Nxënësi me autizëm ngel në të gjitha lëndët, mësuesja çudit gjithë botën me letrën që i dërgon!

Kjo padyshim mund të jetë letra më prekëse e shkruar ndonjëherë nga një mësuese për nxënësin e saj me aftësi ndryshe. Edhe pse ky i fundit nuk ka mundur të kalojë dot klasën, fjalët që mësuesja ja dedikon janë sa të vërteta aq edhe inkurajuese.

Kjo është një histori e cila ka ndodhur në Amerikë. Nëna e një 11-vjeçari me autizëm ka marrë një letër tepër të veçantë e cila e ka bërë atë të përlotet. Mësuesja, Jane Grecic, pasi kishte marrë vesh se djali i saj me emrin Ben, nuk e kishte kaluar klasën për shkak të mos marrjes së disa provimeve, ajo i shkroi këtë letër: 

“I dashur Ben,

Po të shkruaj për të përgëzuar për sjelljen dhe suksesin tënd në përfundimin e nivelit kyç të provimeve SAT. Mësuesit Gil, Lynn, Angela, Steph, dhe Anne kanë punuar shume mirë me ty këtë vit dhe ti ke bërë një progres shumë befasues.

I kam shkruar prindërve të tu dhe ty për t’ju treguar rezultatet e provimeve.

Unë dua që t’i të kuptosh se këto provime matin vetëm pak nga ty apo aftësitë e tua. Ato janë shumë të rëndësishme dhe ti ke arritur shumë, por ti Ben Twist ke aq shumë talente saqë ne të Lansbury Bridge i shohim dhe i matim në një mënyrë tjetër.

Këto talente përfshijnë:

Talentet e tua artistike. Aftësinë tënde për të punuar në skuadër; pavarësinë tënde që rritet, mirësjelljen tënde, aftësinë për të shprehur opinionin tënd; aftësitë e tua në sport, aftësinë tënde për të bërë miq, aftësinë tënde për të diskutuar dhe vlerësuar progresin tënd, talentet e tua në dizenjim dhe krijim, aftësitë e tua në muzikë.

Ne jemi shumë të kënaqur që të gjithë këto talente dhe aftësi të ndryshme të kanë bërë ty ky person i veçantë që je sot dhe këto janë pikërisht ato gjëra që ne i masim për tu siguruar se ti je gjithmonë duke bërë progres e vazhdon të bëhesh një djalosh i dashur e i zgjuar.

Të lumtë Ben, ne jemi shumë krenarë për ty.

Urimet më të mira”

Kaltra Tafani 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Alice Trosclair: Pse mësuesit nuk mund të kenë një jetë "normale"?

Next Article

Si mësojnë nxënësit?

Related Posts