese Albas. Ky projekt ka si qëllim njohjen e nxënësve të shkollave 9-vjeçare me qendrat, objektet, monumentet kulturore të qytetit të Tiranës dhe informimin për to nëpërmjet librit.

Kulla e Sahatit të Tiranës është monument kulture i kategorisë së parë. Nxënësit e klasës së gjashtë, të shoqëruar nga mësuese Gentjana Muça, vizituan nga afër këtë objekt të rëndësishëm.

Arkitektura e saj është e stilit venecian. Si material ndërtimi janë përdorur gurë dhe druri i lisit, me të cilin u ndërtuan shkallët ngjitëse të kullës, që kohët e fundit janë zëvendësuar nga shkallë metalike. Lartësia e kullës ka ndryshuar, në lartësi të ndryshme është e pajisur me frëngji të vogla, me funksion mbrojtës, ajrosës dhe ndriçues. 

Pjesa e poshtme është ndërtuar me mure të trasha guri, ka shkallë të drunjta që të shpien në ambientet e sipërme. Ndriçimi i saj bëhet me dritare të ngushta, si frëngji. Mbi të, në një dysheme vendoset mekanizmi i sahatit, në ndonjë rast me fushat e shtuara më vonë (Tiranë, Kavajë). Modifikimi i mekanizmit nga orëmatës me tingull, në mekanizëm me fushë ore ka sjellë ndryshime në pamjen origjinale të kësaj kulle sahati. Kjo ndërhyrje është bërë në vitin 1928, duke rindërtuar katet e sipërme me fushën që ka sot.

Kulla e Sahatit të Tiranës ka arritur në ditët tona në gjendje të mirë edhe falë ndërhyrjeve konservuese restauruese të ndërmarra në vite. Kulla e Sahatit është pjesë e ansamblit arkitekturor të Xhamisë së Et’hem Beut ngjitur me të. Kjo kullë është e përfshirë në guidën turistike të Tiranës dhe pret një numër të madh vizitorësh. Dyert e kësaj kulle janë të hapura dhe hyrja është falas, pa biletë, nga ora 08:00 deri në orën 15:00.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Arqile Malo: Mendoje mësimin si udhëtim poetik

Next Article

Rutinë apo spontanitet, si qëndrojnë këto dy nocione në edukimin e fëmijës

Related Posts