Nxënësi Rei Aliaj: Ëndrra ime në sirtar

Rei Aliaj, nxënës i klasës së gjashtë në shkollën Austriake “Peter Mahringer”, në lëndën e gjuhës shqipe ka përgatitur shkrimin me temë: “Ëndrra ime në sirtar”. Ju ftojmë ta lexoni.

Tema: Ëndrra ime nё sirtar

Çdo jetё qё lind vjen si bekim pёr dy prindёr, tё cilёt duan mё tё mirat e botёs  pёr  engjёllin e tyre. Ne rritemi si lulet dhe ujitemi çdo ditё me dashuri e pёrkushtim, por edhe ne kemi ёndёrrimet tona, tё cilat janё arsyeja pёr tё cilёn jetojmё jetёn.

Unё kam shumё ёndrra dhe dёshira si tё gjithё moshatarёt e mi, por ёndrra qё ruaj nё sirtar ёshtё tё bёhem arkitekt. Çdo natё vёshtroj qiellin e qёndisur me yje dhe  bisedoj me hёnёn, e cila ёshtё dёshmitare e ёndrrёs sime dhe  mban tё fshehta bisedat e mia me tё. Herё nё gjumё e herё pёrgjumёsh ёndёrroj qё ёndrra ime tё marrё jetё.

E dua kёtё profesion magjepsёs , sepse misioni im ёshtё t’i shёrbej vendit tim. Kam ёndёrr qё tё bёj projekte dhe tё projektoj tё ardhmen e Shqipёrisё, duke ndёrtuar pallate qiellgёrvishёse,  duke rindёrtuar ndёrtime cilёsore  dhe çdo gjё qё i prish imazhin kёtij vendi tё bekuar  nё zemёr tё Ballkanit.

E di qё tё prekёsh majat duhet tё kapёrcesh pengesa, tё zgjohesh dhe tё rizgjohesh plot energji pozitive. Prindёrit e mi, ata qё ma dhanё jetёn,  meritojnё qё unё ta jetoj tё ardhmen nё bazё tё meritave tё mia. Ata janё udhёrrёfyesit e udhёs sime dhe mё mёsojnё ta kap ҫastin e tё guxoj pёr progres.

Kёshtu unё dalёngadalё do tё shkruaj librin e jetёs sime dhe çdo faqe e tij do tё ketё tё gdhendur njё nga sukseset e mia. Rёndёsi ka qё kur unё t’i lexoj dhe rilexoj kёto  rreshta, tё pёrjetoj emocion dhe vlerёsim pёr veten. Nuk dua tё palos asnjё faqe gjatё leximit, por tё shpalos para tё gjithёve rrugёtimin tim.

Ëndrra ime nuk do tё kyçet nё sirtar, por do tё marrё krahё e do tё fluturojё drejt çelёsit tё suksesit, sepse unё mundem ta bёj kёtё dhe prindёrit e mi do tё jenё krenarë pёr mua.

Rei Aliaj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Cili është dallimi midis klasave përgatitore dhe parashkollorit?

Next Article

Plani i veprimtarive vjetore për mësuesit ndihmës

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427