Nxënësit dhe prindërit e shkollës në Durrës, nuk duan fëmijën autik në klasë. Kërkojnë zgjidhje

Nxënësit e klasës IV C në shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici” në Durrës kanë braktisur mësimin, të mbështetur edhe nga prindërit e tyre. Shkak për këtë situatë të pazakontë është bërë fakti se në klasë është një fëmijë autik, i cili për shkak të situatës së tij, tregohet i dhunshëm me bashkëmoshatarët.

Për të dytën ditë radhazi nxënësit e klasës IV C në shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici” në Durrës kanë braktisur mësimin, të mbështetur edhe nga prindërit e tyre. Arsyeja është e trishtë dhe për tu habitur.

Shkak për këtë situatë të pazakontë është bërë fakti se në klasë është një fëmijë autik, i cili për shkak të situatës së tij, tregohet i dhunshëm me bashkëmoshatarët.

Sipas prindërve, episodet kanë qenë nga më të ndryshmet, që prej shkelmave, grushteve deri në prerje të flokëve të fëmijëve në klasë, prandaj ata kërkojnë largimin e nxënësit autik.

Ata kërkojnë që fëmijët e tyre të mund të zhvillojnë normalisht procesin mësimor dhe të mos dhunohen. Por nga ana tjetër, drejtori i shkollës Eduart Prenga thotë se shkollat po shkojnë drejt gjithëpërfshirjes dhe jo ndarjes, prandaj ai e konsideron kërkesën e prindërve të pabazuar në ligj.

Sipas drejtorit Prenga, ndryshe nga dy klasat e tjera të katërta, që kanë 30 nxënës, e katërta C ka vetëm 20 nxënës për t’u dhënë mundësi mësueses kujdestare dhe asaj ndihmëse që t’i dedikojnë më tepër kohë nxënësit autik.

“Në këtë vit shkollor situata me fëmijet me AK ka një përmirësim të ndjeshëm dhe nuk ka patur raste dhune edhe si pasojë e emerimit të mësueses ndihmëse e cila është e profilit arsim special, është bërë një punë me e specializuar nga shërbimi psiko-social dhe drejtoria  e shkollës. Kërkesa për largimin e nxënësit me autizëm nga shkolla apo edhe izolimi i tij në një klasë të veçantë është totalisht e pabazuar në ligj. Një gjë e tillë do bënte që shkolla jo vetëm të mos ishte gjithpërfshirëse, por madje do ta bënte atë një shkollë segreguese. Kjo gjë është e papranueshme”, – kështu ka thënë drejtori i shkollës Eduart Prenga. 

Pavarësisht kërkesave në Zyrën Vendore Arsimore dhe Drejtorinë e shkollës, prindërit e 19 nxënësve të kësaj klase ende nuk kanë gjetur zgjidhje. 

Kaltra Tafani  

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Identifikimi i hershëm i çrregullimeve gjuhësore i ndihmon fëmijët të përvetësojnë fjalët në të ardhmen

Next Article

Anja Çota, nxënësja e vogël dhe e mençur e shahut

Related Posts